Balla pret në Kuvend përfaqësues të diasporës hasiane

31 Janar 2026, 14:50Politika TEMA
Balla pret në Kuvend përfaqësues të diasporës hasiane

Taulant Balla ka mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të diasporës hasiane, duke theksuar rëndësinë historike, kulturore dhe identitare të trevës së Hasit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Balla vlerëson Hasin si një nga krahinat më të lashta shqiptare, simbol të qëndresës dhe trashëgimisë kombëtare. Ai kujton edhe figurën e Pjetër Bogdani, autor i veprës Çeta e Profetëve.

Sipas Ballës, kjo trevë ka dhënë jo vetëm histori, por edhe mendim, dije dhe trashëgimi që përfaqëson shqiptarët me dinjitet ndër shekuj. Gjatë takimit, ai thekson se u diskutuan ide konkrete për mbështetjen e Bashkisë Has dhe banorëve të saj, si dhe për forcimin e lidhjeve me diasporën.

Në takim morën pjesë përfaqësues të komunitetit hasian në diasporë, në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin lokal dhe ruajtjen e identitetit kulturor të zonës.

3 Komente

  1. S
    Sass

    3 prej tyre jane kriminel pse dy partit perdorin te njejt fytyta

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban Luma

      Duken nga numri i kembes 44 e lart qe jane nga Hasi

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhek

        E mer Tao sa bukur dukeni nje bande e bukur hajdutesh vetem Xen sypeshkaqeni mungon.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje