A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t'a vizituar në qeli?  

30 Janar 2026, 22:25Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Duke pasur kohë të lirë në burg dhe disi i harruar nga aleati i tij Sali Berisha, Ilir Meta befas i është rikthyer pas 15 vitesh videos ku shfaqej me zë dhe figurë duke bërë pazar me pasuritë publike në zyrën e Dritan Prifit. Të vërtetën e videos me bllokun e zi të pazareve në dorë, që shënjoi fundin e tij moral si politikan, Meta e veshi me një mjegull konspirative, në përpjekje për t'ia mbivendosur historisë degraduese të ekspertimit të Ermal Beqirit, i cili e shpalli videon montazh (ndryshe nga eskpertiza e FBI), ekzpozimin e darkës me Berishën një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë, ndikimit të Berishës tek kolegji penal që u tret nga Vetingu etj. 

I vetmi mister, konspiracion dhe më konkretisht të vetmet video që nuk ka parë publiku, janë ato të Fahri Balliut dhe Shkëlzen Berishës duke bërë pazare, ashtu si Meta, në zyrën e Dritan Priftit, asokohe ministër ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Videon në të cilën Fahri Balliu shfaqet duke kërkuar dhe finalizuar favore në zyrën e Priftit, ndonëse e papublikuar, nuk është edhe aq sekret. Vidoja është parë nga një rreth i ngushtë gazetarësh dhe politikanësh. 

Videoja komromentuese e Shkëlzenit është pretenduar nga Ilir Meta, i cili e përdor herë pas here si shantazh ndaj Sali Berishës, herë me kërcënime të drejtëpërdrejta dhe herë me mesazhe të koduara, si rrëfimi i ditëve të fundit nga burgu. 

Në mars të vitit 2015, Sali Berisha pranoi publikisht në Kuvend se videoja Meta-Prifti ishte e vërtetë. Më shumë se sa një pendesë për ndërhyrjen për të shpëtuar Metën përmes Gjyjatës së Lartë në janar 2012, ishte pranimi i një të vërtete nga Berisha në shenjë hakmarrje ndaj Metës, dy vjet pasi ky i fundit braktisi koalicionin me PD-në, duke u bashkuar me Edi Ramën pas darkës së ngjalave, qê solli edhe rotacionin politik në 2013. 

Është epike përplasja e ashpër mes Sali Berishës dhe Ilir Metës në seancën parlamentare të datës 5 mars 2015, ku akuzonin njëri-tjetrin për vrasje dhe korrupsion. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendi, pasi akuzohej se kishte porositur vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Futi.

Nga ana tjetër, Meta i tha se e kishte dhënë një herë dorëheqjen në janar 2011 për Shkëlzenin, duke aluduar se i biri i Berishës ishte në videot e Dritan Priftit në mënyrë komprometuese.

“Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë...”, tha Meta. 

Ky është momenti që Sali Berisha për herë të parë pranon se videoja e Meta-Prifti ishte autentike. Duke iu përgjigjur Metës, Berisha thotë se “Kjo alibi që kërkon, është e turpshme. Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë”.

Ilir Meta vijoi shantazhin teksa autorizoi Spartak Brahon të publikonte videon me Shkëlzenin, seancën e ardhshme në Kuvendit, përmes një monitori. Dhe shantazhi funksionoi. Gazetarëve u shkoi kot përgatitja për seancën e ardhshme kur Braho, i njohur si 'Çanta e zezë', do të shfaqte videon në seancë plenare sipas porosisë së Metës. 

Pas asaj seance, ‘akujt’ mes Berishës dhe Metës nisën të zbuteshin. Në verën e vitit 2016, ata e panë reformën në drejtësi si një rrezik të përbashkët, ku Berisha i kishe shpallur luftë publikisht, ndërsa Meta e kundërshtonte në prapaskenë. 

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e

Përplasja e fundit u shënua në maj 2017, ku Lulzim Basha ndërmori një fushatë akuzash ndaj LSI-së. Megjithatë, raportet mes Berishës dhe Metës mbetën të konsoliduara dhe vetëm disa muaj më pas, PD dhe LSI u bashkuan kundër qeverisë, duke zyrtarizuar edhe një aleancë më pas.

Nga vitit 2017, Berisha dhe Meta ka vijuar luftën në një front kundër qeverisë, zhvillimeve në drejtësi dhe sidomos ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë. Në dy mars të 2020, Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Ilir Meta në oborrin e Presidencës, për rrëzimin e qeverisë, ndërsa në 2021 PD-LSI u kërkuan votën shqiptarëve për t’u besuar qeverisjen e vendit pas 25 prillit.

Pesë vjet më pas LSI-ja si një mutacion politik mes PS-PD nuk eksizton më. Ilir Meta duket se do të qëndrojë edhe disa vite në burg. Sali Berisha jo vetëm po natyralizohet me këtë realitet politik, por duket se ndihet edhe komod. Ndërkaq, Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe të shkruajë librin me kujtime në qeli. 

Dy ditë më parë, si për t'i zgjuar makthin e marsit 2015 Sali Berishës, Ilir Meta riktheu në vëmendje arsenalin e videove të papublikuara të Dritan Priftit, ku spikasin videot e Fahri Balliut dhe Shkëlzenit. 

"Pra, rastësisht eksperti amerikan, gjatë kërkimit të tij në orën e dorëzuar nga “denoncuesi i korrupsionit”, gjeti plot video të tjera të tij, të cilat ai i kishte bërë “delete” duke menduar se ishin zhdukur përgjithmonë. Rekuperimi i tyre, përveç se ekspozonte plot politikanë, biznesmenë dhe gazetarë të përgjuar, jo vetëm në zyra, por edhe në shtëpi, evidentoi edhe një video ku dukeshin vërtet me sy 80 mijë euro që zotëria i merrte nga Zv/Ministri i tij në shtëpi", rrëfen Meta. 

Rastësi apo jo, dy ditë më vonë, çuni Fahri Balliut, Klevis Balliu, denoncoi (sot) ndalimin sipas tij arbitrar të ushtrimit të të drejtës së tij Kushtetuese për të inspektuar kushtet e Ilir Metës në burgun “Jordan Misja-313” në Tiranë.

12 Komente

  1. t
    tpc

    Vetem per fshehjen e videos se Shkelzenit Meta i meriton edhe ca vite te tjera ne burg. Nuk eshte se humb ndonje gje te madhe pasi ne shtepi i duhet te rrije me Moniken,por te pakten nuk shijon pasurite e vjedhura dhe femijet nuk e kane baben ne shtepi. Nderkaq Zeni shijon jeten e tij luksoze ne Shqiperi dhe ne Evrope. Ky eshte Meta qe e konsideronte veten inteligjent dhe Kingmaker. Vete ne burg e Shkelzen ben pallei ne Maldive.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ooo Ujku Skraparit reflekto...

      Ujku Skraparit po bene gabimin me te madhe te jetés , duke mos groposur ata qe e groposen. Nje proverbe française thote : ( Après moi le déluge ) oooooo ujku o budalla nuk ka sot as bese e as shoke.....groposi te gjithe me fakte. Ke momentin me te bukur ti rrasesh brenda duke filluar nga Shkelzen Berrisha te Fahri Pordha te Sali Berrisha...... Mos te genjeje mendja se do dalesh nga birruca

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?

        Nëse këto video ekzistojnë akoma dhe janë të vërteta, atëherë pse nuk i publikojnë? Nuk i disponon asnjë gazetar që i ka parë? Do ishte një shërbim i madh publik publikimi i tyre. Se kështu vetëm me fjalë pa fakte, ngelen thjesht llo llo llo, thashetheme.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bake

          Bravo Adriatik Doci je nga gazetaret me te mire....

          Përgjigjjuni
          1. R
            Race e keye keta ballinjte .....

            Sa poshte ka rene pazari keto 35 vitet e fundit, saqe edhe spiuni i sigurimit te shtetit Fahri Balliu me kricin e tij Klevisin jane bere miliardere. Dhe drejtesia e re e Saliut e ka te ndaluar ti hetoje edhe keta, me nje anonime nga Dado, kuptohet!

            Përgjigjjuni
            1. r
              respekte Adriatik !

              na kujton qe e mira dhe e drejta jane ende gjalle.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SH

                Me demek çuni i Fahriut na qenka bërë merak papritur per kushtet në burgun 313……!! Çfare surretërish….! Prandaj bëhen copë këta pas zagarit plak…

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ne frontin e Perendimit ....

                  Une mendoj se meriton nje gjysme bravo , sepse kjo qe thote , eshte gjysma e se keqjes .

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    respekte per gjithçka thua. ..por

                    shqiptaret jane te inkriminuar 99 % nga I biri I Vuk Karaxhixhit. Çdo stermemundim per te ndryshuar eshte nje perpjekje e kote. Rrofte Vampiri I Viçidolit dhe shofshin Zagaret qe e I japin jete.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      T

                      Bravo .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Me i miri.

                        E lexojme Doçin me shume interes. Eshte me i pergatituri si gazetar; analist politik e me i besueshmi si denoncues i bemave kriminale, dhe jo vetem.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sela

                          Bravo Adriatik !Je gazetar i mirë dhe i paanshëm.Më kujtohet para pak vitesh që denoncove publikisht këtë kryetarin e SPAK-ut të sapozgjedhur i cili veçoi nga dosja Arben Ahmetajn me qëllim që të mos hetohej

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje