“Berisha nuk meriton vëmendje” - Analisti: Protesta me 200 veta të zemëruar s’është ngjarje

30 Janar 2026, 18:00Politika TEMA
“Berisha nuk meriton vëmendje” - Analisti: Protesta me 200 veta

Fjalimi i Sali Berishës në Asamblenë Parlamentare në Strasburg nuk meriton vëmendje, thotë analisti Ilir Yzeiri në “Sot Live” në Report TV. Sipas tij, lideri i PD “nuk përfaqëson asgjë” dhe “nuk meriton vëmendje”, ndaj e quan “të turpshme” gjithë ngjarjen. 

Berishës iu fik mikrofoni kur po fliste para Asamblesë dhe Yzeiri thotë se askush nga ndërkombëtarët nuk pranon ta dëgjojë më, por kjo detyrë e lodhshme, u ka mbetur shqiptarëve. 

“Po çfarë t’i komentoj unë asaj? Është gjëja më e turpshme që mund të ndodhë në një vend, shkon një njeri atje, e heq veten që është në krye dhe ka rrëmbyer me forcë PD dhe shkon e shan nga mëngjesi në darkë se ai është shpallur non grata nga SHBA, Britania e Madhe, nuk e dëgjon askush dhe duhet ta dëgjojmë vetëm ne. Ne ç’kusur kemi?”, tha Yzeiri. 

Sa për protestën e paralajmëruar më 11 shkurt, Yzeiri tha se nuk përbën më ngjarje sepse skenari është i parashikuar. Ai tha se është vetëm mbledhja e një grushti prej 200 personash të zemëruar për Berishën. 

“Nuk më intereson fare. U bënë 13 vjet, nuk janë lajme, nuk janë ngjarje. Do të dalë prapë, do të shajë, do të gjuajë me gurë. Protesta ka kuptim kur ka një shenjueshmëri të tillë që prek popullin opozitar aty ku është. Tani mblidhen 200 veta të zemëruar se Berisha është marrë i pandehur, është përjashtuar nga komunikimi politik ndërkombëtar, nuk e përfill njeriu, e duan vetëm 200 veta, nuk është lajm për shqiptarët, atë punë do të bëjnë ata derisa Berisha të ketë jetë biologjike”, u shpreh analisti. 

Analisti shprehet se opozita ka resurse, por është e fjetur, kurse Berisha nuk arrin ta pozicionojë dot. 

“Çfarë pret nga një kryetar partie që falsifikon, e merr atë si babysitter me vete, Albana Vokshin, shkon atje dhe mban fjalime në një sallë bosh, si Don Kishoti?”, tha Yzeiri duke u rikthyer te momenti kur Berishës ‘i mbyllën’ gojën ndërkombëtarët. 

5 Komente

  1. M
    Mona e Likes

    Per nderprerjen e fjales te kriminelit Sali Berisha ne Strazburg vec qe Salmuti eshte bere i padurushem nga eurodeputetet ka edhe shume faj Albana Vokshi . Dihet qe Salmuti 82 vjec e nuk i mban me as shurra e i duhet nderruar bebelina ne c'do dy ore , qe Vokshi nuk ja nderroj e Saliu binte shurre tre km larg aq sa u detyrua ajo zonje t'ja priste fjalen . Pd pordha ta kete parasysh qe kur te shkoje here tjeter plaku mere jashte duhet qe shoqeruesit te marrin nje valixhe me bebelina e mira eshte ta shoqerojne nen kryetaret Bardha , Gjekkaka , prof Boci e Bylyku e ti bejne ka pak masazh para se te marre fjalen .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Largojeni të çmendurin

      Sa kohë që Berisha do konsiderohet si lideri i opozitës, për aq kohë Rama do i fitojë zgjedhjet. Mblidhen 2 000 simpatizantë të PD-së dhe opozita çirret se populli nuk e do Ramaduron. Këto janë protestçka të opozitës. Protesta partiake militantësh dhe kurrsesi popullore. Për turp të botës, opozita kërkon rotacion, por për vete mban në krye të njëjtin person prej 35 vitesh! Është i vetmi politikan në Europë që mbetet ende në krye të një partie që kur ka rënë Muri i Berlinit! Çmenduri dhe për të të ardhur keq. I çmenduri i çmend të gjithë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Ne fakt, nderprerja e mikrofonit ne Strasburg, eshte njesoj sikur I hoqen breket dhe e bene kufome per mesim anatomie. Por kur te pellet cipa c'pret me prej tij.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SOKRATI

          Pëdë s'ka më! Krijuesi, karikatura e komunistit, sahalihaleja, e shfrytëzoi, duke derdhur gjak në Shkodër me ndihmën e karabushit axhem hajdari, u bë president turpi 1992-1997, shkatërroi prona, arratisi njerëzit, kryesisht të rinjtë, vodhi si dhe sa deshi, hapi depot e ushtrisë dhe sulmoi me LHL Jugun e vendit, arratisi familjen dhe mbeti si qyq në Presidencë me Izet Haxhin besnik, që sot vuan denimin nga saliu...Vetëm me këtë akt tregohet fundi i këtij zorraxhiu llapaqen. Po s'mjaftoi me kaq! Në vitin 2005 u rikthye përsëri në pushtet, duke u ngritur si lugat nga dheu dhe për dy mandate (2005-2013) radhasi i ngrituri nga dheu dhjeu edhe një herë Shqipërinë në çdo sektor. Përsëri i çmenduri kërkon të rikthehet, aty ku ka menderosur, por populli ka vendosur: - Kurrë sali antishqiptari nuk pranohet, kurrë pëdë nuk votohet për krimet e panumert! Këtë e di non grata, bën sikur nuk e di, por ia do puna, të jetë "shef i opozitës", mbasi kështu mbron (sa të mund) pasuritë galopante të fëmijëve dhe të familjes. Prej vitesh nën hetim, drejtësia dreqësi zvarrit gjykimin e provave të korrupsionit me pushtetin në favor të pasurimit familjar. Ky balash kujt i duhet nga populli?! Askujt! Ai u duhet prokurorëve të blerë prej tij dhe fëmijëve. Çfarë bën saliu gam-gam, gam-gam nëpër foltore dhe nëpër botë, nuk i interesojnë askujt, veç drejtësisë. Sali banditi dhe banda, që e shoqëron kanë mbaruar, kanë marrë fund. Deri sa të vdesë, saliu do vazhdojë të lehë, sr ai ka edhe disa laro, që deklarojnë se e duan më shumë se babën e tyre! Mortja! Nuk bindeni, që s'ka më pëdë?! Lexoni Gazetën TemA dhe do të bindeni.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elsa

            O zot , sa shume e poshterojne dhe ai vazhdon ,si do ai ta besojme akoma , po nuk iku ky qe ska ndermend te ike se eshte pa dinjitet e i paturp Shqiperia nuk ndryshon

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje