Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi, Begaj: Prania e investitorëve grekë dëshmon besim dhe partneritet të qëndrueshëm

30 Janar 2026, 16:14Politika TEMA
Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi, Begaj: Prania e

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në takimin e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri me rastin e “Ditës së Vasilopitës”.

Në këtë takim me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Presidenti Begaj u shpreh për një dinamikë të re të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes nxitjes së projekteve të përbashkëta.

“Në fushën e tregtisë, zhvillimet janë inkurajuese. Greqia vijon të mbetet një nga partnerët tanë kryesorë, duke u renditur në radhët e para të shkëmbimeve të mallrave dhe shërbimeve. Kemi një rritje të vazhdueshme të eksporteve reciproke, çka tregon se tregjet tona po bëhen gjithnjë e më plotësuese për njëri-tjetrin”, nënvizoi Begaj.

Presidenti i Republikës renditi lehtësitë që ofron Shqipëria në ekonomi dhe u shpreh se prania e investitorëve dëshmon për besimin e ndërsjellë të ndërtuar ndër vite.

“Prania e investitorëve grekë në fusha, si: sistemi bankar, energjia, industria, ndërtimi dhe tregtia, përbën një shtyllë të rëndësishme për qëndrueshmërinë tonë ekonomike dhe dëshmon për besimin e ndërsjellë të ndërtuar ndër vite”, tha presidenti.

Biznesi grek në Shqipëri u vlerësua nga kreu I shtetit  edhe për angazhimin në dialogun publik dhe në përmirësimin e kuadrit rregullator si një dëshmi e partneritetit të progresit të Shqipërisë.

4 Komente

  1. j
    jevgu

    Beromo mir mer mir. Po ligj lufte? Apo vari lesht. Eh mer Berom mer Berom

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mali i Krujes

      Te kishim pasur Italin si fqinj jugor te pakten

      Përgjigjjuni
      1. k
        katundari

        Perse konsumohesh per keto takime leshi , apo nuk ke c'fare te besh.....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fpa

          Ooou e gjete o President.. U ofrokan greket per bashkepunim dhe marin pjese ne dialogun publik(?? Po pse duhet te mare pjese biznesi grek ne debatin publik ne Republiken e Shqiperise?? Biznesi grek te zbatoje ligjet e ketij vendi te shohi qe interesat e tij te mos bien ndesh me intersat e ketij vendi. Biznesi grek eshte leve e politikave dhe qeverisjeve greke per aneximin e te ashtuquajturit vorioepir, pretendim qe e kane te sanksionuar me ligjin e luftes. Hap syte e qendro ne nivelin e misionin e detyres se larte qe mban. Leri menjane furcen e freskoren!!!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje