“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike” - Deputeti i PS-së: Po punojmë për zgjedhjet e 2027-s dhe 2029-s

30 Janar 2026, 19:35Politika TEMA
“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike” - Deputeti i

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj ka deklaruar se nuk ka fare diskutim për qeveri teknike, siç ka kërkuar vazhdimisht opozita. Sipas tij, mazhoranca është e fokusuar te zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe ato të përgjithshme të vitit 2029.

Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Malaj ka shpjeguar se kjo temë nuk diskutohet aspak në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Është një temë që nuk ekziston në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Po të them dhe pse? Që një forcë politike të ketë 83 mandate dhe të jetë në këtë pikë ku është sot Shqipëria me të gjithë grupkapitujt që tashmë janë hapur dhe ne jemi në një proces të tillë ku kemi marrë zotime brenda vitit 2027 nuk diskutohet fare kjo tematikë”, u shpreh Malaj.

Ai vuri në dukje se kjo është një axhendë e Partisë Demokratike e cila kërkon të çojë përpara axhendën e saj politike.

Kjo është një çështje politike, një narrativë politike e opozitës për të mbajtur zgjuar elektoratin e saj që të shtyjë përpara në ato pak protesta që kanë bërë me idenë që; nëse vazhdojmë kështu, shumë shpejt mund të kemi zgjedhje, do të kemi qeveri teknike. Të parët që e dinë që kjo narrativë politike nuk funksionon dhe nuk ekziston është vetë Partia Demokratike”, ka theksuar më tej Malaj.

Malaj shpjegoi gjithashtu se Partia Socialiste punon çdo ditë dhe përgatitet vazhdimisht për zgjedhjet e ardhshme.

Është çdo ditë në punë për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është një gjë që e kisha dëgjuar por vetë nuk e kisha besuar. Ndërkohë që sot, ne çdo ditë kemi diçka për zgjedhjet që do të vijnë. Në mos një trajnim, një takim, një konferencë, një tryezë e përbashkët me qytetarët. Prandaj iu bën çudi forcave të tjera politike që kur vjen dita e zgjedhjeve dhe thonë; Si ka mundësi! Jo, ka mundësi, se nuk punojmë 3 muajt e fundit”, nënvizoi deputeti Malaj.

3 Komente

  1. t
    tpc

    Per cfare votuam ne,qe ti japim pushtetin ne tavoline kasapit te shqiptareve Sali Karadziç?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laku nē fyt dhe prishja banimit nē Surel, programi

      Qeveri teknike do tē thotē qē PS tē pranoj keq qeverisjen nē 13 vitet e fundit pushtet,vjedhjet, ti jap dritēn jeshile Berishēs tē rikthehet Kryeministēr, qē tē burgosi Ramēn ose ta eliminoj fizikisht me anē SHIK, tē anuloj bashkpunimin me investitorēt qē janē instaluar te ne, tē mos i japi mundēsi PS-sē tē kthehet KURRĒ nē pushtet,tē detyroj tē gjithē Socialistēt tē largohen nga vēndi, tē na fut nē konflikt ushtarak me Sērbin apo Rusin.Tē krijon incident diplomatik zyrtar me Kinēn, Venezuelēn, Ekuadorin, Izraelin, tē largoj ambasadorēt e BE-sē, Francēs,Anglis, Gjermanis, ashtu siq bēri me atē Amerikan, kjo ēshtē e arrdhmja e vēndit me njē Berish, qė Rama po e toleron mē shumē se ç'duhet.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti U S A

        Nese ps e EDI RAMA do te pranonin qe te conin vendin ne gremine me keto thirrje te kriminelit Sali Berishes e bandes terroriste qe e rrethon jo une po te gjithe Shqiptaret do ta quanin tradheti kombetare e tradheti ndaj te gjithe atyre qe e votuan ne 11 Maj 2025 . Nuk i kane harruar bemat e qenit me te pa bese te atij krimineli qe na kerkon qeveri teknike se nuk eshte i zoti te fitoje . Ja kanecpare surratin atij maskaraje Shqiptaret e nul kane nge te bejne me eksperimente sa here qe ky qelbesire me banden e tij humbet .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje