Drejtori ekzekutiv i kompanisë italiane Eni, Claudio Descalzi, u takua të premten në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, bëri të ditur kompania në një njoftim zyrtar.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Eni-t në Shqipëri, me theks të veçantë te kërkimi dhe eksplorimi i gazit, përfshirë lejen tokësore të Dumresë, si edhe iniciativat që lidhen me tranzicionin energjetik.
Rama dhe Descalzi trajtuan gjithashtu projektet e energjisë së rinovueshme në Shqipëri, të cilat parashikohet të shpërndahen drejt Italisë përmes një interkonektori energjetik.
Eni është rikthyer në Shqipëri në vitin 2019, pas një pranie të mëparshme në vend në fillim të viteve ’90.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Eni ka siguruar statusin e “blerësit të preferuar” të energjisë së rinovueshme që do të transmetohet nga Shqipëria drejt Italisë përmes një interkonektori nëndetar me kapacitet deri në 1 GW.
Marrëveshja është nënshkruar mes Eni-t dhe partnerëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Masdar dhe Taqa Transmission.
Projekti parashikon prodhimin e deri në 3 GW energji të rinovueshme në Shqipëri, e cila do të transportohet drejt Italisë përmes një lidhjeje nën Adriatik, nga Vlora në rajonin e Puglia-s.
Interkonektori pritet të përfundojë brenda tre vitesh dhe bazohet në marrëveshjen strategjike trepalëshe mes qeverive të Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e nënshkruar muajin e kaluar në Abu Dhabi.
Sipas Eni-t, ky bashkëpunim synon të forcojë sigurinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të pastra, duke e pozicionuar Shqipërinë si një nyje kyçe rajonale për prodhimin dhe eksportin e energjisë së rinovueshme drejt Bashkimit Evropian.
Kjo eshte biografi e mire. Gjeni ndonje takim me ndonje tjeter famoz.
Energjine do ta marre Italia.Financues jane arabet.Sa fiton shqiperia?
Shqipëria shet energji ore Kris dhe arkëton paratë dhe nuk hap më portat e hidrocentraleve të derdhë ujin.
Mos e prit kete informacion nga gazetaret, keta thjesht bejn propogande qe pronari te perfitoj nje kafshate…
o krisi i krisur-shqiperia dhe shqiptaret fitojne sapo ulen ne ate tavoline .veshtiresia eshte te jesh partner ne ate tavoline.e nese ke arritur aty do te thote shume ,per shqiperine e per shqiptaret .pastaj do te leme ty ti numerosh parate meqe je kaq kurioz .
Çfare pardoksi!!!! Shqiperia vendi ku çmimi i energjisë per popullaten eshte me i larti ne europë kerkon ta furnizojë ate me energji. Ne nje vend normal ku diçka eshte me “shumicë” dhe mund te exportohet te pakten per popullin e thjeshtë duhet te kete nje çmim te perballueshem. Por jo ne shqiperi ku çdo gje vidhet nga pushteti dhe pushtetarët
Shko më shkollë ta mësosh!
Për @Kris! Në industrinë e fasoneve, përveç mjediseve dhe fuqisë punëtore që janë vendase, investimi, lënda e parë, makineritë dhe menaxhimi vjen nga jashtë, atëhere Shqipëria sa fiton?!
Petrit , çmimi i energjisë në Shqipëri është ndër më të ulëtit në Evropë , ndërsa çmimi i karburantit është i lartë .