DEBATI/ Kundër transferimit te tregu i ri, Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas unë me kryetaren!

31 Janar 2026, 12:01Politika TEMA
DEBATI/ Kundër transferimit te tregu i ri, Spiropali takon tregtarët

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët protestojnë prej ditësh kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga zona e Tregut Industrial, për të hapur rrugë për rindërtimin e tij.

Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë të situatës dhe premtoi se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tregtarëve. “Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u shpreh ajo.

Tregtarët protestojnë pasi nuk janë dakord me vendimin e bashkisë për ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: tregu i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera në zonën industriale të Çolës. Ata kërkojnë që zhvendosja të bëhet në zona më pranë qytetit, për të mos humbur klientelën dhe për të shmangur rrezikun e falimentimit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa tregtarët paralajmërojnë protesta të mëtejshme deri sa të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë palët.

4 Komente

  1. P
    Parku Rinia

    Po ¨kolegu¨juaj, e i kolegerise pseudo¨RILINDASE¨, dhenderushi i HAREMIT te Edvin Kristaq Rama, = Drejtues Politk i Qarkut Vlore. = SI ESHTE e MUNDUR te JETE KAQ SHUME ¨i PAINFORMUAR¨ e JO PREZENT, per ARSYET e/o CFARE NDODH ne VLORE ?!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlonjat

      C'pune ka kjo Spiropali ? Tregu pa diskutim qe duhet rikonstruktuar, sepse eshte i pershtatshem per shek. 19. Tregje te tilla nuk gjen ne asnje qytet te zakonshem europian,....Tregtaret duan nje vend te pershtatshem prane "qendres". Le ta gjejne nje te tille dhe ta propozojne, por pervec atyre te propozuar nga bashkia , nuk ka asnje te tille. Spiropali thote me "diplomaci" - do flas me kryetaren.....nuk ka cfare te flas.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rudolfi

        Cpune ka kjo me tregetaret e Vlores, sic duket nuk ka gjetur ndonje per ti zene deren se eshte dite pushimi sot dhe per duk ka vrapuar tek tregtaret e Vlores sic duket sot ju ka dukur vetja Drejtoresh Dogane

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje