Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, në një prononcim për A2CNN para nisjes së protestës së të shtunës, deklaroi se vendi ka nevojë për një bashkim të madh opozitar përtej kryetarëve të partive.
“Duhet reformim total i sistemit elektoral, që i ka falur Edi Ramës pushtetin në tavolinë. Kërkojmë nga i gjithë spektri opozitar të distancohen totalisht nga Edi Rama dhe marrëveshja e fundit që bënë për Kodin Zgjedhor. Duhet një Kod i ri Zgjedhor që e çon hakun te i zoti, që do të thotë që vota vlen njësoj në të gjithë vendin”, tha Lapaj.
“Ne kemi thënë një bashkim i madh opozitar në shesh përtej kryetarëve dhe përtej flamujve të partive. Nëse i lexoni pikat, një nga pikat është që forumi nuk do të përfaqësohet nga kryetarët e partive, që do të thotë në marrëveshjen e madhe qytetare synojmë të jetë përmes qytetarëve të spektrit të ndryshëm politik, të demokratëve, Shqipëria Bëhet, të të gjitha lëvizjeve, të shoqërisë civile. Pra, theksi duhet të vënë te Bashkimi Popullor sepse nevoja është e përbashkët. Jo te liderët. Ne nuk jemi duke bërë një marrëveshje me Sali Berishën. Ne jemi duke imponuar me sa mundim një bashkim qytetar përballë Edi Ramës, sepse nevoja për të hequr Edi Ramën është imediate.
Ne mendojmë që vendi ka nevojë për një bashkim të madh qytetarësh. Askush nuk mund të mbajë peng popullin dhe ata që vërtet e duan ndryshimin duhet të kuptojnë vendin e tyre dhe të bëjnë një hap pas. Në këtë drejtim, bashkimi popullor duhet të jetë për nevojën që është tashmë. Ne nuk jemi duke folur për fushatë zgjedhore apo për zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi duke folur që këta po e vjedhin vendin sot dhe duhet të ikin sot. Duhet të ikin falë një bashkimi të madh popullor, përtej nevojave apo halleve të kryetarëve të partive. Në këtë drejtim, ju duhet të kuptoni një gjë që është shumë e thjeshtë. Unë nuk e kam fshehur kurrë dhe ky është fakt publik. Shqipëria është në këtë gjendje sot për shkak të marrëveshjes së 2008-ës të ndryshimit të Kushtetutës, që është bërë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Është e nevojshme që Partia Demokratike dhe gjithë opozita të distancohet nga Edi Rama dhe të pozicionohet krah demokratizimit të vendit”, shtoi Lapaj.
Ky eshte llafazan dhe nuk ndryshon nga te tjeret qe kur futi deputete familjaren e tij, hipokrit klasik……
O Llapa o hajdute o hajdute po Tiku leket e vjerrit ku i ka fute ku i ka fute,te kjo shoqata i ka fute i ka fute.
Populist mashtrus,pa koka partish,po kur te fitoj populli kush do te haje thelen e madhe,populli? Do haj gishtin e mesit se nuk te le laro te haj balo! Ti per nje karrige u hengre me zoteri Shabanin qe sot me dinjitet drejton avokatin e popullit,kurse ti si cub do hash gishtin e mesit!
Harruan njerezia te ngrihen ne proteste per ty. Ta dhane shansin dhe e tregove veten qe je nje zero.
U bé deti kos dhe LLapa ka mare lugen qendrone te kryeministria haaaaa. Ky ka intelegjencen nje karrocieri...... Sa poshte ka rene politika , del nje débil qe nuk di te lidhi dy fjale dhe kerkone pushtet. Faji eshte i PD dhe do ta pesoje po nuk reagoje , futi nje 10% perqindesh per te hyre ne parlament Tiku zhapik dhe Zhapiket e tjeret zhduken....
O zotni shije.Sistemi elektoral eshte njelloj per te gjithe.Ne çdo rast partia ne pushtet ka avantazhe se administrata shtetërore voton per te,pra eshte nje numer i mire elektorati,i saj.Ju neqoftese jeni aq te zot beni per vehte pjesën tjeter te elektoratit qe eshte gati 70 perqind e votuesve,beni per vehte Diasporen,qe nuk eshte e vogel.Por problemi eshte se nje sasi shume e madhe e atij 70 votojne per Ramen dhe nuk eshte sistemi por elektorati qe nuk ju ndjek per shume shkaqe edhe pse nje pjese nuk e do Ramen,por e voton
DUHET LLAPA TE UDHEHEQE OPZITEN ,PO SI TJA BEJME SALEHUT??????
KUJDES O POPULL . KY ESHTẼ MẼ I RREZIKSHMI I BERISHẼS .
Na lapi na ,na lupi na....po ti o Hajdar popullin e di budalla,,populli ty t'a dha ...... tashti atë ha,,,,bile dhe Vrenozi kështu i tha Saliut,,,tash dhe katër vjet,ç'kemi ngrënë do hamë,,,se atë që mbollëm po na ikthëjnë shqiptarët.
Ky Llapa eshte mercenar i Argites, vegel e ndyre e Saliut , kjo dihet nga te GJITHE, por e lezetshme eshte se ky jevgu i Delvines kujton se ne populli i hame keto pislleqet e tij. Jo or jo, o Llape . Protestuesit qe vijne tek ti, jane po ata qe shkojne tek lexhenda dhe e kunderta. More Llape pse nuk i beni bashke protestat ju e? Eh mor llape