“Berisha kërkon të fashisë lëvizjen e Salianjit”, analisti: Teza e bashkimit të opozitës, kurth për partitë e vogla!

1 Shkurt 2026, 09:30Politika TEMA
“Berisha kërkon të fashisë lëvizjen e

Analisti Roland Bejko komentoi situatën brenda selisë blu duke thënë se PD është përfshirë nga një krizë mosbesimi. Sipas Bejkos, Berisha po kërkon të fashisë lëvizjen e Salianjit sepse ai arriti të mbledhë më shumë njerëz se Berisha në mbledhjet e tij.

Për Bejkon, protesta e Berishës ishte një demostim molotovësh për të mbyllur zërat e brendshëm në parti se kryetari është vetëm ai. Sakaq, Bejko e cilësoi kreun e opozitës se do të fusë në kurth partitë e vogla dhe të zhdukë zërat e brendshë.

“PD është e përfshirë nga kriza e mosbesimit, nuk besojnë më te Berisha. Militantët dhe anëtarët janë larguar nga Berisha për atë që është dhe bën. Faktor tjetër i rëndësishëm është diskutimi që ka hapur Salianji.

Berisha po kërkon të fashisë lëvizjen e Salianjit, sepse drama e tij është se Salianji, me një eksperiment të thjeshtë, mblodhi më shumë njerëz se Berisha. Ndaj bëri protestën, e cila për mua ishte një demonstrim jo për fuqinë e tij ndaj Ramës, sepse Rama e ka mundur me dinakëri politike dhe me vota, por Berisha me atë demonstrim molotovësh e bëri të mbyllë zërat e brendshëm në parti, duke thënë se “kryetari jam unë”.

Faktori i dytë është teza për bashkim me partitë e tjera të opozitës. E bën këtë që fokusi të jetë nëse bashkohet Lapaj apo jo me Berishën dhe te legjitimiteti i brendshëm i Berishës në krye të PD-së.

Berisha operon me nënndërgjegje. Berisha kërkon të zhdukë zërat e brendshëm dhe të fusë në kurth partitë e vogla.”  

5 Komente

  1. k
    k

    Strategjinë e shpellarit e kanë kuptuar edhe pulat e fshatit.Dmth grumbullohuni të gjithë nën diktatin e të korruptuarit NON GRATA UNIVERSAL.Vetëm ata viktimat inotantë që hiqen si bashkuesh të opositës nuk e kanë kuptuar.Sikur largqoftë shpellari të fitonte zgjedhjet,partitë e vogla do i poshtëronte dhe largonte të nesërmen e zgjedhjeve.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolombrea...

      Roland , nuk eshte se keto qe thua nuk Jane te verteta , por problemi eshte se sa me shume e " Telendisin " Berishen kapterret qe I Kane sherbyer me zell , aq me shume I forcohen rrenjet BERISHIZMIT . Pra, rrinin te pakten ne skalionin e dyte dhe u lini rradhen zerave te rinj , te pakosumusr , sepse keta Jane te besueshem dhe vetem keta mund ta shkulin cibanin berishist . Mendimi im ...

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Sa herë dalin lëvizje, si është e mundur që në krye të tyre del Berisha ose ndonjë simpatizant që qëndron mbrapa Berishës ?

        Përgjigjjuni
        1. L
          LV

          Sa me shume e shajne dhe anatemojne ata qe Berisha nuk ua dha mundesine t'i sherbenin per se dyti , aq me solide mbeten themelet e Berishes . Dhe sa me shume e glorifikojne dhe e mbeshtesin paloket , noket e... aq me te dobeta behen themelet e tij . Paradok , Po keshtu eshte.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saliu dora vetë

            Saliu t'i nderoj emrin nga PD në L.Vetvendosja Sali

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje