Hipokrizia e protestës së Lapajt, “emigranti” me dollarë rezulton ish-oficer emigracioni i shkarkuar sepse punësonte ilegalë

31 Janar 2026, 22:55Politika TEMA
Hipokrizia e protestës së Lapajt, “emigranti” me

Kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, zhvilloi këtë të shtunë një protestë para Kryeministrisë. Mes personave që morën fjalën ishte edhe një individ i prezantuar si “emigrant”, i cili në mënyrë spektakolare hodhi letra në formë dollarësh, si simbolikë ndaj zyrtarëve qeveritarë që ndodhen në burg për korrupsion.

Por kush ishte ai në të vërtetë?

Burime bëjnë me dije për TemA se personi në fjalë është Bledar Meti, ish-oficer emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar, i angazhuar më herët në identifikimin dhe deportimin e emigrantëve pa dokumente, përfshirë edhe emigrantë shqiptarë. Por, TemA mësoi gjithashtu se paralelisht me këtë funksionin e tij zyrtar, Meti kishte hapur edhe një biznes privat (lavazh) në emrin e tij, ku punësonte pjesëtarë të fisit të vet, të cilët rezultonin pa dokumente pune dhe me qëndrim të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Pasi Home Office u njoh me faktin se ai ishte pronar i një biznesi ku punësonte persona pa dokumente — ndërkohë që vetë kishte detyrë zyrtare luftën kundër emigracionit të paligjshëm — Meti u shkarkua nga puna. Situata u konsiderua konflikt i hapur interesi dhe shkelje e rëndë e rregullave që ai vetë ishte i ngarkuar t’i zbatonte.

Duket se protesta e Lapajt kundër korrupsionit përfundoi duke u përfaqësuar nga një ish-zyrtar që luftonte emigracionin e paligjshëm në letër, ndërsa e ushtronte atë në praktikë, duke u shndërruar kështu në një reklamë të pavullnetshme të hipokrizisë që pretendonte të denonconte.

21 Komente

  1. N
    Nroqi

    Gjithe horrat dhe deshtaket e shoqerise shqiptare brenda dhe jasht kufijve jan bashkurr me Saliun dhe zagarin e tij Tik llap llapaqenin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pis milet servil jazëk

      Ku jeni, o ajka e kombit, o servil e puthador te te korruptuarve, o zvarranik qe ngelet duke u bere biografine te tjereve, por vete jeni zagar te te nje pushteti makutesh e te padinjitet.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ti Lapaj je i sektit te Saliut

        Pse qenke nxehur kaq shume o Tik Lapaj dora vete?

        Përgjigjjuni
    2. D
      D

      Mbeturinat e kombit,kudo ku ndodheni bashkohuni me llap llapaqenin e Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. M
        MOKRARI

        PO NA CANI KOKEN ME KETA INJORANTE NE EMIGRACION.SHIKONI CFARE LLOJI ESHTE KY QE NA PASKA SHUME DOLLARE SE SIC DUKET EDHE KA BERE DIKU KORUPSION DHE NA VJEN NE SHQIPERI TE NA LUFTOJNE KORRUPSIONIN

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Hipokrizia e Rames, personi qe merr me vete ne takime dhe mban ne krah eshte e akuzuar per korrupsion dhe me kerkese per tu arrestuar nga prokuroria e posacme.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sa per dijeni

            Zi be me rob shpie, se une per vete kam degjuar qe akuzohet per prishje te barazise ne tendera e jo per korrupsion apo dem financiar te buxhetit te shtetit. Mund te jete edhe e korruptuar, s’e ve doren ne zjarr per te, por fakt eshte qe nuk eshte akuzuar per korrupsion, te pakten deri tani. Ti do jesh ndonje truthar turmash qe degjon ato qe te thote mendja ty dhe jo ate qe shkruhet ne letra, si dikur gjyqet pooullore ne keshillat e lagjeve ku mblidhej gjindja dhe ja bente gjyqin publik nje rrugaci apo armikut te klases. Muzhiket ne France bertisnin “gjak, gjak, gjak” sa hete nje koke feudali perfundonte ne gijotine. Pastaj kur mbaruan kokat e feudaleve, filluan kokat e truthareve se gijotina po u mesua me koka te prera do doje gjithmone te prese nga nje koke. Ruhu per vete se kur kerkojne keto koka ne politike, koka jote dhe popullit te thjeshte eshte sport i lehte pastaj per te tilla struktura me nder drejtesie qe kerkojne arreste per vepra penale qe denohen me gjobe ose max 2 vjet burg kur gjendesh fajtor, ndersa per vrasje shteterore si 21 janari dhe Gerseci apo Korrupsion si Partizani, per te dyshuarit dhe akuzuarit kryesor as nuk guxon te kerkoj as arrest e as denim.

            Përgjigjjuni
          2. Një ditë hëngri buk pa ju pyetur

            Filloi biografia tani po me sa lexoi ky zotria nuk ka bër ndonjë gjë të rëndë Atë që bëjn të gjith pundhënsit Po ne kemi këtu që vjedhin taksapagusit Shqiptar dhe su hynë gjëmb në këmbë e jo më ti heqin nga puna Këtyre të dytëve tu bëni ndonjë fletrufe Po ndodh e kundërta këta promovohen

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Po ashtu është por "le ta hedhë gurin ai që është i pastër"!E kishte thënë dikush moooti por nuk më kujtohet emri.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kastriot

                krishti

                Përgjigjjuni
            2. E
              Emigrant

              Si nuk keni turp qe jepni keto lajme Ne rast se zotnia ka ndihmuar njerezit qe te punojn ne emigracion Bravo i qoft dhe meriton respekt Ju po propogandoni qe shqiptaret kan mbrojt hebrejt Po e dini cfar cmimi kan paguar hebrejt per nji viz apo mbrojte nga shqiptaret Bollni me propogand se na ngopet

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enkel

                Kjo qe po tbuhet se paska bere eshte nje ceshtje nonsens duke llogarite se cfare bejne politikanet ne Shqiperi, ndoshta edhe ne MB ku qenka ky djali.Kur ju akuzojne ju vazhdoni me avazin:" Germo Tare, germo"

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  Kur shof kte Tikun sikur shof Ver LLapen tironsit e vjter e din kush osht por DHE verit I vjen onash ky, rob pa shije pa' kryp,mashtrus ordiner.,me legena si ky dhe Sali UDB perball der 2050 Rama aty dojet .

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironsi

                    Mos rastësisht është ndonjë pjellë e Ver Llapës ky Tik Llapa ? Jo për ndonjë gjë, po kanë shumë ngjashmëri si fytyrë , në veprime dhe kanë të njëjtin llagap !

                    Përgjigjjuni
                  2. U
                    Umor Isti

                    Korrupsioni në Britani nuk quhet në Shqipëri!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fjala

                      Ka mundesi qe dhe Lapaj eshte i implikuar me veprime te tille kriminale. Kur u be politikan ky dhe ku i gjeti parate qe bredh nga Canada, Amerike, gjithe Européen ky monster me ate fjalor banal te qelbur si fytyren e tij ? Ja keta behen politikanet se u dhimbset Shqiperia me shume se familja e tyre se ben tezen député. Te pa cipe keta dhe mediat qe merren me ta .

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nesti

                        Keto protesto qe po bejne keto partite si PD dhe shume si Llapa si Leshaj Agron bene shume mire qe keto tregoje me njerzit qe kemi te beje dhe me keto persona qe ne qohte se marrin pushtetit ca te beje. Prandaj me duket qe Ramaduro do qendroje nje kohe te gjate. Keto jane xhevairet e pastive si tezja Ky tipi e shume te tjere.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          black jack

                          ca osht ky moster , illegal arrest and jail

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lapangjozë dhe Meronikë

                            Interesant si gjeni burime per bemat e kusherinjve te Lapajt ne filifistun po s’dini gje fare per bemat e ministrave te Rames ne Tirane.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jimi

                              Tallavaprotest, ku ashiket politike, nen ritmin dhe efektet e molotovit darovisin cingijet e mejhanes se bulevardit, me dollare fals ! Mos vdeksh kur o Vere Llapa, me fale Tik Llapa !

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Turi

                                Filliuat me ti bere dossier njerezve o tema. Edhe kur tjetri ben mire, ju thoni Ka bere krim. Aha ne vend qe te kritikoni kultin e individit te gjithologut tuaj te rrethuar nga hajdute , vazhdoni te beni propagande kunder opozites qe proteston kunder ketij sistemi kriminall

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje