Vijimi i paraburgimit bie ndesh me standardet kushtetuese, Veliaj në GJKKO: Paraburgimi është kthyer nga instrument hetimi në dënim pa gjyq

1 Shkurt 2026, 11:20Politika TEMA
Vijimi i paraburgimit bie ndesh me standardet kushtetuese, Veliaj në GJKKO:

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht në kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg”. Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje reale mbi dosjen penale dhe se një përfaqësim i tillë është në kundërshtim të plotë me interesat dhe strategjinë e tij të mbrojtjes dhe nuk përfaqëson vullnetin e tij.

Sipas Veliajt, e drejta për mbrojtje nuk mund të reduktohet në një prani formale avokati, por kërkon njohje efektive të provave dhe aftësi reale për t’i kundërshtuar ato. Ai ka bërë të ditur se të premten ka testuar profesionalisht avokaten e caktuar nga gjykata, nga ku ka rezultuar se ajo nuk kishte njohuri reale mbi dosjen, ndonëse bëhet fjalë për një çështje voluminoze dhe komplekse, e cila, sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kërkon një periudhë shumë të gjatë dhe serioze pune për t’u përvetësuar nga një profesionist. Për këtë arsye, Veliaj ka deklaruar se nuk pranon që kjo mbrojtje të flasë apo të veprojë në emrin e tij.

Në këtë kontekst, kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë lidhet drejtpërdrejtë edhe me pamundësinë objektive për t’u njohur me dosjen në kushtet e izolimit. Veliaj ka këmbëngulur se realizimi i së drejtës për t’u njohur me aktet dhe për të ndërtuar vetë mbrojtjen e tij përbën një shkak autonom dhe thelbësor për zëvendësimin e masës “arrest në burg”, duke theksuar se asnjë avokat, sado mirë të njohë dosjen, nuk mund të ndërtojë një mbrojtje reale pa bashkëpunim të plotë me të pandehurin dhe pa njohjen e drejtpërdrejtë personale të çështjes. Në këto kushte, vijimi i paraburgimit, sipas tij, ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. Paraburgimi eshte kthyer nga nje instrument i mbrojtjes se hetimit ne nje instrument denimi pa gjyq dhe pa proces te rregullt ligjor.

28 Komente

  1. m
    mallkimi i numrave-2 te Rilindjes

    Vijon perplasja Velia-Balluku ku i pari ka urdherin e Rames per te ndenjur ne qeli kurse e dyta urdherin e tij per ta mbajtur larg qelise.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram(a) Berisha

      Interesant ishte ai avokati i Veliajt qe doli ne TV dhe tha "....une jam avokat i Veliajt vetem per 1 dite per sot...." Dmth Lali paska marre avokat me meditje ....Propozoj te bejme nje fushate mbledhje lekesh per sevap per nje avokat te mire per Lalin.....vetem se pashe nje mosperputhje me kete fakt , se avokati tha "...propozuam lirim me garanci pasurore....per cdo vlere qe te donte gjykata..."!!!???

      Përgjigjjuni
      1. h
        hila

        Shum qenie e squt jeni ju shpellaret! dini dhe si shkojne kundershtaret mes vedit, zaten Salih serbi u meson me shembullin e tij personal, shpif shpif se dicka mbete.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tualet Palla

        Veliaj dil e thuaj publikisht qe do te çosh Ramën ne gijotinë dhe do shohesh vullkanin qe do krijosh. Po keshtu as te qi as te leshoj do vazhdosh te lesh kujdestarine e harabelit mes shaleve, tek rripjellesit transgjinore...

        Përgjigjjuni
        1. O
          Opozitar

          Mbaro precedorat e ketij shteti lapanjoz dhe ne Evrope do marresh pafajesi. Eshte e kot te merresh me keta. I ka zene paniku nga dalja jote nga qelia dhe po te mbajne dhunshem. Ty bravo qe nuk pranove lemoshe dhe as pazar.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arian Zn ..

            Absolutisht e drejte . Taksapaguesit shqiptare do paguajne sa frangu pulen paraburgimin e ketij dhe te Ilir Beqes qe per mos i hengshim hakun kane zgjedh nje strategji mbrojtjeje tipike per nje fitore shume te lehte ne Strasburg .

            Përgjigjjuni
            1. g
              goon

              kur fliste velo per shtetin qe po krijonte rama ishte mire ,tani qe ky shteti e ka futur ne burg qenka shtet lapanjoz...... patjeter ...si jo

              Përgjigjjuni
            2. H
              Humoristi

              O lali i fiqve!T’u rrit mendja shume,kjo eshte arsyeja qe je ne burg.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Satiristi

                Kush qesh i fundit,qesh më ëmbël!

                Përgjigjjuni
              2. L
                Luani

                Ti duhet te japesh llogari per te gjitha abuzimet qe ke bere ne kurriz te taksa paguesve te Tiranes, per ty ne menyre te vecante do ta ndryshojme ligjin. Eshte bere dhe konstitucionalist ne burg, vazhdo me studimet se mund te behesh nje penalist i mire se me kushtetuten je mire.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zemërgjerësia duhet të prevalojë.

                  Nuk është nevoja të jap llogari për të gjitha abuzimet, siç thoni ju, mjafton të krijohet një komision qytetarësh dhe të numërojë 1milion pemët që ka deklaruar se ka mbjellë, e pajisur çdo pemë me matrikull si në çdo bashki të botës dhe të shohim sa do dalë numri. Ose t'na paraqes video e foto nga dita e fillimit të punimeve dhe në ditën e inagurimit të mbarimit të punimeve për vënien në punë të veprës madhështore të inceneratorit të Tiranës dhe me kaq mbyllet gjithçka. Nëse vetëm me këto dy çështje është në rregull, atëherë jo vetëm t'a nxjerrin nga burgu, por si dëmshpërblim që e kanë mbajtur kot brënda, ti japin 7-8 qind mijë euro që t'i përdor zonja Xoxe si pare xhepi për të blerë bizhuteri.

                  Përgjigjjuni
                2. J
                  Jim

                  O Erion e Kane dhjere te gjithe tani po mbrojne njeri tjetrin dergoje ne Strasburg ceshtjen vetem atje mind te maresh drejtesi !

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    R

                    Erion luften e ke me banditet dhe kriminelet e Saliut Dumani-Dado,te veshtir po jo te pamundur.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      T.N

                      Kam gati dy muaj qe i kam cuar nje email dy nga konsulenteve kryesore te huaj nje amerikani e nje daneze qe ndikuan shume ne pershtatjen e ligjeve te Reformes ne Drejtesi qe u votua kryesisht nga frika e amb. Amerikane .,Permbajtja e email e perkthyer ne shqip ;; Pyetje ??? NESE UNE SOT ZGJIDHEM KRYETAR BASHKIE I NJE METROPOLI ME AFAT 4 VJECAR DHE TE NESERMEN E BETIMIT MUA ME ARRESTOJNE DHE DUKE HIPOTEZUAR SE GJYGJI ZGJAT ME TEPER SE 4 VJET I BIE QE METROPOLI DO RRIJE 4 VJET PA KRYETAR SIPAS VENDIMIT TE FUNDIT TE GJYKATES KUSHTETUESE . ????? Njeri me ktheu pergjigje te thate qe do ta sqaroj me vone e nuk u ndie me , tjetra del qe e ka lexusr po nuk pergjigjet . Cila eshte zgjidhja ????

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teodor

                        Po te jete hajdut normal fare....apo ta keme te vjedhi....sa trap qenke

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gerond

                          Shume k0nstatim i mencur zoti T.N .po atyre injoranteve te huaj qe bene reformen ne drejtesi nuk i behet vone per gropen ligjore qe lane mbrapa . Ato mbaruan u paguan tashti as qe ju behet vone a egsiston Shqiperia . Ky rast pas vendimit te gjykates supreme tregoi qe reforma ne drejtesi ishte nje nul juridik

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Lëroi

                          Lali Eri nukë është Dado mrapa tij fshihet tjetri që hedh gurin dhe fsheh dorën Mëi fort do dalësh dhe më i kujdesshëm do jesh Mos u afro dhe ndihmo Ata që të kthyen kurizin

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            gunnar

                            ky ka kry pune ,ska te ardhme per te ne politike ....

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            BBB

                            Kriminelet Dumani-Dado-Prenci jan me te rrezikshme se Sali krimineli,sepse kan ne dore kandarin e mender drejtesise se RE.

                            Përgjigjjuni
                            1. x
                              xhiko

                              Nuk je ndonje burre i mire Erion se kur ishe ne bashki te kemi raportuar ty direkt disa here per abuzime nga stafi i bashkise dhe kurre nuk moren pergjigje pavaresisht se ishte ne shkelje te ligjit. Do ti paguash edhe ti ato mekatat e tua. Qe je i korruptuar dhe ke abuzuar me detyren kjo nuk diskutohet, po fundja burgu per burrat eshte. Para ligjit jane te gjithe te barabarte, ne qofte se nuk e justifikon pasurine duhet te konfiskohet dhe mund te fillosh perseri me bisnesin e fiqeve se eshte rritur edhe cmimi.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Meri

                                Para ligjit jan tē gjithë të barabart ???,në teori po.Sali Berisha dogji të gjithë shqipërin,ka vrar sa ka dashur,ka vjedhur sa ka dashur,dhe vazhdon tē ofendoj e të tallet me gjuqtarët e prekurorët,dhe ja ku e kemi.Kētu ligjin e bën maliqi, akuzon dhe dēnon kë i do qejfi:

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Henk

                                  "xhiko", ligji qenka njësoj për të gjithë, sipas teje?? Po Saleh serbi që i ka vënë flakën Shqipërisë kaq herë, ka vrarë, kaprerë, ka shkatërruar, ka shitur, (lëre më pastaj për të vjedhur) përse është ende në gjendje të lirë??

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Labi

                                  Shqiptar,ja keni dhene shpaten dhe kandarin e drejtesis njerzeve primitiv,shpellareve Dumani-Prenci te ardhur ne Tirane si dhe shefi i tyre Sali haleja nga kullotat e dhive. Ne lebrit themi,mer nga dhit dhe bej zabit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kolegu i SPAK-ut

                                    Po SPAK- un e kemi ne të PS-së tha lali fiku para 1 viti?? E harruat! Tha që takoj ca kolegë kur doli nga SPAK-u si i dhjerë

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Patrioti

                                    Si mund të jepet drejtësi nga DumDumani dhe Dado. A mund të bëhet drejtësi nga malokë dibre, katundarë 24 karat, njerëz pa ndjenja dhe hakmarrës për llogari të dreqit e të birit. Nuk mund të ketë prokurorë dhe gjyqtarët nëse nuk ke prejardhje qytetare, të paktën për tre breza. Edhe ky Braho, malok Skrapari të njëjtën gjë do bëjë. Thjesht shikoni fytyrat e tyre të etur për të marrë hak që nxijnë si fundi tenxheres.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      H

                                      Nga primitivet pritet vetem primivitet, shikoni shpellarin Sali halen dhe gjykoni shpellaret Dumani-Prenci,asnje ndryshim.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xhota

                                        Përderisa nëpër gjykata dhe prokurori, ka njerez të plepave, ose atyreve që brënda një viti akademik, mbaronin dy ose tre fakultete, kjo do jetë panorama e drejtesise. Dumanë, e kraj e ky i fundit si kryeprokuror, janë produkt i politikës mbrapështë të inicuar nga berisha e u pasua nga tjerat pushtete. Prokurorë si kë komunizëm, ku të arrestojnë, dhe po spate fakte, do pranosh qe je fajtor. Në shqipëri drejtesia është zero, edhe mua po të më gjejnë për mënyren si flas, më kalbin brënda. Një institucion që nuk përgjigjet, një KLD që nuk jep e kërkon shpjegime, si një noter depërtojë në institucionin qe ishte shpresë për drejtesinë shqiptare. Kopuku, kopili, mbrojnë njëri tjetrin. Ate qe se bëri dot opzita politike, po e bën drejtesia me ç’drejtesitë që po jep. Përderi sa ka kamikazë plepash, do shpresojnë dhe gjinat, sallaku e zaganjorë, për rikthimin e tyre prap në ato institucione. Asgja nuk ka me u tret, veç si po kalon kjo fushat, e tapo kthehen prap me vazhdu me vra te vramit.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje