Zbatoni rekomandimet e Avokatit të Popullit, Blushi: Ilir Metës i mohohet edhe ajrosja te 313-ta

2 Shkurt 2026, 13:50Politika TEMA
Zbatoni rekomandimet e Avokatit të Popullit, Blushi: Ilir Metës i

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk ka kaluar pa debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij në Komision kërkoi që PS të tërhiqet nga Neni 148 ku sanksionohet ushtrimi i ndjekjes penale nga Prokuroria.

Ai akuzoi edhe Ministrinë e Drejtësisë, indirekt ish-ministrin Manja, teksa debatoi me zv/ministren e institucionit në Komision për kushtet e trajtimit ndaj të paraburgosurve dhe mungesën e sigurisë, duke cenuar të drejtat e njeriut.

“Megjithatë, meqënëse ju përmendët gjatë fjalës tuaj mënyrën e trajtimit të të burgosurve dhe që sipas jush ka përmirësime, unë dua të ngre me forcë shqetësimin që prej të paktën 3 – muajsh, ju si Ministri, jeni njohur me një raport shumë serioz të Avokatit të Popullit lidhur me mënyrën çnjerëzore, antiligjore të trajtimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili ndodhet i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”. Për fat të keq, nuk ka ende asnjë përgjigje se përse nuk janë zbatuar nëntë rekomandimet e Avokatit të Popullit, lidhur me mënyrën se si ish-Presidenti i Republikës, ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit po trajtohet në IEPV “Jordan Misja”, tha Blushi mes të tjerash.

Bëhet fjalë për “Shqyrtimin e projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, e parashikuar në projektligj.

Ai denoncoi se Metës po i mohohet edhe e drejta për ajrimin dy herë në ditë, sikurse edhe takimet, përfshi atë katër ditë më parë me deputetin demokrat, Klevis Balliu, që nuk u lejua të hynte për takim në burg. Ai tha se Meta po trajtohet në mënyrë kriminale.

 

1 Komente

  1. "
    "Keqardhje per Vuajtjet e Metes"?

    jame shume ..shume i "Trishtuar" "Pikelluar".."Hidheruar" nga "Vuajtjet" e Heroit-Politikanit te madhe..ish Presidentiti..ish Disidentit...dhe ish Hajdutiti te Thesarit Ilir Meta(J).... SHikoni more Rrugace Qeveritare..si e keni lene ne dite te pikes kete Bir Kurve??Like Floriri?? Po pse na QAhet Bibilushi i Partise se "Tradhetise"...dhe nuk na Qahet Monika Muni Kryebazhella???A me Falni ajo e ka mendjen te BIG-Brother Albania...nje Sekret qe kame degjuar nga Kazani i Thashethemeve Shqipetare:Monika do te shkoj ne Afrike..ne BIG-GAMIA-Brother of GANA....pse jo??Sa so te kenaqen Afrikanet"!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Edhe Metes do ti lejohet jo vetem Ajrimi por edhe Pallimi i Monikes Online nga ish Futbollistet Afrikane qe solli Meta ne Shqiperi...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje