"Ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë afër tij" - Artan Hoxha tregon "frikën" e Berishës

24 Nëntor 2023, 09:15Politika TEMA
"Ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua për aksionin e fundit të SPAK, ku ra në pranga edhe Erzen Breçani. 

Hoxha tha se Berisha nuk po flet për këtë çështje, ndryshe nga sa bëri me "Metamorfoza 1", për shkak se i druhet një goditje të drejtësisë ndaj një personi shumë pranë tij. 

Hoxha përmendi gjithashtu një kullë dhjetëra milionë euro, e cila po ndërtohet tek zona e njohur si ish Ekspozita, ku sipas gazetarit po investohen paratë e narkotrafikut. 

"Nëpërmjet personazheve është kërkuar mbështetje politike në fushatë elektorale. Është rastësi apo e qëllimshme? Nëse në grupin e parë që u kap, Berisha fliste çdo ditë, këtë rradhë, goditja është nga këta që kanë mbështetur fushatën e opozitës.

Vijmë te paratë. Është skemë interesante. Janë personazhe që kanë shfrytëzuar të gjithë rrugët, nga paratë kesh, por edhe nëpërmjet bankave. Nëse e ke vënë re, Berisha flet çdo ditë për operacionin e parë të SPAK-ut për çështjen Metamorfoza, por nuk përmend këtë të dytin. Nuk e ka përdorur as pro dhe as kundër.

Ai ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë të afërt të tij.

Lidhet me investimet nga paratë e narkotrafikut në një kompleks shumë luksoz, që shkon te 75 milionë euro. Aty diskutohen…

Është kullë me arkitekturë shumë interesante, nga ato me pemë si në Milano, arkitekturë futuriste…. 

Ka patur problem në fillim për zbatuesit, por pallati është në karabina. Bëhet fjalë në krahun e djathtë të rrjedhës së Lanës, te ish ekspozita. Berisha nuk po e përdor politikisht këtë histori.

SPAK ka ndarë informacionet me territore dhe po operon, duke përzgjedhur fillimisht këta që kanë patur edhe krime më të rënda se trafiku, pra edhe vrasje", tha ai.

5 Komente

  1. k
    k

    Kurse ne menduam se e bënte per mbrojten e kushtetutës , ky hajdut non grata universal.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrofte lexhenda

      Vampiri shqiptar !

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaza

        O tan po e kupton do hapet saga vrasjeve Haklajve qe i ka bo breqani dhe bujari e lumneshi Mos bo si profesor o tan leshi.

        Përgjigjjuni
        1. Vini re o njerez. Ky burre burracak, ka nje sinqeritet ne menyren si flet ne konferenca dhe sdi se cfare thote. Mohon Brecanin sic mohoi baxhanakun, se eshte edhe shume frikacak, nderkohe qe ka zhytur duart ne lloj lloj pislliqesh. tek kjo kulla te ish ekspozita eshte ervin Mataj dhe Shkelzeni , a e dini ? Prandaj ky burracak nuk e permend fare. I pa moralshem eshte pak ti thuash ketij krimineli.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Vete kjo gojore qe po ban ky gazetar kriminel pushtetit te hajnave te ripjelljes tregon friken e ketij gazetari maskara.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje