“Berisha ka kohë që po rrethohet”, Frrok Çupi: Ai e di se ku ndodhet Ervis Martinaj

23 Nëntor 2023, 20:30Politika TEMA
“Berisha ka kohë që po rrethohet”, Frrok Çupi: Ai e

Analisti Frrok Çupi tha se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndërtuar sundimin në politikë në mënyrë vertikale, kurse pasurimi e ka vendosur në jetë në plan të sheshtë, duke i shpërndarë të mirat materiale tek persona të tjerë.

Ai theksoi se njëri prej personave është Ervis Martinaj, i cili sipas tij është përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë intervistë në “Special Report”, Frrok Çupi theksoi se Berisha ka informacion në lidhje me vendndodhjen e Ervis Matinajt, një personazh shumë i njohur në botën e krimit, i cili është shpallur i zhdukur dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare.

“Sali Berisha e ka ndërtuar politikën tij, e ka ndërtuar në mënyrë që politikisht ka sunduar vertikalisht, ndërsa në aspektin ekonomik ka sunduar në nivel horizontal. Të gjithë financat e tij, të cilat nuk janë të vogla, realisht janë të mëdha, e gjithë ajo është deleguar tek të tjerët që ta kontrollojë gjatë gjithë jetës. 

Ervis Martinaj, është njëri prej tyre. Është një njeri inteligjent. Kam informacione, kam të dhëna, se ish-kryeministri e di se ku ndodhet Ervis Martinaj. Berisha ka kohë që po rrethohet, në kuptimi që nga periferia. Ju e patë se u burgos dhëndri i tij, që është një pikë periferike e familjes dhe sigurisht që gjërat po vijnë drejt Gërdecit ku është i biri dhe drejt 21 janarit ku është ai vetë.”, tha ai.

Ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila liroi nga burgu Jamarbër Malletzin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e ish- kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas Çupit, gjyqtarja Ilirjana Olldashi me këtë vendim është rreshtuar hapur në anën e padrejtë dhe kjo është shumë e rëndë.

“Gjyqtarët kanë hyrë në një rrugë për të mbrojtur të padrejtën. Drejtësia në vendin tonë prej 30 vjetësh ka pasur një gropë të llahtarshme. Po bëhen 7 vjet, që Shqipëria bashkë me SHBA, po kërkojnë gjyqtarë dhe prokurorë për të gjetur dhe kjo gjyqtarja është brenda asaj radhës dhe ja çfarë po del tani. Kjo gjyqtare [Ilirjana Olldashi] është një vajzë, që ka marrë hapur anën e padrejtë. Këtu kemi të bëjmë me vrasjen e të drejtës dhe vrasjen e shpresës së njerëzve, të cilët po besojnë te drejtësia e re”, shtoi ai.

5 Komente

  1. D
    DMK

    Si ka mundësi që shumë nga këta trupjerdhurit të ashtuquajturit analistë dinë çdo gjë sikur kanë llampën e Aladinit Por prapë s'ju del asnjë parashikim Fred Çako duket më i besueshëm nganjëherë me harlliqet që thotë

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Te qifte analisti robt!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sali pordha

      Dmk hajt ta ve.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DMK

        Ik merrni sufllaqet plehra

        Përgjigjjuni
        1. f
          fcb

          Nuk komentoj ne shkrime qe vijne nga njerez qe kane pjerdh nga trute .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje