Rama rrëfen historinë e emigrantit që donte t’i blinte një vaskë babait

23 Nëntor 2023, 18:49Politika TEMA
Rama rrëfen historinë e emigrantit që donte t’i blinte

Në fjalën e tij në Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama paralelizoi suksesin e shqiptarëve në botë, të cilët njihen nga të gjithë, me njerëzit e thjeshtë, historitë e të cilëve shpesh nuk thuhen.

Ai rrëfeu historinë e një djali emigrant, i cili siç thotë Rama punoi fort për ëndrrën e tij modeste, por pas shumë lodhjesh ia arriti:

“Ndërkohë që mendohesha se çfarë do thoja këtu, m’u kujtua historia reale ne një djali, që ishte minoren kur iku nga një zonë e thellë në Greqi, kaloi kufirin ilegalisht dhe punonte si mbledhës frutash e kursente çdo lek që merrte, aq sa flinte në pemë. Në pemën e arave ku punonte. Dhe pse i kursente? Se kishte dhe ai një ëndërr, kur kishte shkuar atje për herë të parë, ishte larë më ujë të ngrohtë në vaskë dhe kishte ëndërr ta blinte e ta çonte në fshat e të lante babain.

Dhe ma ka treguar se si arriti të mbledhë lekët, të blinte vaskën dhe të paguante transportin, të bënte gjithë rrugën me mallrat aty afër vaskës që të ishte i sigurt që do arrinte në destinacion, të merrte pastaj një tjetër kamionçinë dhe kur futi vaskën në shtëpi, gjithë familja e priste, panë atë formën e çuditshme dhe menduan se djali qenka çmendur, e instaloi, hodhi dhe sapunët dhe e futi babain në vaskë. Më tha nuk doja që ai të vdiste pa provuar të lahej njëherë si njeri!

Sa janë këto histori e sa ka ndryshuar sot jeta e të gjithë atyre që në vitet ’90 u larguan dhe u përballën me vulën në ballë si njerëz të padëshiruar, por mësimi i të gjithëve është sa shumë mund të bëjmë kur realisht jemi gati ta ndjekim ëndrrën dhe të kuptojmë se nëse vendet tona ku ne kemi fuqinë shtetbërëse, nuk kanë arritur për shumë e shumë kohë aty ku duhej të ishin sot, kjo ka të bëjë me aftësitë tona.”

5 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    O zot sa medioker eshte bere ky njeri..te jesh i varfer nuk eshte turp o RK dhe vendet fqinje kane gati 20 vjet te pakten qe nga 2008 qe jane ne vend numerro dhe kolaps ekonomike dhe perseri shteti qe ti kryheson eshte ende larg. Turp sa shume ka degraduar me keto hartime. U bene gati 40 vjet qe Enveri iku ne bote tjeter e ju pishtaret e dhjetrokracise ende aty e keni mendjen vaska e banjes, coca cola, banane dhe porno nga jugosllavi.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Ik ore hajvan:mos i paraqit shqiptaret si indjane te amazones!Me mire shpjego me sinqeritet pse nuk duan te kthehen ata qe ikin!Po ta them une:Se ska shtet dhe as do kete sa te jemi ti edhe ne gjalle edhe me vone !Te rrofte qe ja hype karrikes se pushtetit ama te besh shtet ne shqiperi duhet te jesh i tjeter kalibri!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ne fillim te viteve 90, ndoshta edhe me keq se Indianet kemi qene!! Ishim te pa pare, nuk duhet te ofendohemi, eshte historia jone, dhe ka nje perse!! Problemi tani eshte se nuk mesuam vetem vasken e bardhe si ta istalojme, por edhe mjellin e bardhe si ta tregetojme, aq sa sfigurojme edhe Eskobarin!!!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vigjilenca

        Një popull i zgjuar ka një proverb që thotë : Në një vend që qeveriset mirë është turp të jesh i varfër, në një vend që qeveriset keq është turp që të jesh i pasur. Prandaj shihe mirë këtë punën e qeverisjes!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vaska

          Nuk eshte çeshtje paaftesie varferia mor koketul. Behesh i varfer kur lind ne zone te izoluar, kur prinderit i ke pa shkolle edhe nuk ke as mesues as shkolle per te qene, kur s’ke ku perplasesh kur semuresh, kur ligji nuk t’i mbron frytet e punes dhe kursimet me kontrata, certifikata pronesie, gjykates, police etj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje