Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Vlorës dhe një ndër zërat më aktiv në këtë këshill, Gjergji Nika, ka reaguar pas sulmit të Sali Berishës gjatë konferencës së sotme. Berisha tha se “ai s’ka asnjë lidhje me PD-në”, duke e cilësuar Nikën si “këshilltar të propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj”.
Në reagimin e tij, Nika shkruan se Berisha e nuk ka dashur kurrë një PD të fortë, të hapur e të bashkuar, por një opozitë të nënshtruar dhe të kontrolluar plotësisht prej tij.
Ai e akuzon kreun e PD-së se përmes përzgjedhjes së kandidatëve të dobët e të majtë, po e çon qëllimisht opozitën drejt humbjes për t’i shërbyer stabilitetit politik të Edi Ramës.
Reagimi i plotë i Gjergji Nika:
Berisha asnjëherë nuk ka dashur një PD të fortë, të hapur e të bashkuar, por një PD dhe opozitë të nënshtruar
Zgjedhjet e pjesshme vendore po e nxjerrin lakuriq një të vërtetë që demokratët duhet ta pranojnë pa iluzione: Sali Berisha nuk ka dashur kurrë një PD të fortë, të hapur e të bashkuar. Ai ka dashur vetëm një PD të nënshtruar, të varur nga vullneti i tij, një opozitë që nuk ngrihet për të fituar, por për të justifikuar humbjet e tij. Prandaj ai vazhdon të investojë në një opozitë të rreme, të kontrolluar dhe të nënshtruar, me qëllimin e vetëm për të mbajtur peng demokratët, për të ruajtur ndikimin personal dhe për të shërbyer si garanci e stabilitetit politik të Edi Ramës.
Në vend që të mbështesë kandidatë me integritet, me eksperiencë politike, profesionale dhe me peshë morale, Berisha po "përzgjedh" figura qesharake e groteske, shpesh të ardhura nga e majta, pa biografi politike, madje edhe me të kaluar të dyshimtë.
Kjo nuk është rastësi!
Në Vlorë, ku dikur PD kishte një bazë të fortë dhe një potencial real për ringritje, Berisha ka vendosur të “mbështesë” individ që as vetë demokratët, nuk e duan, nuk e njohin dhe as nuk do ta mbështesin, ngaqë për të, vitet e fundit garat zgjedhore janë farsë.
Një farsë e menduar mirë për të shmangur çdo kur të humbasë dhe për të ruajtur kontrollin absolut mbi një opozitë të dobët e të përçarë.
Ky është modeli politik i Berishës prej vitesh: një opozitë që nuk lufton për pushtet, por për mbijetesën e liderit të vet; një PD që nuk shërben si alternativë, por si peng i llogarive të vjetra, dosjeve të hapura dhe pazareve nën dorë. Në çdo garë zgjedhore të viteve të fundit, Berisha ka ditur të humbasë me stil, jo nga paaftësi, por nga strategji.
Ngaqë një opozitë e fortë do ta nxirrte jashtë loje, ndërsa një opozitë e kontrolluar e mban në qendër të vëmendjes dhe i garanton vazhdimësinë e pazareve politike.
Humbja e PD-së i shërben vetëm një njeriu: Sali Berishës. Ai nuk do pushtet për demokratët, por për veten. Nuk do fitore për Shqipërinë, por për të ruajtur imunitetin politik dhe ekonomik që i siguron roli i "liderit historik". Prandaj, zgjedhjet e pjesshme janë vetëm një tjetër akt në një shfaqje të gjatë ku humb opozita, fitojnë pazaret dhe forcohet pushteti i Edi Ramës.
Edhe këto zgjedhje, si ato të 11 majit janë të shitura. Kurrën e kurrës PD nuk mund të mbështesë një kandidat të majtë. Një kandidat që në vitin 2021-2023 i aderuar si anëtar të PSD, ka qenë te LSI te PS, e në fund ka qenë dhe këshilltar i Prefektit të Vlorës. Unë kuptoj qartë që këto zgjedhje të shitura me qëllim për t’i vënë një kandidat të dobët, që diferenca të dalë e madhe.
Demokratët duhet ta kuptojnë se një opozitë që mbështet kandidatë pa dinjitet e pa identitet, që i shërben një lideri të korruptuar dhe jo kauzës së lirisë, nuk është opozitë e vërtetë. Është një instrument për t’i shitur zgjedhjet në tavolinë dhe për të mbajtur gjallë një sistem të kalbur.
Sa kohë që opozita mbahet peng nga Berisha, çdo votë për “Berishën opozitar” është votë për Ramën në pushtet!
T’i kthejmë shpinën këtij modeli të vjetër, të shkëputemi nga pengmarrja e Berishës dhe të ndërtojmë një opozitë të re, të sinqertë, të bashkuar dhe me vizion europian. Vetëm kështu PD mund të rikthehet si forca që shqiptarët dikur e besuan për të sjellë ndryshimin.
Dhe, meqënëse “lideri historik” më quajti të vënë nga Basha dhe pa lidhje me PD, po i përgjigjem: Unë kam qenë, jam e do të jem demokrat! Ndryshe nga ata që udhëheqja e PD mbështet duke vazhduar marrëveshjen e 11 majit!
Ndaj i ftoj të gjithë qytetarët e paangazhuar, opozitarët e sinqertë, demokratët e vërtetë, dhe të majtët e zhgënjyer të më bashkohen në këtë përpjekje për ta kthyer Vlorën në një qytet që i përket qytetarëve, jo klientelës politike.
Me vjen keq por ti labi qenke njeri i vonuar. PD eshte parti e familjes Berrisha dhe si pronar bene çfare te doje , ku e shikoni te keqen , nuk e do Vloren nuk vendos kandidat, problèmi qendrone te ju bufonet e Bufit komunist qe nuk kuptoni realitetin.....
Lok i qelbur
Ta ka dhene pergjigjen egzakte , moj kalbesire e neveritshme , moj funderrine komuniste qe I mbeshtetur nga modeli yt kriminalo -hajdut , Po e mban peng opoziten , demokracine dhe gjithe Shqiperine . KY eshte zeri dhe deshirat e demokrateve te vertete , more bastard I R. Alise , more misionar I minimit te demokracise dhe plackitjes se Shqiperise , sic te Kane damkosur anglo-amerikanet ! Po , o ndyresire komuniste , o kapobande I bandes lyrashe te flamurnokerise , I Lulezimi Bashes eshte KY djale guximtar , tipik vlonjat, I atij Lulezimi Bashes qe Petendimi I lirise shikonte njeriun e paster , njerezor dhe me formim Perendimor dhe Jo dhtrigsnin stalinist si ty qe egersine dhe gjithcka cnjerezore e ke te gedhendur ne shemtine e fytetes tende dhe ne cdo fjale e fjali qe vjell goja jote gerrnjare . Puuuu! Fare e keqe !
Trim mbi trimat ky Gjergj Nika, qe 9 here ka triumfuar ne zgjedhje e 9 mandate te fituara ka...
Njeri pas tjetrit po dalin gjithe djajte nga shishja e kufomes non grata.
BRAVO!
Peniciline Vicidoli nuk eshte PD, ka koh qe kapitulli verior i PD nuk eshte me ne lidhje me qendren, doktor Mortja eshte deputeti i kavajes qe eshte qendra e PD se Vicidol Slovodankes e njejta gje vle dhe per PS e veriut qe nuk eshte me suzeran i PS se Fierit e Elbasanit e fantazmes Ediqi dhe Bollindes dhe Keqera Kumbaros,ne Tirane qeveris Blendi Gonxhja
Me duket se filloi kthesa e PD-se...vetem nje keshille miqesore Gjergjit: mos dil per gjah sidomos andej nga Voskopoja...