Arlind Qori dhe Lëvizja Bashkë duken më afër profilit të një “trockisti”, sipas studuesit Marenglen Kasmi. Në një intervistë për Tema, Kasmi sjell detaje të rëndësishme të kohës së parë të themelimit të Partisë Komuniste, grupit të të rinjve dhe përplasjeve të pashmangshme me diktatorin Enver Hoxha.
Studiuesi ndalet te e majta shqiptare përgjatë një shekulli, duke filluar nga Fan Noli e deri te “trockistët” e kohës sonë. Brenda partive të mëdha dhe fraksioneve që ato prodhuan, sipas tij, ka pak për t’u krahasuar. Megjithatë, ai e sheh më afër figurës së një “trockisti” modern Arlind Qorin dhe partinë e tij “Lëvizja Bashkë”. Kasmi thekson se, ndryshe nga koha e Sadik Premtes, sot “trockistët” e rinj nuk përndiqen me pushkë, por me margjinalizim, përjashtim dhe heshtje.
Së fundmi, Marenglen Kasmi ka botuar studimin “Sadik Premtja, trockisti i fundit” (Shtëpia Botuese Naimi), ku analizon zhvillimet e periudhës së parë të themelimit të Partisë Komuniste dhe përplasjet mes Enver Hoxhës dhe grupit të të rinjve, me qendër Sadik Premten. Ndiqni videon.