Mustafa Nano: Reforma në drejtësi nuk ka dhënë frytet e duhura. Rama do ta bëjë gjyqësorin me ndërtesë dinjitoze? Le t'i japë dy ndërtesa të ministrive

20 Tetor 2025, 09:49Politika TEMA
Mustafa Nano: Reforma në drejtësi nuk ka dhënë frytet e

Vrasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit, arrestimi i një avokati nga një prokuror në Elbasan, si dhe bojkoti i paralajmëruar i avokatëve, tregojnë se diçka nuk shkon me sistemin e ri.

Mustafa Nano thotë se sistemi i drejtësisë është ende në formim e sipër, me boshllëqe të mëdha në burime njerëzore dhe organizim.

“Reforma është pothuaj e mbyllur, por sistemi i drejtësisë është ende i pangritur dhe jo efektiv. Ka gjykata që kanë nevoje për gjyqtarë. Fjala vjen, Gjykata e Apelit ka gjysmën e gjyqtarëve të nevojshëm. Po kështu, institucioni i akuzës ka nevojë për prokurorë. Kemi gjyqtarë që mund te kenë çështje të pafund, për shqyrtimin e së cilave do duhen vite dhe kjo është arsyeja që marrja e vendimeve vonohet.

Sistemi i drejtësisë nuk ka nevojë vetëm te japë drejtësi, por edhe ta japë atë në kohën e duhur. Dhe reforma në rrethana normale këto dy gjëra duhej të synonte: të jepej drejtësi e të jepej në kohën e duhur. Mirëpo reforma jonë u bë me synim tjetër: të pastronte sistemin prej korrupsionit.

Vrasja e gjyqtarit që ishte një rast i paprecedent (nuk kishte ndodhur ndonjëherë ne historinë e Shqipërisë politike që nga viti 1912 të vritej një gjyqtar në detyrë), duhej të na kishte bërë të ndaleshim më shumë në këtë çështje, por zhurma reshti shpejt. Ngjarja tanimë është arkivuar”, tha ai për MCN.

Megjithatë, Nano theksoi se ka një përmirësim në cilësinë e gjyqtarëve, për një sërë arsyesh.

“Sistemi ka probleme sa të duash, por unë mendoj se në krahasim me çfarë ka qene, duket pak me i drejte, ne kuptimin që gjyqtarët i shoh me korrektë, ndoshta edhe ngaqë ndihen më kontrolluar nga të gjitha drejtimet, u kontrollohen të ardhurat, vendimet qe marrin, pra ka në lloj transparence.

Pastaj, të mos harrojmë që pjesa më e keqe e sistemit u bë dalje. Kjo nuk ishte arritje e vogël. Gjatë vetingut mund të ketë ndodhur në ndonjë rast që ‘me te thatin është djegur dhe i njomi’, por mund te thuhet pa frike se ka ikur pjesw me e keqe e sistemit”, tha Nano.

Në lidhje me premtimin e kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e godinave të reja për sistemin e drejtësisë, Nano tha se ato nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me eficencën e sistemit, por më shumë me dinjitetin dhe sigurinë.

Sipas tij, më mirë do ishte që dy ministri t’ua japë gjykatave.

“Nuk mendoj se ka lidhje me eficencen e sistemit. Ndërtesat e bukura dhe pompoze kanë lidhje me dinjitetin e sistemit madje mendoj se kryeministri Rama mund ta zgjidhë para vitit 2030 këtë gjë me një mënyrë nuk e di pse nuk i shkon në mendje: le t'u japë gjykatave një a dy godina të ministrive, dhe të kalojë ministritë te ndërtesa e gjykatave. Mund ta bëjë fare kollaj këtë rokadë. Por, edhe një here them, se ndërtesat e reja që Rama premton nuk kane lidhje të drejtpërdrejtë me eficencen e sistemit”, tha ai.

30 Komente

  1. D
    Dakota

    Shpresomë që Rama mosë të vjedhë edhe ndertesat e ministrive si Saliu Shqupin. Por jamë dakort me Nanoë.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      Një ndërtesë e madhe ku të hyjnë të gjitha gjykatat që ndodhen në Tiranë, ose pranë njëra tjetrës......... . Dhe jo siç thotë Muçi, në qendër të Tiranës.......... . Ndërtesat duhen bërë në zgjatimin e Bulevardit të Ri, ose jashtë Tiranës. ......... . Shpërndan trafikun............. Sa më shpejt, ndërtesat publike që mbledhin shumë njerëz, duhen larguar nga Tirana......... . Bashkia, Policia e Shtetit, Kadastra, Ujësjellësi, Spitalet, Universitetet, Stadiumi i Ri Kombëtar, etj. duhen ndërtuar në të djathtë të rrugës që shkon nga Qafa e Kasharit në Rinas, aty ku është një universitet privat.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fati i keq i yni me Spak e Gjkko

        Jo o Muc Nano, jo. Rama duhet tia ofroje drejtesine e re me koncesion Italise.

        Përgjigjjuni
      2. O
        O Muci çfare thua

        C'thua mo Muci , ti japi dy ndertesa te vjetra akoma me arnime do punoni , pse mos te ndertoje 5 gjykata te reja me standarte bashkohore ne nje rruge dhe te quhet rruga e drejtesise, ku i jep lehtesi te gjithe qytetareve qe vijne nga rrethet mos te allakaten neper Tirane . Ne Luxembourg kane bere nje te tille ku quhet Cité des avocats ku aty jane te gjitha gjykatat gjitheçka qe te lidhje me drejtesi

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Shume mire e ka komentuesi i mesiperm,te ndertohen pese gjykata te reja dhe te quhet rruga e drejtesise.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mendje ndritur

            Eeeh, se kjo e ka penguar drejtesine-emri i rruges! Dhe sa t’i vihet emri rruges dhe te behen ca tendera per godinat e drejtesise, ku gjysma e parave do vidhen nga ata qe do ndeshkojne hajdutet e tenderave, drejtesia do shkelqeje

            Përgjigjjuni
        2. A
          ADRIATIK:

          Futja kot o Mustafa.Ndretesa per gjykata ne mes te kryeqytetit.Tollovi dynjaja te gajaset mileti.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Ambasadori 3 mujor po fillon te dal nga pak por duke i dhene mend kryeministrit. Mustaf ose Mustafa je komplet jashte shkrimet qe ben kundera km nuk kane vlere me

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na myten

              Foli Muci nga lartesia e Tomorit. Cfare ka bere ky ne jete?! Asgje. Gazetar i deshtuar se per diplomat as per ambasador i Policanit ne Berat nuk bente. Mediat shqiptare bejne 69 me njeri-tjetrin qe t'i shtojne dite e dhjera vetes.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na myten

                Foli Muci nga lartesia e Tomorit. Cfare ka bere ky ne jete?! Asgje. Gazetar i deshtuar se per diplomat as per ambasador i Policanit ne Berat nuk bente. Mediat shqiptare bejne 69 me njeri-tjetrin qe t'i shtojne dite e dhjera vetes.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Davidi

                  Ujku duhet te nderroje zakonin o Muçi I Bardhes, jo qimen.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    luga e supes se rames

                    Dhe me i vaket se ky muci me kostum,qe tani perpiqet ti futet gazetarise nga dritarja, eshte ky shkrim i tij,fare i pjerdhur.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapajane hesapi

                      KY Faja qeka gamor fare, por gamor Skraparit.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patrioti.

                        Ore djalë i nomeglaturës e ing.i rrymave të dobta kush kujton se je.Je një HIÇ .Por rriji menderes sipër dhe lëri ata që jan votuar të bëjnë mëtë mirën.Ambientet pasqyrojnë kulturë por nuk parandalojnë ngjariet Ngjariet i parandalon ajo PESHORIA që është simboli i drejtësis.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arrow

                          Fatkeqësia e injorantëve është "padituria" e tyre që i bënë të duken keq, si kur venë kollare , ashtu edhe kur mbathin rripa për pantallonat. Të jesh gazetarë i mirë nuk do të thotë se je euridit e aq më pak kur në këtë profesion je autodidakt!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astriti

                            vazhdon te te mbertheje deliri .fole shume ,po sthe asgje ,mundohu here tjeter te flasesh pak e te thuash shume .e nese smundesh keshtu ,mbylle .

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mara emigrante ne Itali

                              Nano osé Mutafa koha jote ka mbaruar , perse bere doreheqe nga ambasador ? Nga pa aftesia .? Mos u mundo te japesh mend se je jasht llogjikes , te mbaroi koha se çdo veprim matet mè kohen dhe llogjiken .

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kris

                                Te presim sa te behen ndertesat e reja.Mendoj qe nisma e Rames do sjelle ndryshim.Duhen ndertuar dhe dy kulla ,nje per avokatet dhe nje per noteret. Cdo punonjesi te dreqesise ti jepet makine dhe ti vihet ne disposition badiguardi. Me keto masa hyjme te sigurte ne Europe Harrova qe duhet ndertuar dhe ministria Diella me grantet e Sorosit

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjok

                                  Dhe ti indirekt po thua se ndertesat jane problem I drejtesise?! Sa i lig je!!! Ha qyl me te tute ne administrate publike dhe mos ha mut ketu

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tomorica

                                    Muç skraparliu , nuk i dha dot mend Ramës kur ishte ambasador dhe po mundohet ti japë tani që është i pa varur . Nuk mund ti zejë bytha vend Muçit .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zeqo ziu

                                      Reforma me zvarritje, as ngjallen e as japin shpirt Mustafa djali, kam 35 vite që vij rrotull për një gjyq i cili u shkrua gabim si vendim , pa kokë , pa këmbë e alete të tjera që vendimit i duhen për zbatim , kur ai merr formë të prerë. Kur e fitova të drejtën e mohuar në kohën e "diktaturës tonë të dashur " mendova se demokracia do bënte punë të mira , por..., shumë shpejt , bile shumë më shpejt se ju wë fluturuat si "cinxurri" i themi ne nga jugu , gjinkallës që fluturon edhe me cipal në prapanicë , po tani ç'më thua kur unë shkova 80 vjeç , do bësh ndonjë shkrim për Allaun që t'i lutesh për mua të më rritë mpshën edhe 35 vite më shumë, me demek të më lëretë gjallë deri në vitet 2060-2065 Si nuk keni nxënë akoma o kalemxhinj kolltuqesh , sepse edhe Ju u bëtë pjesë e lojës në politikë dhe akoma flisni si e ëma e Zeqo ziut nënë thanë

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tellalli

                                        Zeqo , Kush është ky Allahu ?! Mos e kishe fjalën për Zotin ? Të duket më i drejtë emërtimi arab ?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. M
                                        Maro

                                        Nje eeforme qe nuk ka gjyqtare. Kam dosjen nga 17 ne gjykate. Nuk kam nje seance.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          turr qija

                                          o Muco, vertet, pse i ngjan kaq shum Erdoganit?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Real

                                            U hoq pjesa me e keqe e sistemit te meparshem thote ky !!!!!!! Po pse nuk thua qe u bene keto te rinjet me te koruptuar se ato.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zeqo ziu

                                              O Tellall, zëmër kaur Thuaj frazën e duhur Një fjalë thashë "gabim" Ironi ishte mor trim Tuaj për atë që dhëmb Në kupton në je me mënd Unë nuk njoh as Allah as Zot Nuk besova as dje as sot 80 vjet as i takova As u shplodha e as u lodha Ti ku i gjete ? Bëre kuvënd? Na trego e mos u trëmb Atë shpellën nënë shkëmb Të llafosemi të gjithë Të tregojmë marrëzitë Bëhu burrë, shih hallin tënd Hapi punë fiqirit tënd Ke plot gjëra për t'u marrë Gjej për vete punë të mbarë

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Injoranca

                                                Nuk eshte ndertesa qe ben punen, por truri, I cili pjeserisht eshte injorant. Kjo puna e nderteses, eshte si ai qe vjen nga fshati ( nuk kam asnje me fshatin, por vendin po e marin ne qafe te tille injorante ) veshin kostumin e koka bosh. Shqiperia nuk eshte ne vitet 50, sot mendjen e gjen po te kerkosh, duke perjashtuar qokat. Do vije nje dite, qe kjo injorance do mbuloj vendin e hajde shkuli Mjerr vendi yne ce pret.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. W
                                                  WV

                                                  Muco KE CILA MINISTRI KE QEJF TA PIJME KA FEN SOT? JO PER GJE PO TE NA TREGOSH KUJT MINISTRIE JA KE VEN SYRIN. SE HELBETE TY TA NDEGJOJNE FJALEN ......spo flas me shume. katundari.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kavaja

                                                    Po jo o Muci se asgje nuk ka ndryshuar nga reforma ne drejtesi. Po ty keshtu te takon te flasesh se e kalove vetingun e bashkejetueses, duke thene poshte e perpjete pse duhet tew ndeshkohet ajo per pasurite e mia. Po o Muci, shumica e gjyqtareve ashtu jane ndeshkuar dhe per pasurite e bashkeshorteve qe i kane patur te ligjshme, por gruan tende e kaluan mgjth ne nje fare menyre ti e pranoje qe pasurite e tua mund te ishin dhe te paligjshme. Se te themi te verteten ti nje gazetar i rendomte kishe tre kater apartamente ne pronesi, ndersa nje gjyqtare me me eksperince pune 30 vjecare ka ikur nga puna pse kishte dy apartamente sebashku me bashkeshortin. Po patjeter flet ne kete menyre se i dha bashkeshortja jote nja dy vendime te fuqishme qe vinin era korrupsion liroi Florjan Markun qe me pas iku ne drejtim te paditur i cili akuzohej per mbajtje paleje te nje arsenali armesh, si dhe rrezoi kerkesen e prokurorise per sekuestron e pasurise marramendese te vellezerve Marku dhe nuk u mor asnje mase per te. Keshtu qe duhet te jesh shuuuume i lare vete qe te flasesh per te tjere

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tatjana

                                                      Shqiptaret drejtesi do te marrin vetem ne qofte se ketu vijne te punojne prokurore e gjyqtare italiane ose amerikane. Ketu nuk jepet drejtesi. Nje pjese jane te paafte, nje pjese shohin duart dhe nje pjese duan te bejne kariere duke qene njerez te zinj.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje