
Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtarë, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka bërë dje disa deklarata të forta rreth trazirave të vitit të mbrapshtë 1997, ndërsa ka paralajmëruar për një grusht të mundshëm shteti këtë vjeshtë, referuar thirrjeve të ish-kryeministri Sali Berisha për revolta, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama 3”. Në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Braho është kthyer pas në kohë, teksa shprehet se autori kryesor i trazirave të vitit 1997 dhe madje shumë të këqijave që kanë ndodhur në Shqipëri, është ish-kryeministri Berisha, aso kohe President. Por Braho ka shkuar më tej, kur thotë se Berisha po përgatitet për grusht shteti gjatë ditëve në vijim. Ai thotë se kështu po vjen një tragjedi e re dhe e pariparueshme për vendin.
-Zoti Braho, disa intervista të tuat që gazeta “SOT” ka botuar pak ditë më parë, ku ju keni cekur edhe pjesë nga libri juaj “Masakroni Servet Pëllumbin” kanë ngjallur interes. Kështu që më lejoni t’ju pyes, pse po këmbëngulni aq shumë në ato ngjarje dhe pse sipas jush, arktiket i shumë krimeve që kanë ndodhur në Shqipërinë e pas viteve ’90, është Sali Berisha?
Fare thjesht. Viti i zi 1997 është një nga faqet më të zeza të historisë së shtetit shqiptar gjatë më shumë se një shekulli. Ne fituam një luftë botërore antifashiste e cila për hir të vërtetës i solli më pak dëme Shqipërisë nga ato që na solli viti 1997. Dhe ’97-n për fatin e keq e bëmë vetë, apo më saktë na e bënë ca shqiptarë antishqiptarë. Që këmbëngul në faktet e atij viti arsyeja është shumë e thjeshtë: autorët e atij krimi të përbindshëm nuk u ndëshkuan asnjëherë, as në atë kohë dhe as në vitet që erdhën më pas, për shkak të kompromiseve politike.
-Për kë e keni fjalën konkretisht?
Ua kam thënë dhe herë të tjera: krimi i 97-ës ka shumë autorë. Disa prej tyre si Gazidedja, Zhulali, Adem Çopani e ndonjë tjetër kanë vdekur. Por koka e krimit ka qenë dhe mbetet Sali Berisha, ish-president në atë kohë. Ai është ideatori i asaj gjëme të paimagjinueshme. Pavarësisht se faktet ndaj këtij personi janë të shumta, çuditërisht ai nuk është dënuar asnjëherë. Ky fakt atë e ka trimëruar dhe ai përgatitet t’i shkaktojë gjëma të reja këtij vendi dhe këtij populli… Kjo më shtyn të flas, të dëshmoj dhe të akuzoj. Ju kujtohet besoj se si mbyllet drama e famshme e Bertolt Brehtit ‘Arturo Ui’, që personifikon Hitlerin dhe krimet e tij në Luftën e Dytë Botërore: Barku që e polli (atë monstër, pra Hitlerin) ende nuk është shterpëzuar. E unë mendoj se barku që polli 97-n nuk është shterpëzuar. Monstrat i kemi rreth e rrotull, të gatshëm ta mbysin sërish në gjak Shqipërinë dhe t’i vënë flakën si njëzet e ca vite më parë. Barku që e polli neofashistin Sali Berisha nuk është shterpëzuar. Përkundrazi livadhi i Berishës është i mbushur plot me humus dhe bishat kanë harbuar si asnjëherë dhe janë harbuar. Kanë marrë zemër nga mefshtësia e shtetit dhe mosveprimi i organeve të drejtësisë dhe janë bërë më shumë agresivë… I kini dëgjuar thirrjet luftënxitëse të Sali Berishës? Si mund të heshtet përpara kësaj mostre?
–Shiko, ka një kakofoni dhe shumë lexues të gazetës “SOT” dhe më gjerë madje, me të drejtë pyesin se a ka shumë fakte Spartak Braho? Pra sa do të vazhdojë kjo histori dhe kur iu do i bëni publike faktet dhe provat që keni në “çantën e zezë”?
Nuk është çanta. Një popull i tërë e tregon me gisht këtë njeri si përgjegjësin kryesor të shumë tragjedive gjatë tridhjetë viteve të fundit. Ka ndodhur 97-a e 98-a, ka ndodhur Gërdeci e 21janari...Çfarë doni më? Ah po! Ka edhe diçka tjetër, të përfolur, por ende ta pashpallur botërisht: janë dokumente që vërtetojnë shërbimin e tij të devotshëm ndaj shërbimeve sekrete serbo-jugosllave..
-Berisha ka qenë agjent i tyre?
Po. Dhe vazhdon të jetë.
-Ju keni dokumente për këtë?
Po. Deklasifikimi dhe njohja e shumë dokumenteve serbo-jugosllave do ta vërtetojnë plotësisht këtë fakt. Jam i bindur për këtë. Destabilizimi që kërkon të bëjë Sali Berisha është në skenarin e kësaj agjenture. Ai e di fare mirë se çfarë e mundon më shumë në jetën e tij, prandaj dhe vazhdon me kokëfortësi në rrugën antikombëtare. Keq, shumë keq për të, por edhe për këtë popull që vuan pasoja të paranojave të tij antishqiptare. Mbase kjo sjellje aktuale e opozitës do të shënojnë dhe fundin e tij si politikan. Le të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria dhe opozita aktuale nga ky zuzar politik që i ka shkaktuar shumë gjëma këtij vendi prej tridhjetë vjetësh...
– Sidoqoftë, le të mbetemi hë për hë te ngjarjet e vitit 1997 dhe ato të grusht-shtetit të shtatorit 1998. Ju kini shprehur dyshimin se ajo histori mund të përsëritet gjatë kësaj vjeshte që sapo ka trokitur dhe ndërkohë lëmit të politikës i është shtuar edhe Ilir Meta si personazh. Pse e keni këtë dyshim?
Po, është e vërtetë. Për sa kohë në PD do të bëjë ligjin Sali Berisha, ky rrezik është evident. Berisha ka uzurpuar Partinë Demorkatike për hallin e tij dhe ai i ngjan një bishe të plagosur dhe mendon se vetëm një përplasje civile, një grusht shteti mund ta shpëtojë nga ndëshkimi. Ja shiko, unë po të jap sot një listë me 600 persona (që ju mund t’i botoni në vijim) se si janë armatosur me urdhër të Sali Berishës për të sulmuar jugun e vendit. Budallenjtë, përveç emrit dhe firmës kanë shënuar edhe numrat e kartave të identitetit. Armatosja e militantëve të PD-së ka ndodhur në disa rrethe të vendit në atë kohë. Këta njerëz dhe të tjerë ka rrezik të vijnë të armatosur në gjatë protestave të thirrura nga Berisha… Të jetë kjo e rastësishme dhe të mos jetë e menduar nga krerët e opozitës? Nuk besoj. Megjithatë le të shohim…
-Ju flisni për rrezikun e një grushti të ri shteti? Sa e mundshme dhe sa ka mundësi të ndodhë një grusht i ri shteti?
Pikërisht këtu e kisha fjalën. Berisha po përgatitet për një grusht të ri shteti dhe këtë pritet ta bëjë me shpurën e tij. Besojeni apo jo. Por ai po përgatitet. Prandaj po përmendë fjalët e Julius Fuçikut: “Njerëz, jini vigjilentë!” Do të jetë një tragjedi e re dhe e pariparueshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, për t’i dërguar një mesazh të qartë qytetarëve dhe zbardhur strategjinë e horrit Sali Berisha.
– Shiko zoti Braho, ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kjo duket e pabesueshme që të ndodhë. Ndërkombëtarët nuk besoj se do të lejojnë një gjë të tillë… Ka ligje, ka rregulla dhe kjo do të ishte fatale për opozitën, apo jo?
Kjo është e vërtetë. Po Sali Berisha nuk i njeh rregullat dhe është i paparashikueshëm në të keqen e tij. Viktor Hygoi ka thënë se: “Për sa kohë tirani merr frymë, liria e ka lakun në fyt”. Nuk them ta varin Berishën, por ta gjykojnë. Ne si vend demokratik duhet të ecim me ligje, me drejtësi, por nuk duhet të falim. Falja e kriminelëve është atentati më i madh kundër demokracisë. Këtë duhet të kenë parasysh ndërkombëtarët. Po shpresuam se do të ngrihen komisione hetimore parlamentare për ngjarjet që mund të ndodhin, e kemi të humbur davanë. Këtë kërkon me ngulm Sali Berisha dhe kamikazët e tij. Është si puna e komisioneve për 97-n apo grushtin e shtetit të 98-s, të cilat rezultuan në zero. Unë si ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, si ish-deputet, si politikan dhe si qytetar kam detyrë të paralajmëroj. Unë kam treguar me gisht kokën e krimit të 97-s dhe të 98-s dhe nuk do të më falej po të mos shprehem hapur për gjithçka mund të ndodhë. Gjuha që po përdor si Berisha, ashtu dhe Meta nuk parashikon asgjë të mirë.
– Me sa di, pas ngjarjeve të grusht-shtetit të vitit 1998 është kërkuar heqja e imunitetit të Sali Berishës. Pse nuk veproi drejtësia në atë kohë?
Kjo është e vërtetë. Më 18 shtator 1998 Parlamenti, në bazë të një kërkese të komisionit hetimor parlamentar që kryesoja unë, votoi në shumicë dërrmuese pro heqjes së imunitetit të Berishës. Nga 113 deputetë që morën pjesë në votim, votuan pro heqjes së imunitetit 108 deputetë. Dhe ishte një votim i fshehtë. Ndër ata që votuan pro ishin edhe deputetët Luan Rama dhe Nikoll Lesi. Pse nuk veproi drejtësia?, pyesni ju. Më duket se e kemi sqaruar edhe njëherë këtë çështje. Nuk u interesonte udhëheqjes socialiste të asaj kohe që ta arrestonte Berishën dhe të ndëshkonte kriminelët. Eh, pushteti është i ëmbël dhe ka favore. Mirëpo kështu nuk mund të ecet pafundësisht…
Spartak beje kujdes! Ka shume histori te dyshmta per rolin tend. Shkoi gjerave deri ne fund! Rinderti identitetin real, Jo te ne postuesve anonim ne portable. E di qe mund te ndihmosh kete vend, duke konsideruar kush je. Sot ti je person I anatemyar dhe I respektuar. Spartak Le te ndertojme Shqiperine e lakmur nga te huajte! Packa se mund sa ne mund ta besojme!
Spartaku or bir eshte nje buce qen qe kafshon cdo gje qe leviz.Eshte nje shpifes e intrigant.Eshte nje hetus i piste i kohes se Dulles.
Spartak Braho është një patriot i vërtetë dhe një jurist i shkëlqyer. Të gjitha sa deklaron zoti Braho jane të vërteta. Sali Berisha eshte krimineli me i pakahasueshëm dhe pikë. Nqs,Berisha nuk ndalohet,shqipërinë e pret një gjem e zezë dhe do shktërrohet vendi komplet. Këtë presin Berisha dhe Meta të bëjnë grusht shteti,të fusin popullin në vlavrasje.
Spartak, Gledis Nano guxoi, por ia prene koromanen... Sali Berisha iu duhet pushtetareve si gogol per kete popull fshatar.
Ore shikoni kush u arraestua ne Tirane: Sali Lusha dhe Tat Lici me kallash. Tat Lici ne tirane i biri vret e pret neper shkoder. Kot nuk ka shku Tat Lici ne tiran, ka mbledhe plaku Saligrad gjithe plerat e shqipnsie
Grusht shteti si te selia e Pd!
po , do tia fusin karit ne grrusht
O Taku , o hape atë çantë , o mos e permënd më , sa për grushtin e shtetit e pamë më 8 janar , të dy ishin , bashkë me dhëndrin që hipte si majmun majë makinës të Lulit , Grida me Salianjin i zhdëpën në dru , dhe s’e morën dot SHQUP-in .
Shko ndro bebelinon o debil...kane armatosur ketè timin...do e shohesh, do bejne nje mut, dhe, do e hanè...
Hetoni dhe izoloni Arben Krajen dhe mafjen policore; po kush,do ta beje. Kete le ta gjejne ata qe kane marre persiper te qeverisin ate vend. Kur e kishte diktatori, u preu kokat, sot e gjykojme. Le te gjykohet dhe nje tjeter pas vdekjes, ama te shpetoje vendi se boll me. Apo doni te kercase nga Veriu ne Jug e pastaj le te zgjidhet vete?! Kete do Saliu dhe Iliri.
Ky Spartaku o duhet dekoruar si njri qe shpeton Shqiperine,o i duhen qire te katermbedhjetat si shpifes dhe prishes i qetesise shpirterore te nje kombi.Ose(duke qene se s'ka ligj dhe shtet) duhet rrahur publikisht lakuriq nese eshte e vertete e dyta.kjo kerme e koheve te erreta,njeri i neverritshem qe krehohet me etiketimin si shites e bkeres sekretesh eshte turp per politiken.
Spartak! Trego te vrteten e kasetes te Dritan Priftit, leri keto dokerra neper gazeta !
Doli Tak qelbesira/
Ne se dini fakte keni pergjegjesi penale qe sflisni. Keni 30 vjet qe keni mbushur canten por spo e hapni. O sot o kurre ju delenxhij. Drejtesia i di faktet por nguron. Edhe Drejtori Nano as beti gje, as flet gje. Perse punojne keta njerez? Asgje nuk i sherben vendit, kur nuj flet ne kohe. Pas te vjelash, si kofini maj plehut, ska asgje vlere. Pergjegjesia duhet te dale sa me shpejt, te mos trashen gjerat. Ju qe keni fakte hapeni thesin, te shpetojne nga kriminelet ne pushtet.
Kur Shkruan BRaho qelbet ere gazeta.
Akoma ky burri i poshter i cantes se zeze?!
O Braho ,na u enverrite ,si te majteve dhe te djathteve.Je nje buce qe kafshon cdo gje qe ecen rruges.
Edhe mamane tende p.sh.???? O po pastaj para se te shkruash thuaj te ruhet .....apo i pelqen ta kafshojne ????
Tak spiuni
Njere ky vend me zagare si Spartak Braho neper kembe,
Sigurisht qe sulmet e krimineleve non grata floriri kane filluar, shtimi i krimeve qe po ndodhin cdo dite behen nga keta kriminel me qellim per te krijuar pasiguri.
Pse, paska patur karta identiteti ne ate kohe?
Vampir te qelbur
Po Ra Shteti nga 10 maloke me Vare e Matrapik si ata tek Shqupi me 10 shkurt ,dreqi e marrte se nuk ja vlen pastaj.Ky Spartaku eshte me keq se Saliu,ky nuk ishte me Meten para ca vitesh.Kush vritet per Berishen,Meten ai njeri nuk ja vlen te jetoje ne kete Bote.kot qe konsumon ajrin..Jane kohe te veshtira per Shqiptaret,Bandat e sigurimit ne lufte mes tyre ,Po te gjithe jane hajdute e vrases Pa dallim.kush vritet per Politiken kurve ja vlen te shkoj per lesh.
Ke fol si burrat, bravo.
Tamam. Leku I prish mëndjen e plitika ësht thes që nuk shterron
Po edhe sikur ta bejne asgje nuk do ndodhi. Amerika me demokratet eshte nje tiger prej letre. Biden shkoi ju perul Mohamed bin Salmanit qe e quante kriminel dhe ky I fundi as e pordhi. Sot OPEC dhe Russia vendosen te ulin prodhimin e naftes jo ta rrisin si duan Amerikanet. Rilindasit kujtojne se Globalistet dhe LGBTQ nderkombetare do mbajne pushtetin. Pushteti buron nga gryka e pushkes thonte i madhi Enver Hoxha dhe Saliu e di mire kete.
Dil te shijak tv si analist ti CNN fake news se te syri nuk te merr QiMI nga frika se e konkurron. Je dukshem me i zgjuar se QIMI. Dergo cv-ne urgjent qe te fillosh sa me shpejt pune qe te kemi me ke te tallemi. Toç
Ta marrin atë grushtin e ta fusin aty ku s'thuhet
Ta marrin atë grushtin e ta fusin aty ku s'thuhet
Ka ikur koha kur banditet e Sali Berishes,me arme dore,pushtuan institucionet e shtetit duke kryer nje Grusht Shteti dhe Fatos Nano iku! —-Jemi vend i NATO-s dhe kandidat per ne BE —Nuk kane bythe Saliu dhe Likja te sulmojne shtetin,pasi do eleminohen menjehere.Po qe se i ka lene mendja nga depresioni,le ta provojne!
Po ju kete monstren degjoni?Nuk u lodhet me Spartak kermen ne keto 30 vjete?! Nuk e pate sa i pafytyre eshte?
Dolen dy te marret , njeri pas tjetrit , Spartaku dhe pas tij keni artikullin e rojtarit te varreve Frrok Çupi.
Cfar ben sherbimi iformtiv Shteteror ? Fle gjum !
O baba Taku ka perenduar koha kur Sali Lusha kryeperbindeshi i Shqiperise terrorizonte Tiranen hipur mbi tankun e grabitur tek garda me nje grup shpellaresh siper. Ajo kohe ka perenduar se sot jemi vend i Natos dhe forcat tona te sigurise jane gati te neutralizojne cdo perpjekje cmendurie te te cmendurit Agush qe te thyen ne mes, cunit te pazarit te ri, Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore dhe shokut te tij ,perbindeshit te Vicidolit.
NA TREMBE O BABA TAKU,,,TA PROVOJNE ATA 100 -NDRA MALOQERI,,,DHE DO TA SHIKOJN BYTHEN E MALOQES,,,NGATERRON KEKUN ME BYREKUN,,,97 ME 2022,,,NA RROFSH TOPET O TAKU,,,IK BEJ CICIN SE TE ZURI PROSTATA,,,
Kriminelet vrasesit dhe spiunet Sali nevojtorja dhe Ilir spiuni nuk duhet lenë te lirë sepse janë rezik permanent per sigurinë e kombit shqiptar SPAK dhe drejtsija shqiptare duhet te veproj pa hezitim Qka pret spak kur Salen SHBA dhe MBRETRIJA E BASHKUAR e kan shpallë NON GRATA Ndersa Likja spiun i sigurimit te shtetit dhe hajnë numer 1 në Shqiperi
PO JU ECI, UJE TE ZI NXIRRINI… JU JENI TE GJITHE BASHKE, BENI SIKUR ZIHENI POR NE NJE KAZAN USHQEHENI… PO RA NJERI NGA JU, BINI TE GJITHE…
Kë paralajmëron ky? Ne do ngrihemi të luftojmë me kriminelët e Berishës? Po shteti përse duhet të jetë!? Apo e keni dhjerë shtetin ju dhe tani nuk ua mban bitha të merreni më maskarain nga Viçidoli apo atë kulishin e tij, dhe na paralajmëroni ne.. Ik ore mbushur!
Ky maskara do qe te hape panik, le te vijne ata qindra te armatosur dhe do te shofin pic..n e nenes tyre dhe Berishes e Metes bashke, ta provojne te presin Shtatorin dhe Dhjetorin po deshen, kusuri sdo tu mbetet asnjerit pa ja dhene.
Ka nje te drejte Taku,Sali Berisha eshte monument agjenturash dhe mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar.Ai ka imunitet te perjetshem deri ne ngordhje ndaj edhe nu preket!"Person non grata" eshte nje tallje per kete popull qe ha sapunin per djathe!Me thoni ç'fare cenimi ka patur e ka Saliu me kete ,kurgje sepse ai Ameriken qe i eshte "ndaluar" e ka ketu ne Shqiperi,prona po ,pasuri po,banda po,ndaj ne kete kontekst Taku nuk e çon thirrjen deri ne finalizim .Shikoni me vemendje te gjithe ecurine e tij dhe ddo te konstatoni qe ai ne çdo rast qe ka qene i kercenuar ka patur mbrojtjen e "fabrikes"!Ndaj nese nuk e besoni Takun te paketen mbajani mend ç'ka ka deklaruar,pa i thene te gjitha sepse pasketaj shkon pertej kesaj bote perpara Saliut,njeriut qe ka tre medaalje per spihunazh.Perderi sa ekzistojne UDB-ja,FSB-ja dhe CIA do te ekzistoje edhe poliagjenti Salia!(2 Prill 1991 - 21 Janar 2011)!
Ky do arrestuar i pari. Ka kohë që hedh vetëm tymuese.