Ylli Manjani dhe Kelvis Balliu u përfshinë në një debat të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Duke parë pretendimet e Balliut, Manjani i tha atij se PD-ja është pabesueshme në akuzat për vjedhje në zgjedhje, pasi sipas tij PD-ja duhet të kishte minimalisht letrat e procesit për të dokumentuar saktë vjedhjen që pretendon.
Manjani e quajti të gabuar që PD-ja ia faturon humbjen personave të tjerë, sipas tij duke iu rënë në qafë kot, ndërkohë që nuk fiton që nga viti 2011.
Balliu iu përgjigj se nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur, sipas tij, personat me precedentë kriminalë ndërhyjnë në proces, ndërsa policia nuk vepron. Manjani iu përgjigj ashpër duke thënë se policia është neutrale dhe nuk i lejohet ndërhyrja në zgjedhje.
Në vazhdën e debatit në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Balliu i kujtoi Manjanit periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, duke i thënë: “Po ti pse si ministër kërkove ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?”
Manjani tha se shumë mirë bëri që e kërkoi, por që është penduar kur kuptoi se si qëndron gjërat.
Pjesë nga debati në studio:
Manjani-Balliut: : Nuk ështe politikë të merresh me emra, por polika është të bësh politikë, të ndërtosh alternative, të bëhesh i besueshëm. Opozita nuk ëshë në gjendje të fitojë zgjedhje, kjo është fakt. Keni harruar të fitoni që nga 2011, nuk fitoni, dhe ia vendosni fajin banditëve ju.
Nuk ja ka fajin askush Partisë Demokratike për listat e mbyllura të pista që i pranoi PD. Këta kanë luajtur vetëm për listat e mbyllura. Kush ia ka fajin që bëjnë kompromis me Edi Ramën që sot e shajnë për votën e emigrantëve. Këta nuk i duhen as dreqit. Kjo parti nuk i bën më punë Shqipërisë.
Balliu-Manjanit: Po ti ke qenë ministër i Drejtësisë kur ke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë kundër trafikut të drogës.
Manjani – Balliut: Po mirë, kam bërë mirë, por kur ju pashë që ju ulnit kokën, u bëra pishman. Kur ju shihja që i rrinit drogës te koka dhe merrnit paratë nga droga, u bëra pishman.
O zoti Manjani, po si mund te merresh me kete gomar? A e sheh c’fare fytyre ka? Ky injorant fjalen Tirane, e shkruan tiran. Kete mund ta shohesh tek formulari i vetdekkarimit i “ studentit te Londres”
Sigurisht Manjani qendron shume lart para nje analfabeti demek me shkollë si Balliu.Narko trafiku ka vite qe ne Shqiperi nuk ekziston me përmasat e vitit 2016,por sidomos me përmasat e viteve2008-2013,kur keta te PD kishin sundimin dhe deklarimin e ish kryeministrit ,ku edhe ne fshatrat e kryeqytetit kultivohej kanabisi.Keta edhe trafikun nderkombetar te drogës ku marrin pjesë shqiptaret,ja veshin qeverisje shqiptare,paçka se ajo nuk vjen fare ne Shqiperi.Çdo lloj krimi,vrasje,dhunime te ndryshme,vjedhje zgjedhjesh,qe kane bere vete,me te gjitha metodat ,ja veshin te tjereve,thuajse ne shqiptaret nuk kemi jetuar ketu.PrandAj besimi per t'a ka rene pa le nga diaspora dhe me Keta lloj elementesh deputete me poshte do bien.Do kishte qene e udhes,qe votimi te behen komplet me lista te hapura,qe te shohin pastaj sa u vlen lekura
Saliu përdorë disa fjalë popullore 1." uji kur bie pika pika gryen dhe gurin". 2 "po folë diçka do mbetet".:por këto e humbën besueshmërinë sepse është si puna e çobanit "ujku, ujku" dhe asnjë nuk vajti. Prandaj PD duhet të evoloje gjuhën politike dhe të mos mbeten të gjuha primitive e vitit 1990. Duhet alternative politike, këta që janë tani në PD nuk e bëjnë dote, sepse kanë të njëjtin fjalorë të vitit 90. U ka ngelur ora mbrapa. Zgjohuni jemi në 2025, kanë ndryshuar brezat, duhen alternativa të reja....
Balliu dhe ballinjte duhet te gjejne fajet brenda vetes.S'ka vjedhie,s'ka blerje vote dhe cdo gje tjeter. Populli e njeh shume mire Saliun e shpuren e tyre se cfar krimesh kane bere ne kete vend.E gjithe zhurma behet qe te mos largohet nga kreu i PD-s,partise te familjes.Anetaret e PD-s duhet te ngrihen e ti tregojne vendin ketij uzurpatori te partise.
Yllka Manjanka, te duhen shume e shume vite duke bere ham-ham qe ti mbushesh mendjen Rames se ke bo kthese per nga haleja e tij...
Ylli, shum e ke ulur pazarin me kete krricin e Ballinjeve. Po ti ke qene minister mor burre, je jurist me diplome te rregullt e jo te blere si puna e ketij derdimenit. Po te isha ne vendin tend, do e degjoja deri ne fund, ti thoje ke gje tjeter? Jo nuk kam. Atehere degjo. Te mos e lejoje te te nderpriste, ti jipje pergjigje dhe te ngriheshe. Ti thoje Erles eshte e drejta e yte ta therrasesh kete gamorin sa here te duash por, kur te me therrasesh mua, kete nuk dua ta kem perballe, mua mos me fyej ose nuk vij kurre me pasi une nuk denjoj te debatoj me nje njer me te meta mendore, i certifikuar dhe kuruar per nje gje te tille, me nje njeri te padiplomuar dhe qe genjen te tjeret me nje diplome fallco dhe me nje njeri te paedukate. Hajt naten e mire. Ruaj dinjitetin tend.