Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe politike.
Duke folur për Euronews Albania, Tabaku theksoi se kjo betejë do të shtrihet deri në arenën ndërkombëtare për të denoncuar problematikat procesit zgjedhor.
“Tani është koha që opozita të bëjë betejën për zgjedhjet. PD do përdor edhe platformën e Parlamentit, por edhe çdo platformë tjetër për debat publik, por sot ne nuk mund të sillemi sikur s'ka ndodhur asgjë”, shton deputetja e PD-së.
Ndërkohë, e pyetur nëse do të ishte e gatshme të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Tabaku shmangu përgjigjen direkte, duke thënë se çështjet e kandidaturave janë vendime të brendshme të PD-së.
“Unë kandidova për deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe jam deputete në Parlamentin e Shqipërisë.
Pastaj gjërat e tjera të mëdhaja janë diskutime që si takojnë medias, se çfarë bën Partia Demokratike", u shpreh ajo.
O Balon Tabake nuk je per me kandidu per kryetare te bashkise ne Tirane ti me zore i more ato votat tek listat e hapura duke ja vjedhur Alimehmetit mbete tu ja mare votat njeri tjetrit po kushe ka votuar per ty pavaresishte se ke derdhur paret bolle dhe me zore fitove per deputete.
Kelyshe e Ballanit Berisha , kreature e ketij tranzicioni kriminal te projektuar nga R. Alia dhe I zbatuar me perpikmerine dhe besnikerine e qenit nga ati yt shpirteror , komunisti Sali Berisha . Ti edhe ne hale nuk shkon Po te tha ZUS plaku Berisha .