Ilir Meta nga burgu: Ja arsyeja pse zgjodha avokat të ri

29 Maj 2025, 20:45Politika TEMA
Ilir Meta nga burgu: Ja arsyeja pse zgjodha avokat të ri

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur. 

Meta u shpreh se këtë e sheh vetëm si zhvillim procedurial i ri. Ai tha më tej se akuzat ndaj tij janë formuluar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se këtë proces gjyqësor do ta çojë deri në Strasburg.  

"Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër. Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës. Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve. 

Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg", tha Meta. 

Më tej presidenti i PL-së ka treguar edhe pse ka marrë si mbrojtës ligjor, avokatin Kujtim Cakrani. Ai tha se aktualisht avokati Genc Gjokutaj ka dhe "çështjen Berisha" e cila po shkon gjithashtu drejt gjykimit. 

Sipas tij, këto dy çështje të mëdha politike, jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse kanë veçoritë e tyre.

"Siç e dini tani kemi dy çështje të mëdha politike që shkojnë drejt gjykimit, “Çështjen Berisha” dhe “Çështjen Meta”. Të dyja me akuza të formuluara nga Kongresi i “Rilindjes” vite më parë. Unë prisja normalisht që “Çështja Berisha” të mbyllej se në vlerësimin tim është jo vetëm politike por edhe krejt absurd. 

Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë. Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses. Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi. 

Duke qenë falenderues për punën e avokat Gjokutajt deri tani besoj se avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun. Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre", u shpreh Meta. 

12 Komente

  1. G
    Gjeli

    Dy palacot dhe bythqiret e mutit sala-like

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Shkelqim Veizaj alias Kujtimi Çakrani I diplomuar ne Harvard dhe I Lauruar me Oxford dhe Kembrixh per jurispondence pika qe nuk I bie Likes me gjithe avokat. Po per hajnat ky birbua ështe perfect .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turi

        I harove ti thoje burgun qe beri ne itsli rreth 7 vjet dhe atje u be me prefesionist????

        Përgjigjjuni
      2. A
        Adritik

        Fjale dhe vetëm fjale.Asgje per tu mbajtur mend.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hajdutet ne Burg!

          hajdut ti me gjithe familje e hajdut Saliu me djale e vajze, Cezi dhe 18 kullat e ARGJITES bejne Muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Kurv hajdut fshatar aty ri qen

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

              Ndyresire si Vampiri

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dursakja

                Një gjarpër që shëtiste nga Kodra në kodër nga Mali në det, që e kafshoi Shqipërinë në çdo skaj, tashmë është i izoluar, të tjerë gjarpërinj kobra i vijnë nëpër këmbë këtij kombi, fundi i tyre do të jetë sukses dhe begati për Shqipërinë.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                  Të 2 ish Presidentët Sb

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                    TEMA: Pse shkurtoi komentet,Apo keni filluar tu vij keq për 2 fatkeqsit e KOMBIT.?

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kurrizi I dushkut

                    Na i kurse like fjalën transparenc me publikun se nukë të shkon

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pensionisti

                      Kush e ka etikur Like floririn mamuthi i korrupsionit.Ma kujtoni se nuk e mbaj mend!?

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje