Alastair Campbell: Ajo që po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të na shqetësojë të gjithëve

29 Maj 2025, 18:53Politika TEMA

Alastair Campbell: Ajo që po ndodh me kryetarin e Bashkisë së

Për fatin e keq të Edi Ramës, kryeministrin e Shqipërisë, vendi nuk do të sigurojë anëtarësimin në BE përmes pamjes apo perceptimeve, por përmes standardeve të tij demokratike – dhe aktualisht, ato po testohen.

Nga Alastair Campbell

Prej 14 vitesh vizitoj rregullisht Shqipërinë. Kjo marrëdhënie e qëndrueshme filloi kur Edi Rama, atëherë lider i opozitës, sapo kishte humbur një palë zgjedhje që ai i quante të manipuluara, dhe më kërkoi ndihmë për të ndërtuar strategjinë për zgjedhjet e ardhshme. Ai fitoi bindshëm dhe u bë kryeministër në vitin 2013. Tani, në maj 2025, ai sapo ka fituar mandatin e tij të katërt – një arritje mbresëlënëse për çdo lider në botën moderne demokratike.

Festimet sapo kishin përfunduar kur Rama priti Samitin e fundit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë – një shenjë e qartë që Shqipëria kishte zënë vendin e saj në skenën ndërkombëtare. Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Keir Starmer, Recep Tayyip Erdoğan, Volodymyr Zelensky, Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen… të gjitha figurat kryesore evropiane erdhën në një vend që shumica e tyre e kishin shmangur për dekada. Madje, Starmer ishte kryeministri i parë britanik në detyrë që vizitonte vendin.

Me nje gjatesi gati dy metra. Rama dominonte – si fizikisht, ashtu edhe politikisht – në atë ngjarje. Vetëbesimi i tij dhe i vendit të tij ishte i dukshëm. 47 liderë evropianë mbërritën në aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë. Ata u pritën me një film të realizuar nga inteligjenca artificiale, ku secili prej tyre (si fëmijë), një nga një, thoshte: “Mirë se vini në Shqipëri.” Edhe Erdoğan qeshi.

Vendndodhja e ndërtuar enkas për samitin ishte zbukuruar me letër murale të bazuar në vizatimet me stilolaps që Rama, dikur artist para se të hynte në politikë, i bën gjatë punës së tij. Një prej tyre, mund të them me kënaqësi, është i imi – duke hipur mbi një kalë në betejë, me një shpatë në njërën dorë dhe një telefon në tjetrën.

E gjithë ngjarja dha një mesazh të qartë: Shqipëria nuk po kërkon më thjesht një vend në tryezë – ajo është gati ta ndërtojë vetë tryezën. Perspektiva për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 është reale dhe e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën, sepse zgjerimi sjell më shumë siguri dhe bashkëpunim më të thellë kundër paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe forcave të rrezikshme ruse.

Por anëtarësimi në BE nuk fitohet vetëm përmes ambicies. Ai fitohet përmes vlerave demokratike, reformave dhe mbi të gjitha, përmes sundimit të ligjit. Dhe pikërisht këtu lind tensioni. Shqipëria ka bërë përparime të vërteta në reformën në drejtësi, e domosdoshme për të riparuar dëmet që i janë shkaktuar reputacionit të saj nga korrupsioni.

Krijimi i SPAK – Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – ishte një hap historik. Ai u krijua me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe, duke vepruar i pavarur nga qeveria, ka sjellë rezultate dramatike: zyrtarë të lartë, ministra dhe deputetë kanë qenë mes të pandehurve. SPAK e ka bërë të qartë: korrupsioni nuk kalon më pa pasoja.

Por me pushtetin vjen edhe përgjegjësia; dhe me pushtetin gjyqësor, barra është edhe më e rëndë – të veprosh me drejtësi, proporcionalitet dhe transparencë. Kjo është arsyeja pse ajo që po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Unë e njoh Veliajn po aq gjatë sa Ramën. Një koleg i Partisë Socialiste dhe ish-bashkëpunëtor i Ramës, ai shihet gjerësisht si një pasues i mundshëm. Sipas SPAK-ut, ai ka drejtuar një skemë të ndërlikuar ryshfeti dhe pastrimi parash përmes një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga gruaja dhe vëllai i tij. Nëse është e vërtetë, është një skandal, dhe ai meriton të ndëshkohet.

Por vetem NËSE. Ai ka më shumë se 100 ditë që mbahet në paraburgim pa akuza zyrtare, pa e ditur se për çfarë pritet të akuzohet, ndërkohë që vazhdon të jetë kryetar bashkie dhe pritet të drejtojë punët ne kryeqytet. E gjithë kjo vjen nga SPAK – institucioni që supozohet të mbrojë sundimin e ligjit, jo ta komprometojë atë. Reforma në drejtësi nuk duhet të kthehet në tejkalim të drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të bëhet pretekst për veprime arbitrare.

Bashkimi Evropian nuk duhet të mbyllë sytë para kësaj çështjeje. Sepse nëse procesi i anëtarësimit ka ndonjë kuptim, ai duhet të mbështesë vlerat mbi të cilat është ndërtuar Unioni: procedurat e rregullta, integritetin gjyqësor, të drejtat e njeriut. Asnjë zyrtar, pavarësisht pozitës së tij, nuk duhet të jetë imun ndaj hetimit. Por asnjë qytetar, sado i njohur, nuk duhet të mbahet i ndaluar pa akuza apo pa ndjekur procedurat ligjore. Jo në një demokraci. Jo në një vend që aspiron të bëhet pjesë e Evropës.

Ajo që pamë në Samitin EPC ishte një vend që po shpalos me vetëbesim kredencialet e tij evropiane. Por Shqipëria nuk do ta fitojë vendin në BE përmes shfaqjeve apo fjalimeve të zjarrta, por përmes substancës së saj demokratike – e kjo, tani, po vihet në provë.

Ka ardhur koha për qartësi. Nga Brukseli. Nga vendet anëtare. Nga të gjithë ata që e duan të ardhmen e Evropës. Paraburgimi arbitrar nuk ka vend në një demokraci evropiane. Dhe nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e klubit të BE-së – një qëllim që ka çdo të drejtë ta synojë – atëherë si ajo, ashtu edhe institucionet që mbikëqyrin procesin e saj të modernizimit dhe anëtarësimit, duhet të ndjekin rregullat e këtij klubi, jo thjesht politikën e tij. Sepse në fund, sundimi i ligjit nuk është thjesht një kuti për t’i vendosur një kryq. Është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo gjë tjetër.

 

22 Komente

  1. L
    L.Xh

    Kur diversanti i Sali Berishes, Altin Dumani, ka depërtuar deri në drejtues i SPAK, vetkuptohet që nga ky organizëm, PS, (krijuesja e ketijë organizmi) do të jetë më e goditura dhe e shpartalluara, thjesht dhe vetëm, për tu hakmarrë, nga Sali Berisha, për pasojat që priten ti bien këtijë krimineli që akoma përkedhelet për 21 janarin dhe Gërdecin.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Per sa kohe Berishes nuk i ngrihet akuze per 21 Janarin dhe Gerdecin kjo reforme ne drejtesi mund te konsiderohet e deshtuar. Fusin njerezit ne burg se vjedh nje arke peshk por mbyllin syte per masakrat me 30 te vrare te Berishes e djalit te tij.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Bravo,artikull shume i mire,i saket.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          Per sa kohe Berishes nuk i ngrihet akuze per zhdukjen e Remzi Hoxhes, kjo reforme ne drejtesi mund te konsiderohet e deshtuar.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Top G

          Fajin e ka Berisha! Edhe qe rilindasit nuk kan te ngopur me te vjedhur,,,,

          Përgjigjjuni
          1. T
            Top G

            Jam komplet rrot k.ri.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kodra

              Berisha nuk faj. Berisha është thjesht nona e krimit.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir

                Nje akuze ZYRTARE o trim, ti behet nje akuze dhe PASTAJ te kalbet ne burg nese e meriton. KETE po te thote artikulli, ky eshte themeli i drejtesise se BE.As dini te lexoni, jo me te kuptoni. Sic po behet, 4 muaj burg pa AKUZE ZYRTARE, se keshtu do Ols dado, i biri i spiunit te sigurimit qe shiti shoket, diversanti i katapultuar ne spak, psikopati ne konflikt te TREFISHTE e te PASTER interesi, ekonomikisht POLITIKISHT e PROFESIONALISHT , mik familjarisht i shijaksit te tij, muhaxhirit JAMHAJDUT malltezit, kompromentohet vete SPAK. Pra, SPAK duhet te rifitoje kredibilitetin duke u VETE PASTRUAR fillimisht , jo duke na "mbushur mendjen" me ashpersimin e qendrimit ndaj te treteve, sepse keshtu sic eshte... eshte i DHJERE. NUK KEMI BESIM.

                Përgjigjjuni
                1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                  E pse te duket habi more Top Gomar? Saliu e ngriti ne sistem korrupsionin, vjedhjen e votës, rrumpallizmin, informalitetin, dhe PS-ja ka kë të kopjojë.

                  Përgjigjjuni
                  1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                    E pse te duket habi more Top Gomar? Saliu e ngriti ne sistem korrupsionin, vjedhjen e votës, rrumpallizmin, informalitetin, dhe PS-ja ka kë të kopjojë.

                    Përgjigjjuni
                    1. 9
                      90

                      Top G, hajdutet miliardere Shkelzen Berisha dhe Argjita Berisha jane me ripjelljen e jo me rilindjen!

                      Përgjigjjuni
                  2. D
                    DUCJA

                    Mire ben Mero qe i boton keta artikuj. Lali eshte mirenjohes dhe do te ta shperbleje. Jo vetem ty, por edhe Griden. Nuk mbahet dot portail vella pa lepirje, ça faji ke ti...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali hajduti ne Burg!

                      Hajt Duce, se ty do te paguaje TV Syri i Peshkaqenit ...

                      Përgjigjjuni
                    2. Q
                      Qytetar

                      I nderuar bythepambuk, ty te shqeteson mbajtja ne paraburgim e nje njeriu te pushtetshem duke perdorur nje proçedure qe eshte e ligjshme ne Shqiperi dhe ne disa vende te BE-se. Mua me shqeteson fakti qe ne vendim tim jane vetevrare njerezit nga persekutimi i paligjshem qe u kane bere permbaruesit private. I zoti i shtepise e di me mire se ku i pikon çatia. Shko merru me problemet e Britanise se vendin tone e njohim me mire se ty.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Per Qytetar

                        Koment i sakte.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          rp

                          Qytetari i Enverit, ne do mbojme Frontin Demokratik te Olsi Nanos bythqirit dhe inglizit nuk do ia veme veshin!

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetar

                            Ky inglizi yt e pranon edhe vete ne artikull qe ka marre naplona nga Velo partizani. Eshte sikur te shkruaje Lacivita artikull per doktorr Gerdecin.

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Tironci

                            Procedura mund edhe te jete e ligjshme ne Shqiperi por pikerisht per nderrimin e procedurave flet Campbell. Dhe do ti sdo ti procedurat do te ndryshohen me ligj nga parlamenti, ashtu sic e do demokracia dhe sic populli votoi me 83 mandate!!!

                            Përgjigjjuni
                          3. A
                            Ana Uznova

                            "Sipas SPAK-ut, ai ka drejtuar një skemë të ndërlikuar ryshfeti dhe pastrimi parash përmes një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga gruaja dhe vëllai i tij. Nëse është e vërtetë, është një skandal, dhe ai meriton të ndëshkohet." Bravo, zoti gazetar i Anglise. Sa me shpejt te perfundoje gjykimi dhe do shikosh qe drejtesia do ta beje punen e vet ne menyre korekte, ashtu sic i ka hije nje shteti demokratik perendimor. Spak-u ka mbeshtetjen e pjeses me te madhe te popullsise ne Shqiperi, perfshi edhe Partine me te madhe e qe aktualisht drejton qeverine. Zoti Veliaj do te marre ndeshkimin e merituar, dhe ju do te qetesoheni pastaj! Tema ju lutem perktheheni ne anglisht dhe dergojani zotit gazetar. Flm.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zegjine Bardhi

                              Smbeti letyre pa folur per lalin. Keshtu behet dhe lali letyre. Ik o anglez anonim qe ste degjojne ne vendit tend dhe qe del ne faqe te pare ne gazetat e lalit se nuk i plas kujt se kalorsit i varen kembet. Ka me qindra te burgosur ne kete vend qe i mbajne ne burg per nje gram hashash, njerez qe jane ne moshe te thyer, ka njerez qe jane ne prag vdekje dhe si nxjerrin nga burgu, ka gra qe kane vrare burrat perdhunues e dhunues dhe sju lehteson asgje sistemi. Nuk ka kush hallin e lalit ne kete vend. Biles i kemi harruar edhe mbiemrin.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                ILIR

                                Cduan keta qelbesira qe hyjne ne punet e brendeshme te Shqiperise dhe akoma me keq ne vendimet e drejtesise Shqiptare ? Kush i paguan ? Nderhyrje e ndyre.Nderhy me ke te duash o Erion,por drejtesia do te te jape haken.Ti je nje URIA HIP,hajdut i ndyre.Nuk harroj kur Erion Velia me perparese ne qafe u sherbente ushqim te vobeketve per vit te ri,kur i kishte vjedhur tere vitin.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironci

                                  I burgosuri i fundit politik ne Shqiperi duhet te lirohet!!! PS populli i dha 83 mandate qe ti fusi brenda kufijve demokratik gjykatat dhe te gjithe organizmat e tjere te drejtesise!!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje