Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Baçi: Për Fierin ndihem përgjegjës, koha do e tregojë ku gaboi PD

29 Maj 2025, 16:16Politika TEMA
Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Baçi: Për Fierin ndihem

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, komentoi zhvillimet e fundit politike, në ditën kur parlamenti iu rikthye punimeve pas një ndërprerjeje dy mujore për shkak të zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë intervistës, Baçi u ndal te rezultati i dobët i PD-së në qarkun e Fierit, duke pranuar përgjegjësinë për performancën e partisë në këtë zonë dhe duke kërkuar reflektim të brendshëm.

“Lista e mbyllur e PD ishte një përzgjedhje që u bazua te vota e anëtarësisë, përmes procesit të primareve, duke marrë parasysh përfaqësimin gjeografik dhe karakteristikat e çdo zone. Kishte një logjikë të brendshme për mënyrën si u ndërtua. Por është e vërtetë që shumë kandidatë të listës së hapur, që ishin të shumëvotuar, janë dëmtuar për shkak të manipulimeve – votat e tyre janë vjedhur”, tha Baçi në një intervistë.

Deputeti demokrat shtoi se ndonëse lista ishte rezultat i një procesi demokratik të brendshëm, ajo nuk arriti të përfaqësonte sa duhet vullnetin e elektoratit për shkak të parregullsive zgjedhore.

“Çdokush që ishte pjesë e asaj fushate, si në listën e mbyllur ashtu edhe në të hapur, ka përgjegjësinë e vet për rezultatin. Personalisht ndihem keq dhe përgjegjës për atë që ndodhi në Fier,” theksoi ai.

Baçi nënvizoi se PD duhet të hyjë në një fazë të re reflektimi dhe reformimi pas kësaj humbjeje.

“Kjo është një periudhë që do të marrë kohën e vet për të bërë analizën e duhur. Duhet të gjejmë arsyet e brendshme që ndikuan në këtë rezultat, dhe të ndihmojmë në rindërtimin e partisë mbi baza më të forta e më të drejta,” përfundoi ai.

4 Komente

  1. G
    Gazmenda

    Nje eshte arsyeja. A e di o bac, apo ta them une.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ip

      Ku kurva eshte fajtori kryesor!Ropqir i shitur

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Si autokritikat ne ndermarrje...shoke ju premtoj. O Baci jep doreheqjen nga cdo funksion dhe nga deputet. Kjo eshte autokritike.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shofer i udheheqsve

          Lepuri Baçi , doli nga ferra ku qe fshehur dhe filloi te haje "brishtet qe i pelqejne" . Sala nuk e pordhi fare ne fushate , duke çuar Bardhoshen si "drejtor te pergjithshem politik " dhe lepurit Baci i dha çelsat e kashtes . Tani ky ben konkluzionet , duke thene qe kam dhe une pergjegjesi , por koha do ta tregoje ku gaboi Saliu . Do te presim e do te shohim reagimin pas pilafit , megjithese te paret e qarqeve dukeshin te kenaqur e te qeshur ne oborrin e parlamentit . Ndryshimi ishte vetem tek Sala , i cili ishte shtemberuar shume dhe dukej sukur kishte thyer foljon e krahut te djathte .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje