SPAK i sekuestroi telefonin? Luan Duzha: Gënjeshtra! Nëse kam blerë qoftë edhe një votë, shkoj me qejf në burg

29 Maj 2025, 14:25Politika TEMA
SPAK i sekuestroi telefonin? Luan Duzha: Gënjeshtra! Nëse kam

Deputeti i PS-së në Qarkun Elbasan, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri, ka deklaruar se nuk ka blerë asnjë votë në zgjedhjet e 11 Majit.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve se SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të hetimeve që po bëhen në këtë qark për krime zgjedhore.

Ai tha për gazetarët se nuk ka asgjë të vërtetë ndërsa shtoi se nëse ka vjedhur qoftë edhe një votë, do të shkojë vetë në burg.

"Janë të gjitha gënjeshtra. As nuk kanë kontrolluar dhe as nuk më është sekuestruar telefoni, asgjë! Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë.

Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg", deklaroi ai.

2 Komente

  1. E
    Eri

    Ky bullafiqi duzha ka 15 vjet qe rri si derrkuc aty ne parlament dhe asnjehere dy fjale nuk i ka thene. Ca lolo deputet qe filloi me partine e fatmir elifare mediut, pastaj ke lsi pastaj ke ripjellesit bandit

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jugu

      Ik more mafiozo. Paska patur te drejte Berisha per ty dhe klanin mafioz qe ke qene pjese. Keta tipa preferon ripjellja dhe keta do drejtojne popullin qe ti gezoj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje