Kandidati për deputet nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk arriti të merrte mandat duke siguruar vetëm 306 vota në partinë e re, në një prononcim për media, u shpreh se nga Kuvendi del me kokën lart.
Ai tha se ata që do të jenë në Kuvend janë pazarxhinjtë, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, të humbur kanë dalë shqiptarët.
“Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lartë. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lartë.
Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia.
Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhir si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jetën, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”, tha Alibeaj.
Shprehjet koken lart e koken poshte jane retorike, zotni! Thuaj te verteten : deshtove ne politike! Nuk eshte fare turp te deshtosh ne nje aktivitet, kur je i afte te besh gje tjeter me mire!
I dhjere por krenar
ti je thjesht nje njeri pa vota qe ka ngrene ne kurriz te saliut ,si shume te tjere aty brenda.
Ti nuk je as sa maja e majes se thoit te Berishes o krimb politik, por demin e bere sa munde. Tani mos u bej merak se Rama do te shperbleje diku se i ke sherbyer goxha.