Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

29 Maj 2025, 11:17Politika TEMA
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar në rrjete sociale mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Christopher Landau, të dhënë gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në deklaratën e ndarë nga ambasada, Landau thekson se SHBA është e gatshme të jetë një partnere me peshë në arenën ndërkombëtare, por vetëm me vende që ndjekin një qasje realiste dhe të matur në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin politik.

Ndër të tjera thotë se “politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues.”

Postimi i Ambasadës së SHBA:

“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre.

Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër.

Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë.” – Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025

1 Komente

  1. p
    pjeter

    E me ke e kishte ne veçanti? Se keshtu ne pergjithesi ,te gjithe vendet e NATO-s jane dakord e nuk kishte nevoje per kete nderyrje,por meqe nuk ishte ashtu sa per re thene,me dike apo disa nga antaret e NATO-s e kishte,dhe roli i gazetarit eshte edhe te zgjeroje pak me shume qe ti japi elemente te tjere lexuesve te tij,vetem kopjoje e publikoje,vlera e artikullshkrurdit eshte ,zero.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje