Meta-Kryemadhi, të pandehur - Gazetari: Ish-presidenti po bën presione dhe shantazhe

29 Maj 2025, 09:04Politika TEMA
Meta-Kryemadhi, të pandehur - Gazetari: Ish-presidenti po bën presione

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se ish presidenti Ilir Meta po bën presione dhe shantazhe lidhur me dosjen CEZ-DIA.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Meta do bënte mirë të përshpejtonte gjyqin.

“Dëshmia ime ndodhet në këtë dosje dhe nuk dua ta bëj publike. Më e mira, do ishte që Meta të përshpejtonte gjyqin, meqë pretendon se është i pafajshëm. Të përballet në gjykatë.

Pjesa ime në këtë dosje, është një intervistë që kam zhvilluar një dosje me Vojsava Ismailaj. Në SPAK jam pyetur për këtë intervistë.

Zonja Ismailaj e akuzon Ilir Metën për shantazhe dhe presione. Zoti Meta e bën këtë për të hapur tymnajë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje