Polarizimi toksik i televizioneve; mjedisi që humbi më 11 maj

28 Maj 2025, 18:28Politika TEMA

Polarizimi toksik i televizioneve; mjedisi që humbi më 11 maj

Nga Ylli Pata

Nuk është vetëm Shqipëria një vend ku ka një mjedis kaq të polarizuar dhe toksik në panelet televizive, që në mënyrë absurde nuk janë vetëm në darkë, por nisin që në mëngjes, vijojnë në drekë, edhe pasdite, për të arritur kulmin në darkë.

Ku shikon analistë që i thonë njëri tjetrit fjalët më të tmerrshme e më të rënda, vetëm sepse nuk pajtohen për çështjet politike në vend.

SHBA, ka që prej vitit 2016 që është mbjellë ky helm toksik në mjedisin mediatik, por së pari SHBA ka një media normale dhe klasike të raportimit, si dhe është një vend shumë i madh, ku ka hapësirë dhe mundësi për të gjitha llojet e gjinive të debatit, mediave, apo edhe mënyrës së të bërit politikë.

Edhe në Kosovë, një pjesë e madhe e analistëve dhe mediave televizive janë kritikë të fortë të Albin Kurtit, i cili realisht fushatën më shumë e bëri kundër analistëve dhe pronarëve të televizioneve kritike sesa me opozitën.

Tek ne, ky mjedis i një maratone të tmerrshme kakofonie të injektuar nga politika, ka pasur një synim. Të mbajë vendin me kauza 24 orëshe, të cilët më pas fryheshin për debatin politik deri në zgjedhjet e radhës. Panelet e darkës, si axhendën, por edhe të ftuarit i merrnin me porosi nga strategët e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për synimin që të rrëzonin Edi Ramën, por edhe të sfumonin çështjet penale ndaj tyre.

Sot jemi në një stad ku si Sali Berisha, si Ilir Meta, pore dhe mjaft të politikanëve të mazhorancës janë nën akuzë nga SPAK. Zgjedhjet parlamentare përfunduan me një mazhorancë gati kushtetuese të Edi Ramës, kështu që loja e gjithë këto viteve e një sherri permanent nuk ka sens.

Madje sipas të gjitha gjasave ka krijuar vetëm një efekt; elektrizuar dhe karikuar militantët, ndërkohë që elektorati gri ka votuar të keqen më të vogël. Plus firot nga PD dhe shkërmoqien si kështjellë rëre të LSI-së dhe ish-LSI-së.

Jemi në një fazë, ku loja duhet të luhet ndryshe, pasi kjo panoramë vetëm se ka dëmtuar opozitën. Natyrisht ka pasur firot e veta edhe mazhoranca, por gjithsesi fitoi zgjedhjet.

Panalet ku promovohen personazhe që duan të sulmojnë ambasadën amerikane, të vendosin tritol në kullat e Tiranës, e jo personazhe të qeta si Ilir Alimehmeti për shembull, kanë qenë një vrasje për elementët më cilësorë dhe të përgatitur që ekzistojnë sot edhe në grupin që i janë bashkëngjitur Sali Berishës.

Është tamam koha që të flitet me argumente, edhe pse mund të jenë argumente pro njëri atpo tjetrit, kundër njërit apo tjetrit. Por të ketë argumente dhe jo sharje, jo polrizim; i miri në një anë dhe i keqi në anën tjetër.

Në Maqedoninë e Veriut, si televizionet në gjuhën shqipe, si ato në gjuhën maqedonase kanë emisione politike ku ka debate dhe intervista me bollëk. Por nuk sheh kurrë atë tension, që në realitet ekziston mes partive shqiptaret në qeveri me VRMO-DPMNE dhe ato që janë në opozitë në territor dhe rrjete sociale. Pikërisht kjo klimë ka dhënë mjaft ndikim edhe në uljen e gjuhës së urrejtjes në rrjete. Ashtu ndodhi ndryshimi politik, siç po ndodh sërish ndryshimi i pritshëm në zgjedhjet lokale që mbahen së afërmi.

TemA

5 Komente

  1. V
    Vala

    Ekranet tona duhen dizifektuar me doze te forte helmi, sepse jane bere skajshem antikombetar e bythepìres

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kopi

      Sa te jete qoftelargu ne politike konflikt do kete kudo jo vetem ne media

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Pa u qëruar nga TV-të drejtuesit e emisioneve politikë si Fevzo, Grida Duma. Erla Mëhilli e ndonjë tjetër që kanë zënë myk në televizione asgje nuk ndryshon. Për çudi të gjithë këta drejtues janë beniaminët e Bufit të Kënetës duke u bërë shëmbëlltyre e frymës dhe ideve të tij. Këto emisione në TV kanë bërë të padurueshme dhe të pashikueshëm.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          E vertete dhe nje nga arsyet perse opozita e cila e perfaqesuar nga llumi mbeshtetet gjithashtu edhe nga llumi i shumices se mediave te cilat nga mengjesi ne darke nuk rreshtin duke vjellur vetem zi dhe me nje dituri te kufizuar. Populli i shikon keto, dhe me voten kunder opozites i jep nje mesazh edhe medias, por keta te medias jane po aq llum sa Saliu dhe banda e tij.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vezhguesi indiferent

            Gjeja me e mire do te ishte te mos i ndiqnim fare keto emisione te debateve politike, ku nen drejtimin e Fevzos, Grides, Mehillit e ndonje tjetri, te ashtuquajturit analiste perleshen ose gjoja perleshen me njeri-tjetrin ne menyren me te neveritshme, me nje gjuhe vulgare e sjellje aspak te kulturuar e te qyteteruar. Nuk e di nese keta analiste jane te paguar ose jo, por jane porhuajse te njejtet njerez qe dalin e llomotisin cdo mbremje here ne nje ekran e here ne tjetrin, duke ndotur e helmuar jo pak mjedisin shoqeror. Do te ishte shume me e dobishme per njerezit qe, ne vend te tyre, te ndiqnin nje emision kulturor a shkencor, te shihnin nje film te kendshem, fundja te lexonin mdonje liber. Por jetojme ne kete vend, duam te dime se c'ndodh ketu, pasi jemi ende shume te kushtezuar nga politika, prandaj dhe shpesh jemi te detyruar t'i degjojme kuazi opinionistet e analistet e pernatshem. Dhe per sa kohe ne do t'i ndjekim, ata do te mbijetojne.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje