Meta dhe Berisha në karrigen e të pandehurit - Analisti: Progres i drejtësisë, të gjithë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit

28 Maj 2025, 15:33Politika TEMA
Meta dhe Berisha në karrigen e të pandehurit - Analisti: Progres i

SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për Presidentin e Partisë së Lirë, Ilir Meta, që aktualisht ndodhet në burg dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Pas kësaj pritet që dosja e tyre të merret për gjykim nga gjykata. Ndërkohë kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi nuk janë të vetmit anëtarë të opozitës që do të ulen në karrigen e të pandehurit, edhe ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha pritet që të nisë gjykimi për “dosjen Partizani”.

Lidhur me këto analisti Martin Leka në “News Line” në ABC News tha se kjo tregon një progres të drejtësisë, ku të gjithë ata që kanë kryer shkelje ndaj ligjit dhe popullit po marrin dënimin e merituar.

“Këtu duhet përshëndetur i vetmi revolucion që ka ndodhur këto vite në Shqipëri, që është SPAK. Populli rreth 70-80% beson se kultura e pandëshkueshmërisë po shembet.

Fakti që presidenti i LSI-së është në një akuzë të mirëfilltë, fakti që kreu i PD është në hetim për aferën partizani, tregon se ka një ndryshim të situatës në procesin e drejtësisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës edhe pse me akuza të paqarta është nën hetimin, tregon se drejtësia është larguar nga ndikimet politike.

Kjo tregon se të gjithë do të shkojnë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit. Sistemi i drejtësisë ka pasur ndikimin e vet në bindjen dhe mbështetjen për organin e drejtësisë”, tha analisti.

2 Komente

  1. 1
    1997

    Se Ilir Meta eshte ne burg drejtesisht, Sali berisha eshte i lire padrejtesisht!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Martin Leka qe kur e e arrestoi dhe e burgosi veriori i tij Sali Bisha nuk eshte me ne rregull nga trute, ne burg vetem ata qe i kane bere deme popullit, per ata qe po i bejne deme popullit te rrine te qete se nuk i prek kush, si hajduri dy metrosh Ed Rama, Lubi Balluku e me rradhe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje