Lobimi i LSI në SHBA, Ilir Meta: Të pyeten Adrian Shatku dhe kushërinjtë Braimllari. Fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur

28 Maj 2025, 11:20Politika TEMA
Lobimi i LSI në SHBA, Ilir Meta: Të pyeten Adrian Shatku dhe

Pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një reagim të gjatë në Facebook flet për skandalin e lobimit të LSI në SHBA. 

Meta thotë se asnjë provë e fakt nuk e çon dot SPAK tek emri i tij, ndërsa thekson se çdo veprim është marrë me vendim Kryesie. Meta thotë se duhen të merren në pyetje Adrian Shatku dhe kushërinjtë Eriol dhe Endrit Braimllari. 

Postimi i plotë i Ilir Metës

Gjykimi po afron dhe dielli nuk mbulohet me shoshë. Nuk kemi të bëjmë me një “Meta-Gate”, por me një “SPAK-Gate” që po vjen drejt nesh.

E dashur Grida,

Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte i ftuar nga ju.

Kur pashë panelin m’u kujtua vlerësimi i OSBE-ODIHR, se 87% e mediave dhe audiencës dominohet nga Qeveria.

Kjo pasi pashë një njeri të vetëm (Avokat Cakrani), i cili natyrisht ka për detyrë të më mbrojë mua tashmë ligjërisht, përballë tre analistëve të ftuar, të cilët thanë apo interpretuan gjëra që as vetë prokurorët e SPAK-ut nuk do t’i kishin thënë vetë.

Sa shumë gënjeshtra dëgjon njeriu në një debat aq të shkurtër!

Pasi u shpreh gjoja keqardhja për formën e “tepruar” të arrestimit tim, që në fakt ishte vetëm rrëmbim i qëllimshëm dhe i paligjshëm terrorist, analisti pranë SPAK-ut, qëllimisht gënjeu se ne nuk e paskemi denoncuar nga ana ligjore, kur është fakt publik protesta e Partisë së Lirisë para SPAK-ut dhe dorëzimi publik i kallëzimit të bërë atje në prani të mediave nga Avokat Gjokutaj.

Pastaj, po i njëjti analist na tha se paratë e lobimit ishin përdorur për foto me Trampin, kur kjo është gënjeshtër që as SPAK-u se ka pranuar, pavarësisht se kishte hetuar kallëzimin e një delinkuenti se unë (LSI), kisha paguar 1 milionë USD për një foto me Trumpin, që nuk ka ndodhur kurrë.

Ndërkohë që të vetmet foto që unë kam me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, janë zyrtare dhe në Neë York si President i Republikës, sipas protokollit zyrtar.

Dëgjuam shumë gënjeshtra ndaj meje për lobimet, kur edhe vetë u pranua se episodet me “McKeon Group” kishin rezultuar vetëm ashtu siç kisha deklaruar unë në SPAK në të kaluarën, por edhe publikisht.

Natyrisht që ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis.

Ndërkohë në atë vizitë të planifikuar më parë nga unë si Kryetar Kuvendi dhe i shoqëruar nga Z. Petrit Vasili, etj., ky deputet iu bashkëngjit delegacionit tonë vetëm për të qenë në takimet e organizuara nga Z. Fideszis me “McKeon Group”.

Madje edhe foto e bërë publike e imja me Z. Petrit Vasili gjatë ceremonisë është në vendet e rezervuara më parë nga miq të Kongresit, ndërsa ftesat e siguruara (të pakërkuara) nga “McKeon Group” me kërkesë të Z. Fideszis ua dhamë shoqëruesve të tjerë pasi ato ishin periferike dhe të panevojshme për ne.

Ashtu sikurse në takimin e bërë me Presidentin e “McKeon Group” u njohëm me një marrëveshje që Z. Fideszis kishte nënshkruar me “McKeon Group” në emër të LSI, ku kishte vënë edhe pikat e bashkëpunimit të ardhshëm pa autorizimin dhe dijeninë time dhe të LSI.

Menjëherë e denoncova këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkova që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë dhe kështu ndodhi.

Shkresa e Presidentit të “McKeon Group” që përgënjeshtron këtë mashtrim të bërë nga Z. Fideszis pas insistimit tim është tashmë në dispozicion të Gjykatës dhe jo vetëm të SPAK-ut.

Natyrisht “McKeon Group” ishte tepër serioz, por edhe shumë i shtrenjtë dhe i panevojshëm për ne ndaj edhe diskutimet vazhduan për një marrëveshje të mundshme ajo kurrë nuk u finalizua.

Ndërsa Z. Fideszis ishte një mashtrues-përfitues që u zbulua me takimin e dytë menjëherë në Ëashington.

Ndërkohë që e vetmja pagesë prej 15 mijë USD e bërë për “McKeon Group” është bërë përmes bankës e sipas ligjit e depozituar në KQZ.

Çudia më e madhe në këtë rast është se personi që më prezantoi mua me Z. Fideszis në Greqi, që erdhi me mua në SHBA vetëm për Fideszis, që propozoi në Kryesi që të paguheshin 15 mijë USD parapagim në SPAK kishte deklaruar se nuk e njihte Fideszis.

Unë për këtë në deklarimin në SPAK ia vura fajin COVID-19 që mund të kishte dëmtuar kujtesën, por mesa duket pas hetimeve shtesë, SPAK ishte bindur se unë kisha thënë të vërtetën.

Unë e mirëkuptoj cilindo që ndërron Parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme dhe të provojë faktet dhe të vërtetën.

Ndërsa lidhur me kompanitë e tjera lobuese, SPAK-u i ka patur të gjitha mundësitë të bënte hetime të plota dhe të paanshme si në këtë rast dhe të provonte se cili është personi apo kompania që në SHBA ka bërë pagesa të paligjshme për kompanitë e pretenduara.

Është e padiskutueshme që gjatë kohës që unë kam qenë Kryetar i LSI, çdo veprim është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Nëse del diferenca midis pagesave të deklaruara nga kompanitë në SHBA për llogari të LSI dhe atyre që ka deklaruar LSI në KQZ, atëherë pa diskutim që kemi një problem serioz me ligjin amerikan dhe shqiptar, por kjo nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse as kam qenë në djeni të pagesave të paligjshme nga dikush dhe as kam autorizuar dikë në SHBA të bëjë veprime të tilla të cilat janë ose diletante ose të qëllimshme.

Unë i kam kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi unë kurrë nuk kam autorizuar dikë të bëjë marrëzira të tilla.

Natyrisht, personi i parë që duhej pyetur quhet Adrian Shatku, i cili ka qenë prezantuesi i këtyre kompanive me LSI dhe ka mbajtur lidhjet me to. Ky është një shqiptaro-amerikan-dibran, shumë i njohur për prokurorët e SPAK-ut, por çuditërisht i papyetur se paska tre vjet që nuk paska ardhur në Shqipëri. Çudi pse?

Personi i dytë besoj që duhej pyetur është Z. Eriol Braimllari, i cili në dijeninë time ka mbajtur për 10 vite gjithë korrespondencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail (për fat të keq, pas largimit të tij nga detyra si Drejtor Kabineti, çuditërisht nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë) dhe që rezulton edhe në dosjet e SPAK-ut. Besoj që në hetimet e SPAK për lëvizjet e kompanive, emri i tij është pothuajse kudo.

Sepse kushëriri i tij i parë, Z. Endrit Braimllari, është marrë në pyetje nga SPAK-u, pasi ka firmosur për lobimet dhe ka pasur për detyrë të ndjekë zbatimin e tyre, duke qenë përgjegjës edhe për organizimin dhe për financat.

Çuditërisht, Endriti pasi hyri në SPAK si përfaqësues i PL (LSI), doli si "rilindas" i Edi Ramës dhe, siç dihet publikisht, u fut edhe në listën e PS për kandidat për deputet në Tiranë.

Ndaj e dashur Grida, SPAK i ka të gjitha mundësitë t’i gjejë personat që kanë bërë veprime të paligjshme apo kanë patur dijeni për to edhe në SHBA edhe në Tiranë.

Asnjë provë dhe fakt nuk i çon dot ata te Ilir Meta, përveç urdhrit politik të Edi Rmës dhe shefave të tyre që presin mandate të përjetshëm prej tij duke shërbyer si kamikazë politikë.

Eshtë e çuditshme se në këtë dosje ka shumë dibranë dhe grekë.

Por ky nuk është problem dhe shqetësimi im.

Interesi im i vetëm është vendosja përballë ligjit e secilit që e ka shkelur atë apo që ka patur dijeni.

Përpjekjet për të keqpërdorur të gjithë ata që kanë shkelur ligjin  apo kanë patur dijeni për këto shkelje për t’i përdorur politikisht kundër Ilir Metës, vetëm do të provojnë në procesin e gjykimit se sa të drejta kanë qenë denoncimet e mia për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë.

Po kështu, e dashur Grida, unë dhe Monika nuk jemi më çift, pasi jemi divorcuar edhe juridikisht plotësisht dhe unë nuk kam asnjë pretendim pronësor apo pasuror ndaj saj.

Ndaj do të lutesha që përgjegjësitë të mos i trajtoni më çift, pasi ato janë individuale të secilit në raport me ligjin.

Komunizmi ndjente një kënaqësi perverse kur përdorte familjarët kundër familjarëve në procese politike.

“Rilindja” e kryeperversit është edhe më zi në këtë drejtim.

Unë marr çdo përgjegjësi timen para ligjit dhe së vërtetës dhe nuk kam arsye t’ia “faturoj” dikujt tjetër.

Por edhe cilido apo persona që vetëm kanë përfituar nga LSI, që synon të përdoret kundër meje për të lehtësuar veten dhe duke i dhënë kënaqësi kryeperversit gabon shumë rëndë për sot dhe të ardhmen.

Unë as mund të braktis kauzat e Partisë së Lirisë që janë një interes ekzistencial kombëtar sot dhe as të zhgënjej të gjithë ata shqiptarë që kanë besuar dhe besojnë te Ilir Meta.

Ndërsa për çështjen e stërlodhur të CEZ-DIA që Z. Dumani e ka regjistruar që në dhjetor 2019 me kërkesën e Ramës dhe McGonigal do ishte kohë e humbur të merresha këtu pasi ajo është e stërkonsumuar me personazhe tejet groteske e me problem me ligjin dhe e gjykuar disa herë brenda e jashtë vendit.

Por shumë mirë që do gjykohet edhe njëherë tjetër që të argëtohemi me “dëshmitarët” e regjimit dhe gënjeshtrat e SPAK-ut që nuk heton dot as faljen e 600 milion eurove CEZ-it nga Rama-Gjiknuri dhe as inceneratorin që nuk ekziston se është krim shumë “intelektual”.

Dhe së fundmi e dashur Grida meqënëse unë nuk vij dot në studio, të lutem kërko një leje te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që me të gjithë analistët që kishe ftuar dje të bëjmë një panel këtu (te salla e ping-pongut) për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre të djeshme dhe të tjera.

Do kalojmë bukur, të siguroj!

15 Komente

  1. S
    Spiuni

    Fillove prape me kauzat ti. Po si ka mundesi ti me bllok te zi me liste emrash per gjoba nuk di ca ka bo kryesia e partise apo gruja. Apo u ndave ti dhe kaq. Ti ske ngul nje gozhde ne pune po prape me spiunlliqe vazhdo. Prano fajin se me valixhe druni ke ardh. Jo me 11 banjo

    Përgjigjjuni
    1. Z
      ZDROMS I BRRAKES

      O Spajuno, sa kom qesh me VALIXHE DRUNI.... hahahahaaaa Ke harru edhe nje detaj: QE VALIZHJA E DRUNIT ISHTE NGJYRE JESHILE DHE ISHTE E MBYLLME ME DRYN "Shkodra" se "Tutius" ishte i shtrenjte dhe skishin buthe me e ble. Pastaj mer me e zbukuru edhe 1 çike, a e mban mend qe kta katnar me valixhe druni te mbyllme me dryn ZBARKONIN ne Tirane nga fundi gushtit dhe kalonin ke XHIROJA ne bulevard, para Hotel Dajti... se pastaj harroheshin ne konvikt ... dhe kur shkojshin ne shtepi tregonin qe kishin bo xhiro ne bulevard dhe kishin pa bolet e kalit te Skenderbeut.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fare e keqe

      Qelibar qelibar eshte nuk ka dore ne asnje veprim korruptive!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lere Like lere, lere se na fike !

        hahahahahaaa eeeee te drejte ke Like. Grida Suma tani preferon burgaxhinjte. Vetem ata arrijne ta kenaqin

        Përgjigjjuni
        1. L
          Landi

          Po ja kan pas kalu bukur dikur kta te dy

          Përgjigjjuni
        2. v
          vlora***

          Ke te drejte ore kok dardhe ,edhe santosi oret e fundit te jetes i kaloi mire para se ta vrisnin ,por me floket qe do mbjelle salianji s ke shume shpresa

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skraparliu

            Shih Shih hem QEROS .hem FODOLL , thot populli ? Po ti thua : e cuditeshme ne kete dosje ka shume DIBRANE edhe grek , nuk te shkon mendja se ke gruan dibrane ? Apo po ben loje tja ngecesh baxhelles tende qe keni bere ndarje te reme ? Mire e ke ilir dy duar per nje koke jane ? Po ama paske gjet kishe ku te FALESH “ Grida Dumen “ nje bravo kot ste thone ty dridhe like dridhe mos lere kusur o plere ?

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Sigurisht që ky mafioz do rreket të manipulojë opinionin dhe të fshehë të vërtetat. Por ja që më së fundi erdhi dita që do shkojë në gjyq dhe aty do ketë mu dlsinë të mbrojë "të vërteta" e tij, njëjtë kjo dhe për bashkëpunëtorin e tij "non grata" Sa-leh Berisha. Por të dy e dinë më mirë se kushdo se SPAK dhe GJKKO nuk janë Prokuroria e Adriatik Llallës dhe Gjykata e Lartë e Shpresa Beçit, Gjin Gjonit, Agim Bendos etj. që të shpëtuan në lidhje me çështjen e videos me Dritan Priftit, për të cilën prokurori kishte kërkuar për të ti dy vjet. Po të ishe dënuar qysh atëhere, sot nuk do ishe aty në një pozitë shumë më të rëndë. Por fatkeqësisht bashkë me Sa-lehun menduat se do ishin pafundësisht në pushtet dhe drejtësia gjithashtu do vazhdonte të ishte vegël në duart tuaja të ndyra. Ky pra është fundi i merituar dhe i dëshiruar nga shqiptarët për dy fshatarët zullumqarë e të pangopur, njëri nga Çepani e tjetri nga Viçidoli, që populli u dha aq shumë, po shpërdoruar po aq shumë nga dy bastardë të tij. Fund i merituar për të dy, edhe pse i vonuar. Sidoqoftë historia ua ka rezervuar vendin në koshin e saj të plehrave.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skraparliu

                Shih Shih hem QEROS .hem FODOLL , thot populli ? Po ti thua : e cuditeshme ne kete dosje ka shume DIBRANE edhe grek , nuk te shkon mendja se ke gruan dibrane ? Apo po ben loje tja ngecesh baxhelles tende qe keni bere ndarje te reme ? Mire e ke ilir dy duar per nje koke jane ? Po ama paske gjet kishe ku te FALESH “ Grida Dumen “ nje bravo kot ste thone ty dridhe like dridhe mos lere kusur o plere ?

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cubi

                  Pa merak bukur do ja kalosh. Mir do ishe ne burgjet e enverit. Atje kishe vetem p.....e sat eme. Atje as televizor as fb o kelyshi saliut.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Ore funfurine, ata nuk do e benin lobimin ne koken e tyre pa aprovimin tend.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VOLLODJA

                      Grida do TA kaloni bukur Mos refuzo President inn E PL

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Ben

                        Pupupu ku ke arrit me i shkrujt Grigjes dashnores se dikurshme, po sta var më ajo

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sass

                          Paske ngerne mut mire sot mor hajdut i celbur do ngeleni ne bug deri sa zoti tu jape pretencen e fundit.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Davidi

                            Grida shkrete, te gjithe ata qe e duan, i ka ne burg.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje