Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

28 Maj 2025, 11:05Politika TEMA
Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS,

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, e cila kërkoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se përmes bizneseve ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Më 5 mars, PD dhe Partia e Lirisë iu drejtuan kushtetueses me kërkesën që të bëjë deklarimin të papajtueshëm të vendimit të 30 janarit 2025 në parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e Sinajt.

PD e cilëson si të papajtueshëm mandatin e ligjvënësit socialist dhe për këtë shkak i është drejtuar me firmat e 14 deputetëve, që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë për dërgimin në këtë institucion të “mocionit të konstatimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Lini një Përgjigje