SHBA certifikon 11 majin, Meçe: Mesazhi i ambasadës, goditje për Berishën

28 Maj 2025, 09:20Politika TEMA
SHBA certifikon 11 majin, Meçe: Mesazhi i ambasadës, goditje

Analisti Arben Meçe thotë se mesazhi i SHBA, ku uronte popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit, është goditje për kreun e PD, Sali Berisha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se SHBA i certifikoi zgjedhjet, teksa Berisha lufton për mos njohjen e procesit.

“Qëndrimi i SHBA është qëndrimi më zyrtar, atë që certifikoi procesin zgjedhor, jo rezultatet. Procesi do të kalojë në të gjitha fashat zgjedhore. Është shumë e rëndësishme që procesi të jetë i njohur.

Lufta e Berishës është që të mos njohë zgjedhjet. Amerikanët e mbyllën këtë kapitull, pjesa e Berishës, e farsës, u godit. Ky është proces normal që zhvillohet.

SPAK po spastron çdo infeksion të këtij procesi, do japë goditje. Këto shkelje ligjore nuk do shpëtojnë, nga procesi që SPAK po e vazhdon me qetësi. Janë ngjarje që duhen goditur”, theksoi ai.

2 Komente

  1. T
    Teodor

    Me Berishen akoma do hane buke keta? Kane 30 vjrt here drejtore e here deputete te Berishes dhe here shares njesoj fitojne u hapen dyert.Berishe ik se nuk fiton me. Jep doreheqjen te ngelem dhe kta pa buke. Ke mare ndonje leje o Meçke?

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Ben Spiuni sigurimit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje