
Nga Ylli Pata
Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe, e nuk ka asnjë shteg ndërkombëtar komunikimi.
Lobistët apo strategu La Civita e kanë mbaruar misionin dhe SHBA e dha qëndrimin e vet, pas valangës së të të gjithë liderëve europianë e mbi të gjitha OSBE për zgjedhjet e 11 majit.
Pas një humbje siç e tha vetë që e priste, Berisha tha se nuk ikën nga drejtimi i PD. Gjë që gjithashtu siç rezultati që Berisha e dinte, pritej e dihej nga të gjithë.
Në Partinë Demokratike në konceptin e aleancës politike, jo thjeshte ambaazhit të “Shqipërisë Madhështore”, njeriu më i rëndësishëm me peshë pas Sali Berishës është Fredi Beleri. Për të cilin Berisha, por edhe Ilir Meta, apo të tjerë investuan shumë në zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Investim, që sipas të gjitha gjasave, e kjo shikohet në çdo sondazhi, PD, PL apo të gjitha partitë apo grupet e tjera të opozitës kanë humbur sumë vota. Duke nisur nga zonat e Jugut, por që realiteti është i njëjtë kudo në gjithë vendin. Sidomos në diasporë. Shkurt Partia Demokratike si parti më e madhe, aleatët e saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta personalisht nuk kanë fituar asgjë nga pirueta për të krijuar një precedent politik që të kthehej në një cassus belli mes Tiranës dhe Athinës.
I vetmi favor, i cili është shpresuar, ka qenë dalja apo çarja e rrethimit ndërkombëtar, i cili me ndihmën e PD-së më shumë doli në faqe të Fredi Belerit që u bë eurodeputet grek, si pasojë e një kauze që u quajt opozite, sesa nga një betejë të tij.
Pas rastit Beleri, Athina u kthye në një “Jeruzalem” të grupit të Berishës, me shpresën se kanë një derë kku jo vetëm do t’i orientojë, pore dhe t’i rejtojë në tryezat ndërkombëtare.
Të cilat në fakt, jo vetëm në Bruksel, por edhe në Tiranë ishin plot për Edi Ramën. Nejse gjithçka çfarë ndodhi prej 2023-shit dihet, e në fushatën e 11 majit, Fredi Beleri ka qenë njeriu më i rëndësishëm politik pas Sali Berishës në aleancën e PD. Në çdo tryezë ai ishte krahu i djathtë. Një ditë pas zgjedhjeve, Beleri i pari kërkoi dorëhqjen e Sali Berishës. Qëndrim që nuk është thjeshte i OMONIA-s, pasi atë nuk e përfaqëson më por, partisë eurodeputet i së cilës ai është.
Kjo ka një arsye të qartë dhe politike. Vendosja ose rreshtimi politik i krahut ekstremist grek në linjën e re të opozitës shqiptare edhe pas ikjes së Sali Berishës. Por gjithashtu, mund të jetë edhe një mbrojtje e rëndësishme politike për doktorin; pasi ai mund t’i thotë të vetëve: që po ika unë vjen Beleri. Në një farë mënyrë siç Rama bëri fushatën përballë “bufit”.
Duket si një “Mexican Standoff”, term i ardhur nga western-i legjendar i Sergio Leones, por që në të vërtetë është një “Kalë Troje” në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Në fakt poitikisht, ajo deklaratë e Belerit është një bekim për opozitën shqiptaret në tërësi jo vetëm për PD-në.
Është një shans për ta ridimensionuar politikën karshi kësaj logjike që imponojnë qarqe të lidhura me Belerin, duke u sjellë si një e djathtë konservatore e natyrisht patriote. Ndryshe, do të digjen me radhë të gjitha karrierat politike të çdo nacionalisti të shpallur, siç ndodhi në këtë fushatë me Shpëtim Idrizin.
TemA
Sali berisha pasi humbi zgjedhjet humbi dhe mbështetjen e miçotaqit!. E përse u duhet më berisha?!. Ai përfundimisht vdiq politikisht dhe greku e varrosi!. Beleri bëri çfarë i tha miçua!. Por edhe pse berisha ngordhi nuk ka ngordhur synimi grek për detin, për himarën minoritet , helenizimin e jugut deri në autonomi dhe shkeputje!. Mos të ju duket çudi por të gjitha këto synime tani kërkon ti arrijë në bashkpunim me socialistët dhe edi ramën!. Ka muaj që marrdhëniet janë ndryshe dhe duhet të presim për të parë se çfarë do japi rama në këmbim të po-së greke për në BE!
Berishe tradhetari shiti detin, Rama me vulen e nderkombetareve po ashtu, lol.. ======= gjeagjeze: Kush eshte me tradhetari?!lol = ato votat e diaspores, si vajten ato zarfet ..lol ==== rrofte aleanca e qelbsinave (Rame-Berisha)lol
..per pak harrova, rruga ne BE kalon nga deti Jon..kur do ta kuptojne bagtia e Sal - Rames lol....
besoj qe nuk ka njeri nevoje per syte, veshet dhe koken tende per te kuptuar realitetin!
Po, Alfredios Byt…ios Bejler(gruqiros)it I takon te kerkoje doreheqjen e matufit plak, se dhionisi qe nderroi gjakun, ka dhene prova per antishqiptarzmin e tij. Po, kush tja kerkoje, Rudina, qe plakushi ja nxori ne pritje te atin, I cili tani shet lule, por ka vetem ditelindje, kenaqet kukudhja dhe gjaku I saj, se I thone: “Azem, ti je I gjalle”, dhe plakushi qesh. Po tja kerkoje Tritani I masarit, nismetari I shembjes se xhamive, qe fjalen me me vlere ka “Padyshim” sic e thote plakushi i filmit Koncert ne vitin ‘36”. Po ik o plak se je bere lolo. Keshtu mbyllet ky film, nder me te bukur te kinematografise shqiptare, krejt rastesisht edhe i restauruar. Te jete valle rastesi?! Ha ha haaaa. Ik, plak, se je bere lolo.
Pra, sipas teje z. Pata, Fredis Beleris edhe qenka i lidhur me qarqet ekstremiste greke (kjo dihet qe ne vitet '90), edhe i kerkoi i pari Berishes qe te jape doreheqjen, gjoja per ta mbrojtur nga ato qarqe. Me fal, po me duket se ke shkeuar dicka qe nuk ta mbush mendjen. Berisha, me izolimin nderkombetar dhe me humbjen e thelle qe pesoi ne zgjedhjet e fundit, nuk i duhet dhe nuk i hyn ne pune askujt, as shefit aktual te Belerit, Micotaqisit. Ashtu sikurse u refuzua nga votuesit shqiptare per mbrojtjen, bashke me Meten, qe i beti Belerit per ta helenizuar Himaren e me tej (nje nga aresyet), ashtu po refuzohet tani nga Beleri dhe shefat e tij, pasi nuk u duhet me.
Epo të përdorësh termat "me peshë" apo "i rëndësishëm" për belerin dhe metën që i gjithë populli i urren, të majtë e të djathtë, qofsh ti o gazetar! Po ku rëndon pesha e tyre veç se te populli?? Apo populli nuk ka ndonjë rëndësi??!!