Edhe kushëriri i Elvis Roshit dyshon se iu vodhën votat nga kandidatët e tjerë të PD

27 Maj 2025, 17:45Politika TEMA
Edhe kushëriri i Elvis Roshit dyshon se iu vodhën votat nga

Kushëriri i ish kryebashkiakut Elvis Roshi, Elton Roshi, i cili kandidoi nën siglën e PD-ASHM për deputet në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vënien në dispozicion të pamjeve filmike për të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave (QNV) përkatëse për çdo Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Qarkun Tiranë, përjashtuar KZAZ-të që i përkasin bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë.

Në kërkesën e Elton Roshit thuhet se kjo kërkesë ka për qëllim shqyrtimin e mëtejshëm të materialeve vizuale të procesit të numërimit të votave, me synim garantimin e transparencës dhe integritetit zgjedhor, si dhe ndjekjen e çdo elementi që mund të përbëjë bazë për ankimim të mundshëm.

2 Komente

  1. A
    Aron

    Mire e gjeti, njesoj si ate trapin tjeter Aulon Kalane.

    Përgjigjjuni
    1. U
      UFO Kavaje

      Çfare dreqi rrace jane keta si Afgane, te rinje te shemtuar...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje