“Mundësi reale që Shqipëria të jetë pjesë e BE në vitin 2030”, Marta Kos: Po ecën shumë mirë me reformat e integrimit

27 Maj 2025, 15:01Politika TEMA

“Mundësi reale që Shqipëria të jetë pjesë e

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.Në një intervistë për median gjermane WELT, Kos vlerësoi reformat e integrimit të Shqipërisë dhe deklaroi se mundësitë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në vitin 2030 janë shumë të mëdha.

“Mund ta kuptoj shumë mirë zhgënjimin në Ballkanin Perëndimor. Unë vij nga kjo zonë. Po ju paraqes një krahasim. Nëse Ukraina do të duhej të priste aq gjatë sa Maqedonia e Veriut, ne do të fillonim negociatat me Ukrainën në vitin 2045. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ne kemi Malin e Zi dhe Shqipërinë, që po ecin shumë mirë me reformat e integrimit. Ata e kuptojnë procesin e zgjerimit si një transformim të ekonomisë së tyre, duke përfshirë edhe fusha të tjera të jetës.

Nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë, ne mund të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026 dhe më pas me Shqipërinë në fund të vitit 2027. Kjo do të thotë se ka mundësi reale që të dyja këto shtete të bëhen anëtarët tanë të rinj deri në vitin 2030”, shprehet Kos.

 

2 Komente

  1. .
    .....

    Po nuk eshte dakort Saliu, moj zonje, ai akoma jeton me zgjedhjet e majit 2005! Eshte 20 vjet mbrapa, apo do e zgjidh ne burg çeshtjen. O ne burg, o.......ka ngaterruar pordha vrimen!

    Përgjigjjuni
    1. E
      E.v

      Aman o EU leri Ramen e Berishen qe te shesin edhe ato pak qe i kane ngelur ne kete vend,edhe nja 10 vjet,te lodhen,e pasi ta keni blere totalisht shqiperine ,mos i futni ne ate EU qe eshte avash avash duke u mbytur vete. Mero ,djali te pakten te mos na mbysin edhe ne se vdekjen hak e kemi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje