U mor i pandehur, Meta sulmon SPAK nga qelia: Organizatë në shërbim të verbër të Ramës

27 Maj 2025, 12:50Politika TEMA
U mor i pandehur, Meta sulmon SPAK nga qelia: Organizatë në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar SPAK nga burgu, pasi u mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Në një reagim në Facebook, Meta e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.

“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.

Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota”, shkruan Meta.

13 Komente

  1. R
    Rose

    Vetem 4000 votues ke mos flit me fjale pa lidhje si psh boterisht, populli shqiptar, kushtetuta etj. Ti ke parti me tre veta, shpi (ose shtepi) me 11 banjo. Ti nje nje cope katunari qe vodhe si plot te tjere, harrove te ulesh koken po more kot si vk. A thu se do durojne njerezit karlliqet e pafundme te grus (gruas) tate. A e keni provu me u vizitu te psikiatri se e kam 100% se keni premisat e Rose

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      terhiq zvarre kamen, o peshngrites...inshallah Rama te ndjek nga afer...lol = o po sna thate ate voten e diapores, 90% apo 99% e fitoi Rama...kur cunat e Kukesit perbejne mbi 60%...lol

      Përgjigjjuni
    2. f
      fatmir miri

      O kokrra e hajdutit, aty ne qenef do ta ngrysesh jeten!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora***

        Se kuptoj se si ketij kermes nuk i kane bere nje dosje per te gjitha aferat ,qe nga floriri ,video me dritan priftin pasurine etj , qe mos te dale me gjalle nga qelia

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Spiuni Agush 50 lekesh ne dite te veshtire, ku eshte populli i 2 marsit se na cau trapin ka 3 vjet.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zalli

            he mo like,pse çirresh,burgu per burra eshte,po duro dhe pak,se keto te SPAKUT,per ate paguhen, qe te merren me kriminela kryhajduter,e koktula si puna jote,se po te jete per popullin qe aq shume e do(per ta vjedhur e rrjepur),ta tregoi mbeshtetjen me 11 Maj,nepermjet votes,a ha harrova o like o kok lope po çu be "ai"populli i 2Marsit qe na e trumbetoje ne çdo studio televizive,e krekoseshe,apo si gjithmon "u mbars mali e polli nje mi",jo vetem hajdut por edhe duart i ke te lyera me gjak,ja sa e thjesht per te gjitha keto do pergjigjesh.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Pirdh, pirdh se lirohesh.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deni

                TE GJITHE FAJTORET NJESOJ SHKRUAJT… PO TE ISHE I PASTER DHE JO HAJDUT ORDINER DHE KRIMINEL NUK DO TE FLISJE FARE.I HAP REUGE PROVESIT DHE LUFTON NE GJYQ POR TI JE THJESHT SHKERDHATE DHE DASHNORI TED BLUSHIT…ME SHUME NUK KENCTE DO TY…JU TE GJITHE JENI TIPA QE I SHERBENI SHOQERISE VETEM PER T‘JU HEQ QAFE ju si ne burg si jasht,po shkerdha ngelni

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tutu

                  Ka mbas vetes popullin e 32 Marsit dhe Ted bq…

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agushkari

                    trokiti ora o shkerdhate muti

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agushkari

                      trokiti ora o shkerdhate muti

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zeri

                        Mos i coni autoblinde ne burg se do i hidhet siper si Vojo Kushi hahaha Votat e tua ti mblodhi Mona o kerme skrapari, here duke i blere, here duke i lypur ne Astir e Kombinat megjithe ate kokemishin qe ke per djale. Mos na hap barkun me Tedi Blushin torollak qe do e shese mandatin tek PS. Asnje nuk beri fushate per ty o kafshe qe e ke pak kafazin. Rri aty se je mire, avash avash do hapen te tjerat, edhe pastrimi parave nepermjet atij narkomanit qe ka agjenci autobuzesh dhe eshte ortak me pjellat e tua. Ato ndertimet ne Paskuqan me parate e kujt po i bejne? Ik more flliqesire.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          robi

                          Po sharebajga e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja si eshte ndjere sot. Lere kur doli.para 3 ditesh dhe shprehte habi si ka mundesi diaspora te votojne Edi Ramen, por ka harruar sharebajga se kanceri i politikes leshelija ka vdekur qysh me 14 maj 2023 kur nuk mori asnje bashki ne shkalle vendi.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje