Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas rreth 6 vitesh hetime, merr të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për skandalin e lobimit të LSI në SHBA, aferën CEZ-DIA dhe hetimin pasuror ndaj tyre.
Deputetja Kryemadhi qëndroi për rreth 2 orë në SPAK, ku iu komunikuan zyrtarisht akuzat pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.
Për të njëjtat akuza merret i pandehur edhe Ilir Meta, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministër dhe ish-kryetar Kuvendi i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.
Ky i fundit është shoqëruar nga paraburgimi i 313-ës për në SPAK, ku ishte vetë i pranishëm në komunikimin e akuzës.
Mësohet se para dy javësh, Meta ka ndërruar edhe avokatin e tij dhe tashmë nuk përfaqësohet më nga Genc Gjokutaj që mbron edhe Berishën, por nga avokati Kujtim Cakrani.
Marrja e Metës si person i pandehur vjen pasi gati 6 vitesh hetime, ku SPAK e akuzon se Ilir Meta, si ish-ministër i Energjetikës, përdori pushtetin për lidhjen e kontratës për borxhet e CEZ, ku DIA me administrator Kastriot Ismailin, fitoi 6.5 mln euro edhe pse nuk përmbushte kriteret ligjore.
Në këmbim, SPAK thotë se Meta ka kërkuar dhe ka marrë shuma të konsiderueshme parash kur si ministër duhet edhe të monitoronte zbatimin e kësaj kontrate.
Çështja e dytë në ngarkim të Metës dhe Kryemadhit shkon në vitin 2014, kur sipas SPAK të dy kanë ndërhyrë në institucione shtetërore dhe kompani celulare që një firmë e huaj të futej në tregun e fibrave optike për shërbimin e internetit.
Meta e Kryemadhi, sipas SPAK, kanë marrë pjesën e tyre të fitimit dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i kompanisë, ndërsa të gjitha shpenzimet që kanë bërë me këto karta nuk i kanë deklaruar.
Për këtë kontratë është përdorur Pirro Xhixho, në atë kohë kreu i AKEP, i cili me porosi të Metës sipas hetuesve ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare që të lidhin kontratë interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike me kompaninë UNIFI Holldings në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku. Po ashtu, sipas SPAK Xhixho ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.
SPAK thotë se në vitet 2016-2017, Ilir Meta, si kryetar i LSI, lidhi kontrata lobimi me 2 kompani amerikane dhe vetëm një pjesë e parave është bërë përmes llogarive të LSI ndërsa shifra 463 mijë dollarë jo. Madje këto para as nuk janë pasqyruar në bilancet e shpenzimeve në KQZ.
Episodin e pestë që ngre dyshimet për pastrim parash nga çifti Meta-Kryemadhi SPAK e lidh me blerjen e një apartamenti 310 mijë euro në zonën e ish-bllokut në Tiranë të justifikuar me një kredi të marrë nga nëna e Monikës, Fatime Kryemadhi.
Por SPAK thotë se shuma e plotë 310 mijë euro u derdh cash nga vjehrra e Metës, dhe kredia u përdor si mbulesë për të pastruar paratë që vinin nga aktiviteti i paligjshëm i Metës e Kryemadhit.
Sa i takon akuzës për mosdeklarim pasurie, SPAK evidenton shpenzimet e padeklaruara mjekësore të çiftit, gjatë viteve 2013-2019, në total 106 mijë euro, 86 mijë prej të cilave paguar në cash.
J a cfare peson kur te rritet mendja. Ne 2017 ishte Rama qe i lutej Metes re garonin ne nje koalicion por meta nuk pranoi. Tani Rama e plasi ne burg dhe mire ia beri.
Une mndoj qe Mona te futet te burgu i burrave sepse transvestitet nuk lejohet te perdorin banjot e grave
Hajde, ne hale te semes, ndyresirat!
Nuk e plasi Rama në burg.
I fusni mrena zhulsat familje e degjeneruar
Hajde, shnet e b... të forta çiftit që u bon tek e tek.
Po per vrasjen/zhdukjen e atij Artan Belegut nuk ka nisur ndonje hetim? Vetem per kaq pak akuza do te zhvillohet gjyqi? Po grabitja e floririt ne Krabe dhe/ose ne Skrapar/Corovode? Po vrasja e Artan Santos?
Antipasta e para, pastaj te tjerat me radhe. Rendesi ka qe filloi dhe... t'ja sekuestrojne te gjitha, ne Shqiperi e jashte. Si denim pastaj, te mos e mbajne ne burg por ta internojne ne Cepan, pa te drejte dalje nga fshati per 40 vjet. Edhe saliun, ne Vicidol perjete, pa te drejte dalje nga shpella. Te behet nje ligj qe ndalon partite te bejne kryetar nje katundar. Po deshe te dhjesesh nje shtet e te shkaterrosh nje popull... ver ne krye nje katundar.
lajm shum i mir. me ne. funt. u. erdhi fundi.
As mos shpresoni / Prtsni asgje nga Lopcaeri Dumdumi i fisit Llalla . Shikoni si e len ala te lire Sadamin KERMEN pri vicidoli te Qelbi Shqiperine !
Mesa duket , spak e poston lajmin tek gazetarët ,para kohe , … pret reagimin publik dhe … , pastaj mundet të veprojnë … !!! Nuk hiqet dorë kollaj , jo !
Po futen dheSaliun brenda ,u plotesua ligji i BE, qe ne te behemi pjese e saj.
Plasni në burg dhe hidhni çelsin e derës së qelisë në det! Këtë fund meriton Muta dhe Kokë- derrja muniçka. Sa më parë shpresojmë që aty ta shohim edhe QENIN E LAGJES, tani të plakur- drobitur ku s‘ka më ku të shkojë dhe leh si QEN Lagje-je zëri i të cilit nga dita në ditë po shterrohet- SALEH QENIT, djalit të partizanit të plagosur Serb.
Vk habibi, merru pasuritë që i grabitën këtij populli atë bëj, tjerat s'na duhen.. Le të jetojnë jashtë burgut, të dy di i bien bythës se nuk dinë zanat, s'ju ka then njeri pune e mbarë veç hajdut e gjakpires, orgjistali me lepiresat, ajo madje dhe ka shfrytëzuar " kar nën moshë" akuzë e bazuar dhe që i duhet shënuar tek perversitetet e ndyra. Ky tjetri lumturohej me xhensin por e mirëkuptuar si mardhënie nga i shoqi artist i modh... Te ktheje vlerën e florinjtë, pasurinë e tjetërsuar të shqiptareve dhe le te jetojnë të lumtur po të duan edhe duke shitur speca se kështu e kanë filluar. Në fillimet e veta të dashurisë pas " aferës së brekëve" që fatosi i mbante në xhep si provë curve, kishin një Benz 240 që i zvarritej marmita në tokë Një miku im i'a lidhi me tel në Korçë të mos bënte zhurmë rrugës... Sa faje ka ky popull që vijojnë tja fusin topin mes shaleve politiqentët si ky...
Ne burg qenerit
Se mos na mbetet filmi i Monës ne mes,mor aman!
Kane per te dale te pafajshem Halete se Berisha e ka ne dore drejtesine .........kete radhe Berisha vetem do ti trembe hajdutet qe te rrine mbas Sales
Mona është mirë të futet në burgun e burrave se ndoshta shet qepën e vetë dhe bënë Lekë për të ardhmen.
Shkofshi ne ferr, fundurina.
Asgje sdo te ndodhe, ketu do jemi
Burgu per keto hajdute. kriminele e vrases eshte Kamp pushimi , se kane pasuri pa fund , deri tek xhixho pinokja , kallaku , vasili , blushi , drini kryekali ,guroret ne berat ,gjiri I lalzit , e te tjera pa fund. Po nuk ju konfiskuan pasurite , keto fundrina shqiptare me te gjithe karakteristikat me negative te njerezve ,keto pirate hedhin valle. Cfare I kane bere Shqiperise dhe shqiptareve , sala, tosi e likja edhe varja ne sheshin Skenderbej eshte pak.
O Ilir ke vjedhur shume, me shume se sa te duhen vetem per ti bere dem popullit. Me duket je treguar i zgjuar, pasurine dhe parate i ke fshehur mire.
e ka rruar !?