“Analiza duhet bërë” - Ilir Alimehmeti flet për largimin e Berishës pas humbjes së PD-së

27 Maj 2025, 09:25Politika TEMA
“Analiza duhet bërë” - Ilir Alimehmeti flet për

Doktor Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë pas humbjes së zgjedhjeve, u shpreh se sapo të mbarojë një herë procesi i ankimimeve për votat, duhet të bëhet analiza.

“Absolutisht që analiza duhet bërë. Ke një Kuvend të dhjetorit 2023 ku unë kam kërkuar analizën e zgjedhjeve vendore e cila nuk u bë. Analiza duhet bërë medoemos dhe unë i qëndroj kësaj.

T’i bëjmë gjërat një çikë me etapa dhe unë nuk kam qenë kurrë për djegien e etapave. Të mbarojë një herë procesi se unë jam për vete në proces, të bëj unë një analizë personale. 

Kjo analizë kontribuon në analizën e qarkut të Tiranës, ndërsa 11 qarqet e tjera të them të drejtën unë nuk i kam ndjekur për fushatën dhe problematikat. Analiza i takon një grupi pune, kryesisë”- tha Alimehmeti.

4 Komente

  1. J
    Juliano

    Nuk ka bythë mehmeti ali, ti kërkojë sy më sy berishës largimin. Edhe kur e pyet për çështje të caktuara, ky flet si e ëma zeqos në maj thanës. Asnjë përgjigje për pyetjen konkrete, a do largohet berishaaaa?, ky thotë që berisha është me barrë, të presim nja nëntë muaj dhe të shohim si do shkojë shtatzania. Qesharak, frikacak, servil.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Nese Alimehmeti eshte siç thote Juliano (se une nuk e njoh), atehere edhe ky eshte i semure nga truri i plakur e kriminal i Berishes!...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        As mish as peshk por tave dheu

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          E provoj Veterineri Bamir dhe ia futi kot me Salen jo ti qe je shume i ri. Me mire zanati Doktor.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje