A deshi Rama ta djegë duke e kandiduar në Vlorë? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri!

27 Maj 2025, 09:09Politika TEMA
A deshi Rama ta djegë duke e kandiduar në Vlorë? Ja si

Deputeti i PS nga lista e hapur në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, i ftuar në News 24, ka deklaruar se kandidimi i tij në Vlorë ishte një eksperiment politik nga ana e kryeministrit Rama, që sipas tij dha rezultat pozitiv.

Gjiknuri pranoi se gara ishte e vështirë, por theksoi se kontributi i tij ndikoi në marrjen e mandatit të nëntë për Partinë Socialiste në këtë qark.

“Ishte një përvojë politike dhe rezultati u dha”,  u shpreh Gjiknuri, duke komentuar vendimin e kryeministrit për ta dërguar në një zonë ku ai kishte qenë i shkëputur për katër vite.

I pyetur se si do të ishte gara e tij nëse do të kandidonte në Tiranë, Gjiknuri tha se Tirana ka hapësirë më të madhe dhe është më konkurruese.

“Në Vlorë u riktheva pas një periudhe shkëputjeje, dhe kjo e bëri më të vështirë. Por shpresoj që kontributi im me votat të ketë ndihmuar në rezultatin që arritëm,” shtoi ai.

Damian Gjiknuri: Jam i kalitur. Nuk ka pasur orientin vote. Kryetarët e bashkive ishin neutralë.

Endri Xhafo: A deshi Rama të të djeg?

Damian Gjiknuri: Jo, Rama eksperimentoi dhe rezultoi pozitiv. Aplikoi eksperiencën politike dhe rezultati u dha. Ndryshe nga PD që nuk pati efekti i Berishës në terren. Fushata e 12-të e imja.

Fushata individuale është e vështirë, u caktova ditën e fundit dhe kjo ma bëri të vështirë garën

4 Komente

  1. V
    V.L

    Nese ke qene i 9 ne liste. Pergjigjja e pyetjes eshte PO. Nese ke qene i 8 pergjigjja eshte JO (ajo qe thua edhe vete)

    Përgjigjjuni
    1. T
      T.R

      Nuk e paske fare idene e listes se hapur mor xhan V.L

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mondi

      Bravo Gjiknur je makineri elektorale..por je dhe djale i mire..bravooooo

      Përgjigjjuni
      1. d
        dane

        Por je dhe hajduti me i madh ne partine socialiste!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje