8 vite nga ikja e deputetit socialist, i biri rikthehet në Kuvend dhe kujton përvjetorin: Je larg syve, por përherë në zemrën time!

26 Maj 2025, 21:50Politika TEMA
8 vite nga ikja e deputetit socialist, i biri rikthehet në Kuvend dhe

Sot, bëhen tetë vite nga vdekja e deputetit të Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli dhe i biri e ka kujtuar këtë përvjetor me një shënim të veçantë. 

Admiri vendosi të ndiqte rrugën e të atit dhe në zgjedhjet e 11 Majit arriti të merrte mandatin e deputetit nën siglën e PS.

“8 vite pa ty Bab! Koha kalon, por mungesa jote nuk zbehet. Çdo vit që kalon, ndjej edhe më shumë peshën e fjalëve që nuk i thamë, përqafimeve që mungojnë dhe udhëzimeve që sot do të më duhej t’i kisha pranë.

Je larg syve, por përherë në zemrën time. Ke lënë pas jo vetëm emrin e një burri të ndershëm dhe fisnik, por një trashëgimi nderi, përgjegjësie dhe dashurie për njerëzit e këtij vendi”, shkruan Admir Kadeli, djali dhe më i madhi i katër fëmijëve të ish-deputetit Gjovalin Kadeli.

Siç ka treguar edhe gjatë fushatës, Admiri u bë baba për dy motrat dhe vëllain më të vogël. Gjovalin Kadeli u nda nga jeta në moshën 53 vjeçre, në vitin 2017, ndërsa dy vite para ikjes së tij kishte ndërruar jetë dhe bashkëshortja.

“Në çdo hap që bëj, mundohem të jem i denjë për ty, për familjen dhe për të gjithë njerëzit që më rrethojnë. Me përulësi ndjek gjurmët që le pas dhe e ndjej gjithmonë dorën tënde mbi supin tim, si dikur kur më udhëhiqje me fjalë të qeta dhe shpirt të madh.

Faleminderit që ishe babai im! Faleminderit që je ende udhërrëfyesi im, nga lart. Të dua dhe do të të dua gjithmonë. Yt Bir krenar”, përmbyll Admir Kadeli. 

Ai do të ndjekë rrugën e të atit, duke qenë pjesë e legjislaturës së re në Kuvend në shtator.

6 Komente

  1. T
    Tutu

    Epo kur politika kthehet ne tapi familjare dihet qe krenaria nepotike arrin majat .. edhe i jati Xhovalini ishte nje mjeshter i perdredhjes politike …!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Nuk ka "tapi" në politikë! "Trashëgimia" politike është fenomen i njohur në të gjithë botën demokratike. Emri i babait, nënës apo të tjerëve në familje mund të shërbejnë, por jo të të japin atë që nuk meriton. Në politikë është vota popullore ajo që vlerëson si prindin, ashtu më pas edhe fëmijën, si në këtë rast. Nuk i njoh, por besoj se në komunitet i njohin mirë, ndaj dhe u kanë dhënë votën, si babait ashtu dhe të birit. Në fund sa për krahasim po sjell vetëm trashëgiminë politike të familjeve të njohura presidenciale Kenedi dhe Bush, në Amerikë.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rudolfi

        Xhovalini ka qene i LSI dhe adhurus i madh i Ilir Metes,sic a ka permendur dhe "Tutu" mjeshter i perdredhjes politike

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alban

          Thone qe i ati i ketij deputetit te ri ka vjedh banken e Lezhes ne 97. Pastaj u be i pasur.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arti

            Vota flet vet .adi vlen kaq e thjesht eshte

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari

              Është e pamundur që maskarenjtë dhe njerëzit e poshtër dhe në një dedikim kaq ndjerë të djalit për babanë e larguar në moshë të re nga jeta, të mos lëshojnë vrerin dhe helmin, që nuk e kursejnë për askënd. Ptuuu, racë e poshtër dhe e ndyrë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje