Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

26 Maj 2025, 20:39Politika TEMA
Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare,

Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, gjatë një interviste për Report Tv, ku ka folur me tone të ashpra kundër liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Ngjela u shpreh se Berisha është një figurë e konsumuar politikisht dhe se largimi i tij nga skena politike do të sillte një të ardhme të re për Partinë Demokratike.

“Akoma nuk e mësuat ju kush është Saliu? Ai është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota. Do ta dëgjoni, ai nuk ka punuar për Shqipërinë. Mos u merrni me të”-tha Ngjela.

Ngjela theksoi se Berisha nuk ka më asnjë rol përfaqësues dhe se është i shpallur “non grata” nga SHBA.

“E ka bërë këtë gjithmonë. As drejtor në një ndërmarrje nuk mund të jetë, është shpallur non grata. Përsëritja është një faliment”-vijoi Ngjela.

Avokati nënvizoi se për të shpëtuar Partinë Demokratike, Berisha duhet të largohet nga drejtimi i saj, duke shtuar se mes tij dhe Ramës ka bashkëpunim të heshtur.

“Po të iki ai nga PD, PD merr pushtetin. Rama dhe Berisha janë bashkë. A e kuptoni që Saliu e mban Ramën”- tha më tej avokati.

Në lidhje me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, Ngjela vlerësoi punën e SPAK dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetimet që po kryhen.

“SPAK-u po punon, edhe është me ekspertë të huaj dhe ata janë me skrupulozitet. SPAK ka punuar shumë mirë. Saliun e ka në proces penal. Po të tjerët, se korrupsioni ishte shumë i gjerë?”-tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar për të dalë nga uzurpimi dhe për të përmbushur qëllimin e shpallur edhe nga aleatët ndërkombëtarë.

“Do i qëndrojmë asaj që tha Blinken, do ta heqim korrupsionin. Ne po presim që Shqipëria të dalë nga uzurpimi”-përfundoi Ngjela.

5 Komente

  1. D
    Demokrati i tradhetuar

    Bravo zoti Ngjela ! Po cfare do behet me kete kriminel te kobshem te Demokracise Shqiptare. C'fare do me per kete NeoFeudal maloke shpellash qe ngriti per 35 vjet pushtet Tribal , me katunfaret maloke te Saliut. Akoma do e mbajne ne kurriz kete shpellare anti Shqiptare. Fundi i durimit qytetare ndaj Sali Kriminelit.

    Përgjigjjuni

          1. T
            Trapajane hesapi

            Heroi I Olsave nuk do te jete objekti I SPAK-UT. Pa u pastruar SPAK do te mbetet vetem ASPAK.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje