Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

27 Maj 2025, 09:16Politika TEMA
Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej situate aktuale politike në vend.

Murrizi: 115 mandate mori PD në ’96. Fituam në Skrapar 86%.

Curri: Nuk është e njëjta kohë.

Murrizi: Kohën njerëz e bëjnë o Curr.

Curri: Shkërmoqjen e Ramës e bën opozita. Po s’është opozita nga do shkërmoqet Rama.

Murrizi: Në ’97 shkërmoqjen e pushtetit nuk e bëri opozita, Nano ishte në burg, këta të tjerët kishin ik në Greqi.

Curri: E bëri edhe opozita.

Murrizi: Jo nuk e bëri opozita. Opozita ka vajt kur dhanë leje bandat me dy gishta në dorë 3 javë më pas.

Curri: Po ’97-ën kush e bëri, opozita.

Murrizi: Shërbimet me llumhanet.

Curri: Njerëzit shtyjnë përpara.

Murrizi: Opozita ka hyrë në lojë pas 12 marsit. Unë s’kam frikë ta them që e bënë amerikanët. Policët rrifeshin në Vlorë si gomari në duhan, Mariza Lino thoshte i bëjmë thirrje Berishës mos të ushtrojë dhunë.

Curri: Nuk janë të njëjtët amerikanë e as të njëjtët shqiptarë.

Murrizi: Amerikanët kanë 400 vite dhe do të kenë 400 vite

Curri: Berisha ishte anti-amerikan, kurse Rama nuk është anti-amerikan.

Murrizi: Në ’96 s’ka qenë anti-amerikan Berisha, s’e ka pas këtë damkë që ka sot.

Curri: Berisha rrinte madje me kallash në zyrë.

Murrizi: S’ishte kundër Amerikës me kallash në zyrë.

Curri: Kundër Amerikës ishte.

11 Komente

  1. E
    EDI

    O kar ne 96 mbusheshin kutite plot, me shumë fletë se votues.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Ka te drejte Murrizi, edhe ata 4 te shkretet ne bulevard i vrane amerikanet, edhe Gerdecin e hodhen ne erë amerikanet edhe miliardat e bera nga Zeni e Argjita me baben kryeminister i bene amerikanet edhe Remzi Hoxhen e zhduken amerikanet edhe Kosta Trebicken e vranë amerikanet edhe aferen e Cezit e bene amerikanet edhe mashtruesin Taci e shpiken amerikanet edhe Republiken e Lazaratit e bene amerikanet edhe 18 kullat mbi truallin publik te klubit Partizani i bene amerikanet edhe Murrizin e pollen amerikanet ...

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      Ku, ku kur politika ka ngel në dorë të murrizëve?! '97-ën e bënë anerikanët thotë dhe, nuk po e mësojmë sot prej tij (sa trim e i mençur!!), se këtë atëbotë e tha botërisht në Kuvend Blerim Çela, i "mençuri" tjetër i PD: "Na rrëzoi Amerika"-tha ai atëhere, kuptohet thënë ajo me porosi të Berishës. Njëjtë artikuloi dhe Gazidede që tha "Në ngjarjet e '97 kishte dorë CIA!". E pastaj?! Ama Murrizi, meqë amerikanët donin të largonin Berishën (e besoj), nuk tha se cilët pas 8 vjetësh qenë ata që e prunë përsëri atë në pushtet?! Ja amerikanët, ndoshta për qëllimet e tyre apo për të ndihmuar shqiptarët dhe "demokratikasit" të shpëtonin nga përbindëshi, e shpallën atë familiarisht "non grata", atëhere cilët e mbajnë atë ende në politikë?! Gjthsesi këtë pyetje do duhej t'ia bënte dhe Curri atij, por meqë nuk ia bëri, Murrizi ka rast ta thotë sot/nesër, çdo mbremje kur është i pranishëm në panelet e TV, dhe po na e ndriçoi mendjen, atëhere po që do ta quaja të mençur !!!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazi

        O Lym leshi, po në 2013 pse iku?

        Përgjigjjuni
        1. @
          @.

          Kete lloj llumi nuk duhet ta fusni me ne parlament se merni veten ne qaf. Kush e degjon kete specie aman.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bregu

            Berishen e mbajnë Serbët , Grekët , Rusët , Amerkkanët , sepse është paguar nga ato .

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tuti

              Berisha rrëxoi vetveten, amerikanët i dolën borxhit, përsërit zgjedhjet në 40 zona, nga 120 zona në gjithë Shqipërinë, jo Berisha ishin zgjedhje të ndershme, sovrani e shprehu dëshirën e tij. Që atëherë i dha shenjën e SKIZOFRENISË

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Ky Murrizi eshte nje xhorre krejt.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mandi

                  O Murriz je kot fare, shet mend se ske qene bashkeountor i sigurimit shtetit, ne fakt ka plot qe nuk kane qene dhe nuk jane bere deputet. duhet te kesh qene deri sa e permend shpesh si arritje. Edhe ne nuk kemi qene por s'jemi bere deputete. Me ane te politekes ke zhvilluar edhe biznesin tend.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shpendi

                    Kur te pelqen vetja , eshte e zeza jote . Dhe ky Murrizi , qe siç ka llagapin ka dhe karakterin , vuan nga kjo sidrome . Nuk e kupton qe eshte bere i neveritshem per shqiptaret , duke broçkollitur nata pre nate ekran me ekran . Aq i neveritshem eshte sa arrin te thote, qe do burgonen 3 shoke te tij deputete , qe te hyje ai ne parlament .

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                      O Murriz ! Behu Gjembaç . Gomeret e hane shume.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje