Myslim Murrizi "shpërthen" ndaj Berishës dhe vë bast publik: 2-3 deputetë të PD-së do futen në burg

27 Maj 2025, 09:17Politika TEMA
Myslim Murrizi "shpërthen" ndaj Berishës dhe vë bast

Kandidati i PD-së në listë të hapur, Myslym Murrizi, ka “shpërthyer” me kritika ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.

Ai u shpreh se kodi zgjedhor është një ‘monstër’ dhe se dënon shumë kandidat që të marrin mandat, pavarësisht votave të tyre, duke kërkuar 100% lista të hapura.

“Sali Berisha duhet të thotë, siç ka thënë në firmat piramidale, që ka gabuar në pazarin e prillit të 2008-ës kur ka bashkuar votat me Ramën për këtë kod zgjedhor. 

Duhet të dalë dhe ta thotë, se më ka dalë llapa lesh duke e thënë në çdo mbledhje.

Ky është kodi më monstër që ka ky vend, që një parti mund të marrë 100 mijë vota dhe nuk merr mandat në asnjë cep të Shqipërisë. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore dhe lista 100% të hapura.

Berisha bashkoi votat në korrik të 2024-ës, duke mashtruar me Oertin dhe Gazin, që është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Zero detyrim ishte.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi si pasojë e goditjes së Myslym Murrizit. 

Unë e çova në Gjykatë Kushtetuese, se Luli ishte në gjumë, kishte frikë ta çonte. Dhe Gjykata tha që hersi është anti-kushtetues”, tha si fillim Murrizi  në Top Story.

Më pas ai shtoi se 2-3 deputetë të PD-së në listë të mbyllur do të arrestohen dhe ai do të kalojë në Parlament.

“Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës se nuk i tremb as unë e as Iliri (Alimhemeti). Se do hyjnë ca në burg, ja po e them tani. 

Dhe nuk i fus në burg unë, por do i fusë llumi i vetë. Shumë informacion. A kam gënjyer ndonjëherrë tani këto 10 vite? Mbaje si bast”, shtoi Murrizi.

 

 

4 Komente

  1. 1
    1997

    kemi Murrizin që, i ka dalë llapa lesh duke kërkuar që “Sali Berisha të thotë, siç ka thënë në firmat piramidale, që ka gabuar në pazarin e prillit të 2008-ës" dhe nga ana tjetër kemi familjarët e Remzi Hoxhës që u ka dalë llapa lesh duke i kërkuar Sali Berishes se ku e ka zhdukur trupin e të dashurit të tyre! ... e kuptoni tani se cfarë politikanësh qenër kemi? Që shohin pazarin e prillit të 2008-ës, por që nuk kanë sy për të parë krimet e Saliut!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nari

      Nje mburavec dhe shares e llapaqen i ndyre pa din e pa iman !! Ka kaniduar dy here kunder PD,ne 2001 me nje parti tjeter dhe para kater viteve ne 2021,kur krijoi vete nje parti me te cilen mori me pak se 4000 vota ne gjithe vendin,ndekohe menjehere mbas zgjedhjeve i beri mutin partise qe krijoi,duke i lene ne mes te rruges ata qe iu bashkuan thirjeve e lutjeve te ketij legeni,per te aderuar ne mender partine e tij !!

      Përgjigjjuni
      1. F
        FUTJA KOT FRROK

        shko he rrot boljet murriz hesapi

        Përgjigjjuni
        1. l
          llazi isa

          Me dhe burre kurve qe eshte

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje