Berisha ia vë fajin Bashës edhe për humbjen e 11 majit

27 Maj 2025, 10:26Politika TEMA
Berisha ia vë fajin Bashës edhe për humbjen e 11 majit

Sali Berisha, si për çdo gjë, edhe për humbjen e 11 majit, ia ka hedhur Lulzim Bashës.

Ai e cilësuar përgjegjës për braktisjen e votës së shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, çka sipas tij, ndikoi dhe në vjedhjen e zgjehdjeve të 11 majit.

Berisha u shpreh se, menjëherë pas zgjedhjeve, i kishte kërkuar Bashës të qëndronte pas mbrojtjes së votës, duke theksuar se “vota vdiq pa hyrë në kuti”. 

Sipas tij, në vend që të reagonte ndaj shkeljeve zgjedhore, Basha nisi një proces të brendshëm në parti për të shmangur përballjen me farsën elektorale.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë një raport objektiv në 2021. Por Lulzim Basha, në vend që të merrej me manipulimet, nisi analiza për të harruar zgjedhjet. 

Më e turpshmja ishte se ai dërgoi një raport qesharak tek ndërkombëtarët, dhe kur ata panë se ky nuk i dilte zot asgjëje, e zbutën edhe raportin,” u shpreh Berisha.

Sipas sit, në atë kohë ai i kishte sugjeruar Bashës që përpara çdo analize të brendshme, të niste një aksion ndërkombëtar për denoncimin e farsës elektorale.

“Nëse do të qëndronte pas votës, situata do të ishte ndryshe. Por ai i ktheu shpinën kësaj beteje dhe e la kauzën në mes,” përfundoi Berisha.

Fakt është se atëhere Sali Berisha e mbështeti publikisht Lulzim Bashën, pas kërkesave për dorëheqje.

4 Komente

  1. T
    Ti Sali ke ndonje faj??!!

    2021 e 2025 gjithe pergjegjesine e ke ti Sali. Sic e di dhe vete. Ne 2021 USA tha saila te mos jete deputet qe PD te vije ne PUSHTET. Ti e detyrove a te vuri vete Luli, por ti doje me cdo kusht te ishe deputet, te perdorie imunitetin mburoje ne procese JURIDIKE te pritshme. Ne 2025 afrove KUJTIM GJUZIn ndersa fyeve dhe nuk pranove bashen se per ty vlere kish me shume GJUZI se Luli. Ti shpresove se dollaret e vjedhur do te te jepnin pushtet sapo keto para kaluan Atlantikun dhe DOJE GJITHE PUSHTETIN TA HAJE VETEM TI ME INJORANTET HALABAKET E HORRAT E QORRAT E TU POR NUK KA POPULL BUDALLA, AQ ME PAK AI SHQIOTAR! LUL BASHA KA NJE FAJ, QE TE FUTI TY NE LISTEN E DEPUTETEVE NE 2021. KAQ.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Ore cfare eshte ky njeri xhanem. Te gjithe kane faj vetem ky jo. Ti more perbindesh i te keqes je qendra e fajit. Shqiptaret dhe pa shkolle te jene kane nje zgjuarsi natyrale qe ta ve kapelen sipas kokes... Ik tani se na cmerove nga trute. Jep doreheqie se vet e bere statusin. Hipokrit i pa bese e i pa burre.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktoe adhamudhi

        RRUGA E SALI BERISHES nga HIPOKRATI TEK HIPOKRITI.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Votimet e fundit i dhane te drejte Bashes qe me Berishen nongrata nuk fitohet, ai e perjashtoi nga partia. Por lumpenproletariati i partise e mediatik e linçuan Bashen e rikthyen Berishen ne krye te partise qe te perfundonte grupi Berisha ne nje humbje turperuese. Besoj se nuk ka kohe te meremi me fatin e Berishes opozitarizmi duhet te mobilizohet e gjithkush te jap kontributin e tij per te rigritur frymen demokratike e qytetare e berisha e kompani te refuzohet ne menyren ma kategorike te mundsheme.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje