VIDEO/ Humbi thellë në zgjedhje, Berisha: Kontrata me LaCivita ia vlejti, bëri fushatën më të suksesshme

27 Maj 2025, 12:32Politika TEMA
VIDEO/ Humbi thellë në zgjedhje, Berisha: Kontrata me LaCivita ia

Pavarësisht se fundosi thellë në humbje Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, ku mori vetëm 50 mandate, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se ia vlejti kontrata me Chris LaCivita.

"Kontraktimi i Cris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Trump, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD-ja.

Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale, nëse do ecja në fushatën elektorale pa një ekspertizë, do të gaboja. Këshilltari elektoral merret si një garant i fushatës, besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori.

Ai solli vlerësimet e tij. Udhëzimet janë marrë parasysh plotësisht. Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita. Kontrata do jetë transparente në afatin që përcakton ligji. Ia vlente shumë (kontrata me LaCivita). Kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë", tha Berisha. 

Berisha përsëriti thirrjen për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

“Po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar situatën e raportit zgjedhor ndërkombëtar, po bën telefonata të pafundme. Raporti do jetë përfundimtar dhe pasqyrë e fjalën do e ketë vetëm populli shqiptra. Zgjidhja është largimi i Ramës, qeveri teknike, zgjedhje të parakohëshme, nuk pranojmë farsë elektorale”, u shpreh ai, teksa vijoi me pamje nga përplasjet ditën e zgjedhjeve në Vorë, ku Flamur Noka dhe Albana Vokshi sulmuan qytetarët gjatë votimit, teksa Berisha i cilësoi personat si “banda e Xhabaftëve”.

 

 

9 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Doktor gjate githe kesaj fushate kjo qe po thua eshte me se e vertete.Shyqyr qe pranove njehere qe mos te ishte La Civita ne ate rruge qorre qe ishe futur ti me gjithe bardhat e mulet vokshin e lucon as 5 mandate nuk do te kushit mare.Ah se harrova se ke me vete edhe belon dhe ate tjetrin qe i thone cuni i fariut.As emrin nuk ja thone ketij te shkretit.Pa harruar edhe xhozin e famshem qe i cahet zemra per ty.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BERISHAAA. IKKKK!!!

      BRMERISHAAAA IKKKK!!!!

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyy

        A ka turp Berisha.....Jo ai eshte vete turpi.

        Përgjigjjuni
      2. Suksese të tilla, paç përherë!

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Suksese per uturakun madheshtor te humbjes madheshtore bathore foltore almagojore kujtimhamshore te vampirit 81 vjecar me 7 koke.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aron

          Ah sa mire ua ben budallenjve qe te vijne mbas. Keshtu i do mushka drute.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Besimtari

            Po mire e ka... Vetem prej frames we krijuan...se po na mbeshtet Amerika njerez te ndryshem votuan per PD.... Nuk e prisnim te dilni me kaq shume deputete.... Dhe nese do kishin menduar me mire ,...pa ato qendrimet destruktive etj,...mund te kishin marre mbase dhe disa perfaqesues me shume.... Por kujt ti flasesh...

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shigjetari

              SALUSHI ka rrjedhur totalisht nga trute . Pesoi humbjen me te madhe ne zgjedhjet parlamentare te udhehequra nga Latifi , te cilin e pagoi 6 milion dollare dhe thote se fitorja e tij me Trampin eshte fitorja me e madhe boterore . A e kuptoni o milet , se me çfare monstre keni te beni ?

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                Sa zagare paske pasur !?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje