VIDEO/ NATO nis stërvitjen e madhe në pllajat e Martaneshit. Rama: Shqipëria, rol strategjik!

27 Maj 2025, 12:57Politika TEMA

VIDEO/ NATO nis stërvitjen e madhe në pllajat e Martaneshit. Rama:

Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdha dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij një video të nisjes së kësaj stërvitjeje, ku shkruan: "Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”
Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s
Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara
“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik".

 

2 Komente

  1. n
    n

    Ja pra cdo te thote kur vendi ka nje udheheqes te madh e vizionar si Rama. vetem nen udheheqjen e tij mund te behej realitet endrra jone per nje stervitje nje te tille e madhe ne pllajat e Martaneshit. Tani Sala plas nga inati edhe pse ishte ai qe e futi Shqiperine ne Nato.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lavdi Enver Hoxhes!

      Çfarë mut vendi është ai që ka një rol strategjik ushtarak por nuk ka ushtri dhe aftësi vetëmbrojtëse?! Historia po na mëson dita ditës se vende të tilla që nuk kanë sovranitet ushtarak, ekonomik, industrial dhe ushqimor, por janë strategjikë për të tjerët por jo të rëndësishëm për vetveten, janë gjithmonë të destinuar të jenë mall shkëmbimi në tavolinat ndërkombëtare të marrëveshjeve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje