Pas triumfit më 11 maj, Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

27 Maj 2025, 14:10Politika TEMA
Pas triumfit më 11 maj, Rama mbledh ministrat të premten në

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi do të mbahet ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës.

Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS.

"Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri”, u shpreh Rama.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit mori një rezultat historik duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin ne Shqipërisë.

1 Komente

  1. s
    sokrat

    Rama, bej ndryshime te thella ne qeveri, largoji te paaftet dhe ata qe vjedhin. Shterngoju rripat qe te ndryshojne vendin ne te gjithe drejtimet dhe ta antaresojne ne BE. Asnje justifikim dhe nga askush nuk mund te pranohet! Duket se koha po punon per ne. Derisa te realizohet misioni i ngarkuar, ata qe do te jene ne drejtim edhe gjumin duhet ta bejne te reduktuar Mezi presim te jemi pjese e BE, por duhet pune e madhe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje