OSBE shpreh shqetësimin lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë!

27 Maj 2025, 16:57Politika TEMA
OSBE shpreh shqetësimin lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

Në një deklaratë zyrtare, OSBE shpreh shqetësimin e saj për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

OSBE thekson rëndësinë e krijimit të një ambienti ku gazetarët të punojnë të lirë, pa presion dhe kërcënime.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave.

Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.”thuhet në deklaratën e OSBE-së.

2 Komente

  1. A
    Aron

    Ta theksojne, qe dhunimin e gazetarve e bene vetem vandalet e PD'se dhe mos ta thone ne menyre te pergjithshme. Madje edhe dhunimin e qytetarve vetem PD'ja e beri.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sarandioti

      Nen shembullin e non grates dhe ky sekseri i i tokave te bregut e dhender i kryetarit te gjykates , po kerkon te fryhet me shune se ç'eshte . Edhe ky si shoket , u vleresua nga sovrani se ç'perfaqson dhe sa mend ka ne koke . Populli i vuri noten qe meritonte . Do te bente mire t'ja lironte karriken te dytit ne liste , qe te vleresohej pak trimeria e tij , po sic duket eshte lepur qe nuk e mban fjalen .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje