SHBA 'vadit' barin madhështor në oborrin e PD-së, uron Shqipërinë për zgjedhjet

27 Maj 2025, 16:44Politika Nga Simon Hadaj

Kur ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh në shkallët e PD-së se "nëse zgjidhni të ndiqni Sali Berishën, do të hani bar", ajo u bë objekt i linçimeve dhe sulmeve të padrejta. Një lukuni gojëprishurish, të udhëhequr nga Sali Berisha dhe nga tabori i tij mediatik e ekonomik, sulmuan diplomaten e lartë amerikane me një gjuhë rrugaçërore, duke mos i lënë gjë pa thënë e përmendur.

Në fakt, që nga ajo deklaratë, Partia Demokratike, që zgjodhi të ndjekë verbërisht një të shpallur ‘non grata’, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar "profetësinë" e Yuri Kim, duke vazhduar të hajë bar. Rezultati i 11 majit nuk është gjë tjetër veçse dëshmia më e qartë e kësaj.

Ndërkohë që Berisha ka paguar miliona dollarë për lobim në SHBA dhe solli në fushatë një "strateg" amerikan që, sipas tij, do t’i dhuronte fitoren dhe do ta lidhte me Trump, propaganda e tij se me administratën e re "mjerë Edi Rama dhe Sorosi në Shqipëri", u përball shumë shpejt me realitetin postzgjedhor. Ajo që pritej, erdhi: përmes një mesazhi konçiz dhe pa asnjë nënkuptim, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit dhe ka theksuar vijimin e partneritetit me Shqipërinë, duke e vaditur edhe më tej barin në oborrin e PD-së.

Sigurisht, kjo mbështetje është për Shqipërinë dhe shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo hedh në erë të gjithë propagandën e gënjeshtërt të Berishës dhe njerëzve të tij, të cilët edhe këto ditë ngrinin pyetjen në media: pse SHBA nuk po i uron zgjedhjet?

Ky urim, ndërkohë, dëshmon edhe një herë se Yuri Kim kur përmendi atë punën e barit  nuk ka folur nga vetja.

22 Komente

  1. D
    Demokrati

    Po tani? Cna bere o sali qe na mbajte me shprese? Po si do durojme mor aman te na e ngulin komunistat edhe 4 vjet? Mos na e fute ti o sali kesaj radhe se edhe ti nga ato ane vjen. Aa cna gjeti cna gjeti.

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2030 lol

      bravo, presim cekun e bardhe, nderkohe, o djem te mire: nuk na thate ate voten e diapores, 90% apo 99% e fitoi Rama...kur cunat e Kukesit perbejne mbi 60%...lol

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Po po kukësi sa gramshi i monikës dha saliut me 500 mijë banorë hahaha

        Përgjigjjuni
        1. 9
          90

          askush nuk e dinte qe Kuksi paskish 3.500.000 banore, ah ah ah

          Përgjigjjuni
      2. B
        Bufi si Vrenozi , Latifi si Ludoviku

        Boooo çfare na gjeti o Bufi kenetes , o Bufi ngelem vetem tani te hame bare ......

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Bënë mirë që e ujit barin,se ata që e ndjekin Salen jan të gjithë pa dhembe, ca nga pleqeria ca nga mentaliteti.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Cfare budallenjsh kishin shpresa se pasi i njohu Europa, nuk do i njihte Amerika?

            Përgjigjjuni
            1. 6
              60 vjeç

              han apo nuk han qeni qepe ???!!!

              Përgjigjjuni
              1. E
                E vërteta

                Të gatuar edhe e ha ama borë në maj ra hahahahahaha

                Përgjigjjuni
              2. C
                Cubi

                Po normale qe urimi do vinte. Ata kan axhenten e tyre,nuk presin tu thot sali haleja. Tani jo bar por m.....e vet ju takon me henger monstrat. Un cuditem perse shqupit si japin ate emrin e famshem qe e kan merituar qe nga gjeneza e saj " orgaizate kriminale" deri ne zhdukjen e monstrave te llojit strazo me kobure,I biri fallos, paloqa,muli I nokajve e te tjere qe aty ka pafund.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vrenozi I Kukesit

                  Po c’na bere Saasliiii !!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Timo

                    Kufoma qelbi ! Saliu u dhe ! Po Tani ? Shkelzen lidheni SE u turperoi !

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Erdogan

                      O Simon Hadaj, te dhjefsha ameriken e Trump-it. E kujt i duhet ky urim nga nje mercenar i Putinit? Amerikanet te shterngojne bythen se dite te keqija i presin per 4 vite! Europa Bashkuar, Turqia dhe deridiku Kina, jane dashnoret tane.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bo, bo c’na gjeti

                        Saaallliiii, edhe kater vjet do hame bar??!!!. Po, c’i doli fjala Kimetes. … E kam fjalen per Kimeten, qe e kam komshije, ka qene edhe Sekretare Partije ne fshat, sic ke qene edhe Ti, Skenderbeu yne Sali. Po Kimetja e socialisteve doli me e zgjuar. U dhje nusja ne kale, Saaaliiii !

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zhuljeta

                          Zgjidh i z. Vrenozi qe PD te behet parti e katandisur. Ne te kunderten thenja e ambadadotes do te behet e shenjte.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Malcori nga Malet Kordeliere USA

                            Urgjentisht te njoftohet Trampi, se e paskan rrethuar Sorosi dhe Sorosianet. Nuk ka me m’lshue kurr mue Ay burr, se ene Ay asht burr prej Malcive te Kordeliereve, Alpeve t’Ameriks. Asht malcor Ay.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetari dixhital

                              Po bari mbaoj more z gazetar , barin ua dha ajo zonja e nderuar z Kim ( Kimetja ) sipas Salmutit . Ata ju futen barit si te zgjosur llogarit qe i hapen lufte Amerikes tere banda terroriste me Sali qenin ne krye , tani e ka radhen muti per te ngrene . Dikur nuk u pelqente nga Bajdeni tani do ua sjellin nga keta te rinjre te hane te ngopen .

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Besniku

                                Sali ziu. SHBA i njohu zgjedhjet. Tani GAME OVER.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Grizo

                                  Kjo pergjigje diplomatike e USA, duket shume e zgjuar! Nuk e demton Ramen , perkundrazi. Dhe e ngre Ramen edhe ne syte e opinionit politike European! Kjo eshte Amerika e madhe! God bless USA!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    socialisti i vertete

                                    O militante patronazhiste gezohuni se pushtetaret do shtojne milionat por harroni se edhe ju do e merrni naften 700 leke me shume se ne Kosove, se edhe ju do i keni rruget me trare me pagese, se edhe ju do i merrni ushqimet perdite e me te shtrejta, se edhe ju do ti keni femijet te pasigurte ne shkolla, se edhe ju nje dite mund te gjendeni ne vendin dhe kohen e gabuar sic u gjend cifti ne Shkoder, sic u gjend roja e top Chanal apo banakjerja ne donBosko, se edhe ju nqs do keni pune me drejtesine pergjigjen do e merrni pas 15 vitesh, se , se edhe ju do dilni ne pension dhe nuk do arrini te ngopeni as me buke sic nuk po ngopen 550 pensioniste sot.Ju sot gezoheni me cizmen e pushtetit ne fytin e popullit opozitar por harroni se radhe do tju vije edhe ju nje dite sic u erdhi edhe komunisteve ne regjimin komunist qe edhe ata i merrnin ushqimet me tollona, edhe ata ishin ne skamje e mjerim edhe atyre ua moren edhe bagetite e fundit dhe uathane buzet e femijve, edhe nje pjese e tyre i cuan ne burg, ne internim e pushkatim.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vari leshin

                                      Ishin shumë te sakta ,dhe prisnim ti njihte, bota ,e RROT KARI, nuk ngrihet muti me shkop ,asgjë nuk kemi te drejte, do te kemi zgjedhjet, dhe te vdesin huqet ngelen

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sokrat

                                        Mesazh teper i shkurter dhe i qarte i SHBA. Zgjedhjet ishin te rregullta, sipas standarteve dhe nuk kemi asnje kontestim. Vazhdoni punen ne drejtimin qe jeni. Ne do t'ju mbeshtetim per te realizuar objektivat kombetare. Ata qe ishin jane perseri nongrata per ne. Qente le te lehin karvani te ece perpara!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje